Rama akuza Berishës: Quajte lav*re prokuroren e Përgjithshme për '21 Janarin'! Drejtësinë e bëri PS, Dumanit i dhamë shpatën

22 Prill 2025, 18:43Politika TEMA
Rama akuza Berishës: Quajte lav*re prokuroren e Përgjithshme për

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kryetarin e PD, Sali Berisha, për vrasjet e 21 janarit.

Rama shprehet se Berisha e quajti lavire asokohe prokuroren e Përgjithshme e cila tentoi t'i çojë fletëthirrje për të dëshmuar tre drejtuesve të lartë të policisë.

Kreu i qeverisë thekson se Partia Socialiste ka krijuar një sistem drejtësie të pavarur që godet majtas dhe djathtas. 

Sakaq, Rama u shpreh se shpatën e ndëshkimit e ka dorëzuar në duart e drejtësisë e cila është e pavarur dhe sot të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

"I pari i vendit bëri sehir, në fakt s'ka bërë sehir, por më shumë se sa sehir, në vrasjen e protestuesve përpara dritares së vet. 

Kur prokurori i Përgjithshëm, në atë rast një grua, ka tentuar t'i çojë fletëthirrje tre drejtuesve të policisë për t'i thirrur për t'i pyetur, ai që ishte aty përpara meje doli dhe tha ajo është një lavire dhe nuk lejoi që drejtësia t'i merrte në pyetje.

E imagjinoni sot këtë që të dal unë e të them nuk mund ta marrë drejtësia në pyetje filanin e fistekun. 

Ka ndryshuar diçka thelbësore. Ka ndryshuar Shqipëria, komplet drejtimi dhe prandaj thonë shumica e popullit kur i pyet sondazhisti i Trump që vendi po shkon në drejtimin e duhur.

Ne, PS-ja, morëm një vendim si askush më përpara, që punët e drejtësisë, t'ja lëmë drejtësisë dhe shpatën e ndëshkimit që në një vend demokratik e ka drejtësia e jo qeveria, dhe që ishte në zyrën time që nga 1912, ja kalonin njëri-tjetrit, e mbanin aty, ata.

Unë e dorëzova shpatën dhe juve e kujtoni mirë, e kam thënë që në krye të herës, na duhet një reformë në drejtësi për të çliaruar drejtësinë nga politika, që të godasë majtas dhe djathtas. Për kë e kisha majtas?

Jo vetëm që unë nuk kam asnjë kompleks kur çyrykët turren dhe përpiqen të manipulojnë popullin, gjysma e qeverisë në burg thonë, që s'është e vërtetë.

Dhe sikur të ishin gjysma, do ishte një arsye për t'u ndjerë të turpëruar, apo për tu ndjerë kryelartë. Kërkova timonin për të bërë djretësi.

Ata që më dhanë timonin nëse drejtësia do godiste kundërshtarët, do më quanin tradhtarë, por nuk ndodh kështu. Sot kemi barazi përpara ligjit"-tha Rama.

6 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Sa burre i mire, i sjellshem dhe jo harbut si Berisha!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vampiri Sali vret e pret Edi bën gallatë me bufa

      I tha lavire,i tha horri bulevardit dhe ata heshtën ose hëngrën m.. e Saliut dhe nuk ndihen,njeri nuk i kërkon llogari pse nuk u hetua 21 janari,si u caktua prokurori naziskini dado. Dhe Sali krimineli vazhdon të quaj dumdumin org kriminale dhe ky trim që t'i i dhe shpatën hesht dhe dhjet gjak,dhe nuk guxon të hap dosjen që e ka pasur që në kohën e lavires

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

        E quajti Lavire se kur e vuri e quajti...Silvia Konti. Pra ishte leva e tij. Silvia Konti brenda pak sekondash u be LAVIRE. Harrove Horrin e Bulevardit....me te njejten sindrome.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pol

          Ky është në delir … po pikërisht kjo ju nënshtrua publikisht kërcënimeve të Berishës. Kalimi i vetingut prej saj dhe prokurorëve që kanë hetuar rrugën e kombit, gërdecin , e21 janarin tregon cilsinë e dobët e selektiv të vetingut që mëton ky që ka bërë. Ky ka vizion diktatorial mbi drejtsinë kur thotë që i ka dhënë shpatën prokurorisë. A ka gjykatë që ngjit kokën e prerë të një pafajshmi nga prokuroria që ky e indentifikon me një njeri po përveç shpatës i ka dhënë dhe ligjin 95 që bashkë me një kod penal çyryk e ka kthyer spak në një organ represioni të frikshëm e të pakontrollushëm nga askush përveç fijeve të errta që ky dhe Berisha. Drejtat e njeriut as që eksistojnë per kte prokurori por as organet kushtetuese me L të drejtsise.

          Përgjigjjuni
          1. @
            @.

            Po ti Ram ç’far bere per ata që tu vranë?. Po turp nuk ke që i permend ato ngjarje vetem per konsum elektoral. Ajo grua që e quajten lavire e ka hak se nuk beri asgje dhe sot te ka futur noter per prokuror. Mjer per popullin e shkret se per ju ç’do gje e keni ne rregull lodheni duke numuruar pasurit. Zoti ju ardht hakut.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mentori

              Kur kryetari i partisë quajti lavire prokuroren e përgjithshme me 21 janar 2011 si mund të presim nga FLAMUR NOKA ndonjë shprehje më njërëzore për nënat shqiptare, si mund të presësh diçka më të hijshme në vlerësim të jetëve njerëzore, zoti na ruajtë nga këto qënie dyfytyrëshe, çfare filizi mund të mbijë nga kjo farë e degjenerueme embrionale?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje