Berisha i del në krah Metës: Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti, Monika po, të kushëririt të vet

5 Maj 2026, 13:20Politika TEMA
Berisha i del në krah Metës: Nuk ka përdorur kurrë në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i doli sërish sot në mbrojtje Ilir Metës, i cili u shfaq pak ditë më parë në kafazin e qelqtë gjatë një seance në GJKKO.

Berisha iu referua një prej akuzave të SPAK-ut për Metën për përdorimin e dy kartave të kreditit në emër të një të afërmi të Monika Kryemadhit.

“CEZ DIA, e dënuan 6 vite Ismailin, i ka shkuar 30 herë Altin Dumani, Ismailit për ta liruar, për ta shpërblyer, për të përgatitur dosjen e tij dhe Ismaili i ka thënë nuk ka lidhje me mua. Dhe ai i bëri të gjitha ditët e burgut, nuk e bëri si dikush me një të tretën. Tjetër. Dërgojnë, nuk bëj avokatin e tij, dërgojnë letër porosi në SHBA për të kërkuar hetim për karta krediti, pasi thonë kemi vërtetuar se kanë përdorur, Monika dhe ky, dy karta krediti të kushëririt të Monikës. Dëshmitarë dhe fakte. Ilir Meta në jetën e tij nuk ka përdorur karta krediti kurrë as në Shqipëri, as jashtë vendit. Ajo ka përdorur kartë të kushëririt, atë ta analizojnë, ta bëjnë, por ama që e ka kushëri, e ka kushëri ajo zonja. Ilir Meta nuk ka asnjë provë dhe mashtrojnë autoritetet amerikane që ka përdorur dy. Si e vërtetuan? Ku i kanë provat? E akuzojnë për ligjin e minierave, të paraqitur nga PS. Ligji i minierave është paraqitur nga PS, jo nga partia e tij. A ka marrëzira të tilla? Dhe për këto, në kafaz”, tha Berisha.

Ai theksoi se kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe se ndaj Ilir Metës nuk ka asnjë provë.

“Ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit në kafaz xhami. Kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Kushtetutën e Shqipërisë. Është torturë dhe terror psikologjik ndaj të burgosurit. Dhe këta e përdorin ndaj një njeriu, ndaj të cilit nuk kanë të substanciuar absolutisht asnjë akuzë. Dhe nuk ka sot një njeri të vetëm, që të raportojë një akt konkret të provuar ndaj tij”.

Duke e cilësuar situatën si të paprecedentë në sistemin e drejtësisë, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndikim politik në proces.

“Duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelur Kartën e të Drejtave të Njeriut të OKB, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Se është armik i Edi Ramës. Shikoni ku arrin urrejtja e verbër e Edi Ramës. Imagjinoni, i ati, skulptori kriminel dy metra i gjatë si i biri, ai firmoste për të varur në litar Havzi Nelën për vargjet se era e Helsinkut do frynte në Shqipëri, kurse ky nuk e var dot, por përdor të njëjtat praktika në sallën e gjyqit që përdoreshin nga Enver Hoxha kundër armiqve të tij politikë”.

 

 

 

7 Komente

  1. J
    Jimi

    Ore ky per ke dhe cfare nuk di, dje edhe sot, por cuditerisht kur pyetet per veten ben te paditurin !?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits../....

      Eshte semundje e njohur tek politikanet , nuk perdorin KARtat e tyre te kreditit.....ashtu si Likja , edhe Lali , breket per te shoqen i ka blere me KARtat e te tjereve.....sipas Spak !!!!!

      Përgjigjjuni
    2. z
      zeri i arsyes

      O tempora, o mores.... Ky c'nuk ka thene per Meten, vrases, hajdut, etj, etj, 100000000000 te zeza, ky duhej thirrur ne gjyq te Metes si deshmitar, sot po e nxjerr meten engjell. Ky nuk ka pike turpi, por ama fare, fare, fare. ky eshte mallkim

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Berisha është autori i shprehjes “Like Floriri” dhe tani po e mbron! Që ka vjedhur Meta nuk ka nevoj për vërtetim, por problemi qëndron tek Drejtësia që me dashje shkel të drejtat e individit që Meta të shpëtojë pasurinë e vjedhur dhe të dëmshpërblejë çdo ditë burgu nga taksat tona!

        Përgjigjjuni
        1. U
          USA

          Meta eshte bere si Zeqo Pilafi qe luan Cekja. Punon per popullin por ka punesur gruan per te marre e perdorur parate. Saliu i paska pergjuar prapa deres dhe e di shume mire qe Ilir Floriri nuk perdorte kara krediti se ai merrej me floririn ose llogarira te medha 700.000 euro e lart dhe jo me vogelsira si operacione plastike apo zvoelim stomaku etj. Nuk e kishte idene se nga paguheshin ato para.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali kërma zvaranik

            O sali qënke zvaranik por asnjëherë njeri të gjitha ato që peshtyn i lëpin si pa gjë të keq . Ik zhduku nga faqja e dheut se na je pështirë o njeri kërmë.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Po Sali kerma nga e di cfare perdorin ne familje dhe jeten e tyre private kushdo? A nuk eshte ky informacion nje e dhene qe as nuk duhet ta dije, pervec Metes e Monikes dhe institucioneve financiare?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje