Alesia Balliu: U sulmova me urdhër të Shkëlzen Berishës, nuk mohohet kontributi im në PD

5 Maj 2026, 12:26Politika TEMA
Alesia Balliu: U sulmova me urdhër të Shkëlzen Berishës, nuk

Alesia Balliu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar Shkëlzen Berishën për organizimin e një sulmi të koordinuar ndaj saj përmes mediave.

Sipas Balliut, sulmi është realizuar përmes “televizionit të tij SYRI”, me qëllim mohimin e kontributit të saj në Partinë Demokratike. Ajo përdor edhe etiketime ironike për gazetarët që, sipas saj, kanë marrë pjesë në këtë sulm.

Në reagimin e saj, Balliu rendit angazhimet dhe pozicionet që ka mbajtur brenda strukturave të partisë, duke theksuar se në vitin 2022 është zgjedhur me votë në Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), ndërsa në vitin 2025 është emëruar drejtuese politike e rinisë për qarkun Elbasan dhe koordinatore në një grup pune të PD-së për këtë qark.

Ajo shton gjithashtu se gjatë viteve 2022–2025 ka përfaqësuar FRPD-në në konferenca ndërkombëtare, duke e konsideruar të pamundur që kontributi i saj dhe i familjes së saj të mohohet.

“Familja ime nuk ka pyetur për Enver Hoxhën, jo më të pyes unë për ‘doktorin’ e tij”, shprehet Balliu, duke lënë të kuptohet përplasja e drejtpërdrejtë me figurat drejtuese të partisë.

Në fund të reagimit, ajo paralajmëron përballje të hapur politike, duke deklaruar se do të qëndrojë përballë Shkëlzen Berishës “deri sa Partia Demokratike të çlirohet nga kthetrat e klikës së shpallur non grata”.

Deklaratat e Balliut vijnë në një klimë tensionesh të vazhdueshme brenda Partisë Demokratike, ku përplasjet publike mes figurave dhe grupeve të ndryshme vijojnë të intensifikohen.

 

Reagimi i Balliut:

Dje, Shkëlzen Berisha ka urdhëruar një sulm të koordinuar përmes “biondinës së gazetarisë” dhe “Çim mjekër cjapit” nga televizioni i tij SYRI, me qëllim që të më mohojnë çdo kontribut në Partinë Demokratike.

Nuk ka njeri në këtë tokë që mund të mohojë kontributin, sakrificën dhe djersën time, ashtu si edhe të familjes sime, për këtë parti.
Në vitin 2022 jam zgjedhur me votë në Kryesinë e FRPD-së.
Po në vitin 2022 jam zgjedhur me votë edhe në Këshillin Kombëtar të FRPD-së.

Në vitin 2025 jam emëruar drejtuese politike e rinisë për qarkun Elbasan.
Gjithashtu, në vitin 2025 jam zgjedhur koordinatore e PD-së nga Kryesia e Partisë Demokratike në grupin e punës për Elbasanin.

Nga viti 2022 deri në vitin 2025 kam përfaqësuar FRPD-në dhe kam marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare.

Familja ime nuk ka pyetur për Enver Hoxhën, jo më të pyes unë për “doktorin” e tij.

Sa për gazetarët që sulmojnë, i mëshiroj. Merren me thashetheme dhe shpifje, madje edhe ndaj dikujt që mund të ishte në moshën e vajzës së tyre. Por në fund të ditës, ata janë thjesht të detyruar të marrin rrogën.

Shkëlzen Berisha, do më kesh përballë në çdo betejë, deri sa Partia Demokratike të çlirohet nga kthetrat e klikës tënde të shpallur non grata.

 

15 Komente

  1. D
    Dire Straits//.////

    O Zeni , po pajtohu me kete Alesian , se qenka yll ....me e bukur se Karmina , ajo u plak tani , me mire shoqerohu me kete Alesian.....,...ke nevoje per nje figure te paster krah teje , Karmina u diskretitua nga Mero kur i publikoi skandalin me vibratoret !!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Te lumt Alesja! Bravo! Bjerh nu koke Shkelzenit dhe Babajt te ti kriminel nr 1.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Media kurva

      Ore alesia balliu ketej, klevis balliu andej FAHRI balliu andej e kendej... I ka nxjerre Saliu me kuc e me mac te gjithe sigurimsat ne loje? Nje fis a nje familje jane keta tre ballinjte?! Allah allah... Cfare behet ketu!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Linza

        Shkelzen B eshte nje krimb qe zvarritet ne moçal. Ti Alesia je aq lart sa as qe duhet ta perfillesh kete vemje.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          19

          Familja jote ska pyt per Enver hoxhen o ty te qifte sala ca 8 bet enverit ju si familje qe skeni pyt .I keni rrujt karin.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ish prokurori

            Jo moj goce nuk u sulmove nga Shkelzei , po mbrojtesi me besnik i familjes me kriminale ne vend nga Altin Dumani , qe nuk mund te pranoje qe dikush si ju apo kushdo qofte tjeter te marri postin e babait shpirteror te tij e qe pret ta djegi edhe njehere Shqiperine . Pa dale para togave te zeza te japi llogari Dumani per mbrojtjen qe i ben kriminelit Sali Shkelzeni nuk ka drejtsi ne kete vend .

