Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Parlament në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026, iu përgjigj kritikave të opozitës duke theksuar se pa luftën kundër korrupsionit nuk do të kishte hapje të grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian.
“Duhet të ndani opinionet nga akuzat. Po ju them që Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave dhe ata vlerësojnë se korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë kaq shumë si sot,” tha Rama, duke shtuar se kjo hapje kapitujsh është një tregues i progresit në luftën kundër korrupsionit.
Kryeministri theksoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë përparim në nivelin e të ardhurave dhe reduktimin e varfërisë.
“Eurostat thotë se Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfërinë sesa Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia. Po ashtu, pjesa e shpenzimeve për ushqim ka rënë nga 15% në mbi 40% që tregojnë rritje të të ardhurave reale,” tha Rama, duke cituar edhe Bankën e Shqipërisë dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për rritjen ekonomike të vendit.
C’ eshte ky dardolec, produkt absurd i shekujve te kaluar, kur per 13 vjet ka prodhuar korrupsion dhe varferine me te skajshme ne Europe dhe natyrshem duhej te denohej per kete, te pakten per mega korrupsionin pasiv, del dhe si kaposh maje gjirizit, thote qe do te luftoj korrupsionin, kur korrupsioni ka qene per gjate gjithe kohes, pjese vitale e sundimit te tij. Dhe mender spak, vazhdon te beje gjumin mortal.
eeee duket duket, edhe Balluku e miraton luften kunder korrupsionit
Ka te drejte