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ish prokurori

              Jo moj goce nuk u sulmove nga Shkelzei , po mbrojtesi me besnik i familjes me kriminale ne vend nga Altin Dumani , qe nuk mund te pranoje qe dikush si ju apo kushdo qofte tjeter te marri postin e babait shpirteror te tij e qe pret ta djegi edhe njehere Shqiperine . Pa dale para togave te zeza te japi llogari Dumani per mbrojtjen qe i ben kriminelit Sali Shkelzeni nuk ka drejtsi ne kete vend .

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cimi

                Dikur i shkundte fikun Cimi kesaj , tai e quan mjekercjap …keshtu jan keto pune

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sali Kolltuku

                  Pse i jepni rendesi ksaj arrumunes , a ka pak shqiptar nga Berati ne Dukagjin te mbishkodres qe kane lajme me te rendesishme ? PD parti minoritaresh te padeklaruar kjo dihet dhe gjith shqiptaret i ke ne PS

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Prej nga e ke qit gishtat?

                    O surrat i panjohur, po ça lesh kontributi ke dhënë ti për partiçkën derrokratike. Jemi ndjekës mediash dhe lexues të rregullt gazetash për së paku njëzet vjet dhe surratit tënd as bojën s'ja kishim parë, e jo më të pretendosh se je pjesë e kryesisë së grupit rinor. A e ke të qartë që çeta e grupit çiftelia ka pjerdhur e është katandidur si mos më keq? A e ke të qartë se çetës tuaj as militantet e dikurshëm devila, që ngrinin lart me një të fërshëllyer dy gishtat e shtrembër ju kanë braktisur e bërë mbi koka atë qê s'thuhet? Vazhdo e bjeri tiganit me lugë se Zeni me ca copa mishi me dy sy vetëm sa tall lesht.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      XHH

                      Me Shkelzenin nuk e di se cfare ke por me Enver Hoxhen mos e kruaj se ai ta leron ugarin ne second me parmend jo me traktor

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Juristi pensionist

                        Hë, si dhe ku u katandis kjo partia e dygishttakëve, përfundoj në qenefin e Sali Shpellar Berishës. Tani jeni zgjuar shumë vonë, ju dygishtakët e shpellarit. Edhe ti Alesia, prej shzumë vietsh ke luajtur rolin e idjotes.

                        Përgjigjjuni
                        1. i
                          i drejti

                          Brravo Mero mos ju ndaj kesaj Balliut se eshte kliente e mire ka filluar te shaje Berishen me liber kjo, te vjen mire por kjo biba vec perkrahjen tende ka fitu asgje tjeter,edhe sikur neser te vdese Saliu kjo ta dije mire se as te afrohet me ne pd ska, se jane ujqer te vjeter aty, prandaj shiko beje nje vend tek rilindja sa nuk eshte vone e perfundon ne ato fabrikat e qepjeve te brekeve.

                          Përgjigjjuni
                          1. #
                            #

                            Shkelzen Berisha pērdor syri tv pēr tē nxjerr mllefin e tijē ndaj qeveris Rama 1,2,3,4.,duke pērdorur gazetaren Ambroso Meta apo Çim Peka live, sot Xeni fut hundēt dhe nē listat pēr deputet te PD, kush do jetē nē kryesi, dhe si do jetē zgjedhja e kryetarit tē PD-sē mē 23 Maj ,me apo pa kandidat pērball Salēs.Sot anashkaloj Gērdecin, pērjashtoj kundērshtarēt nga selia blu ( me forcē, apo me marifet) dhe nē protesta kombetare llogarit rolin e sejcilit protestues.Pērsa i pērket foltores para kryeministris ( çdo tē hēnē) e ka bërē si kulla e apartamentit tē plakut te tije te Mustafa Matohiti, ku pērcakton kush do flas dhe kush do dēbohet nga protesta.Njē diktatur e mbēshtetur nga truprojet e tē atit dhe me zbatim udhezimesh te operatorēt.Kur PS bekon njē sjellje tē tillē tani qē ēshtē nē pushtet, vaj halli çdo ndodh nēse rimarrin institucionet qeveritare ( parlament, pallat brigadash, kryeministri, ministri, bashki, ambasada) do urrdhērojn vrasje dhe eliminime fizike si kafsh.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Asd

                              Shikoni foton, cfare pislleku rrotull atyre qe do te 'mbajne paster' Shqiperine.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje