Kryeministri Rama ka ndarë një shkrim për ditën e lindjes së heroit Adem Jashari, e cila përkon me ditën e Flamurit të Kombit Shqiptar.
Teksa publikon foton e shtëpisë në Prekaz, kryeministri thotë se nëse ajo nuk do të ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1998, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës.
"ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar.
Historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të heroit, copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik.
Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1998, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës.
Madje edhe vetë Besarta, shtojzovallja e mbijetuar e asaj masakre të pabesueshme, do të dukej si rrëfimtarja e përhumbur e një përralle, nëse familja Jashari nuk do të kishte qenë aty, mes një komuniteti të tërë shqiptarësh të zakonshëm prej të cilit u nda, e gjitha, menjëherë, në terrin mes dy ditëve të zakonshme mbi pllajën baritore të Prekazit.
Madje madje edhe ajo pllajë, e kthyer sot në një varrezë unikale dëshmorësh me një trung të vetëm familjar, nëse nuk do ishte aty, pjesë reale e gjeografisë së Kosovës, do të dukej si pejsazhi i krijuar nga peneli i imagjinatës për të qenë skena magjike e zhvillimit të gojëdhanës së lashtë, për një kreshnik me emrin Adem Jashari e familjen e tij.
Mirëpo jo, e gjitha është thjesht e vërtetë, e vërteta e pabesueshme e kulmimit epik të Luftës së fundit Çlirimtare në mes të Europës, bash krejt në fund të shekullit XX, ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve. Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë", shkruan Rama.
Jo vdiq or plehre se vdekja vjen nga perendia por u VRA nga serbet ne kohen qe ai dashnori i Ballkanit te Hapur, Aleksander Vucic , e etiketonte si terrorist. LEGEN
O Vito, bjeri legenit, o palle!
O Vito i Nelës....... . Lexo më sipër historinë e vdekjes heroike të baca Ademit......
pilaf me fasule mos harro per neser eshte nje menyre per tu ushqyere nga foltore-nevojtore e nongrates komunistit Berrisha
Mos shkruaj më për këto histori se Sali kërmës do ti bjerë imuniteti dhe do shkojë për lesh . Sot nuk ja vari fare dhe Albini me deputetët e vet dhe ai e humbi kontrollin , po nuk e dha vehten. Po jo vetëm kaq , por po iku ky nga kjo botë , në zgjedhjet e ardhëshme , nuk do kesh më lugat për të trembur shqiptarët . A harrova që ke dhe Like floririn , po dhe atij më duket se i ka humbur busulla dhe nuk e di se ku ndodhet , nuk e ndihmon as Mona lugatja , jo Mona Liza .
Adem Jashari i arrestuar ne Tirane nga rregjimi komunisto - fashiste i nongrata Berrisha duke e konsideruar si terrorist i UÇK
Me duken te cuditcme festimet per 28 Nentorin diten e shpalljes se Mevetesise .Te jete nje risi e re e Rilindjes, ku mendon se shqiptaret, ne kete dite, kudo qe jane ,te festojne vepren madhore te Plakut I.Qemali .Nuk besoje se kjo arsyeje justifikon harresen e festimeve madheshtore ,te popullit ne Sheshin e Flamurit Vlore .Ato cka pash, kete dite ne Vlore ,ku mungonte ajo pjesmarje gjithperfshirse e popullit shqiptare ,nga te gjithe trevat ,me ligeshtoje.Perse valle jemi kaq te ftohte, kur sot me shume se kurr shpirti i patriotve duhej te bente krenar cdo shqiptare, Veri _Juge ,te Djathte e te Majte ,te pasur e te varfer te ngopur e te vuajtur te kombit shqiptare . Mos valle kjo dite do te mbetet nje e shkuar qe kurr ska bere bashke shqiptaret ???? Mos ndoshta shqiptaret, pas shume shekujsh, te egzistences, mendojne per jeten e tyre primitive te kullave e keshtjellave te Prijsave e Bajraktareve????Te ndare por me mendime te njejta nuk eshte filozofi gjitheperfshirse e kombit tone . Jo .Ska me kohe per te humbur. Kombi nuk bashkohet e s'eshte nje kur veprimet politke ngen ose ulin njeren apo tjeteren pale politkishte e ekonomikishte . Si Rilindja e Rames dhe e Djathta pa koke jane pergjegjset kryesore per kete gjendje amulliuje te kombit shqiptare .Mos pajtushmerite politke po shkaterrojne te ardhmen e popoullit te bashkuar .Eshte turp shekullor, kur ne krahe tane kemi Aleate, qe si ka ardhur asnjehere ne krahe shqiptarve ,te jeminekete gjendje .32 vjet si qente e terbuar e te babzitur per pushtet e pasuri .Deri kur kjo klase sunduese do te mbylli ciklin e saj e ti hapet rruga qyteterimit modern per nje shtet dinjitoze e pa kacafytje politike . Ne kete dite, jo si date, populli nuk duhet te jete i bashkuar formalishte ,por i bashkuar per tu ndar nga e shkuara primitive e Klaneve. Ka 4 vjet qe festa e 28 Nentorit behet e ndare nga njeri tjetri dhe nxjerrin koke mosmarveshjet se kush e lagu e kush nuk e lagu . Turp qe vetem antishqiptare e duan kete menyre se si festojne shqiptaret .Kete pamje dote kete dhe 29 Netori vepra kolosale e atdhetarve shqiptare per clirimin e vendit . Nder e respekt ,per Plakun I.Qemali e gjithe patrioteve shqiptare ,qe bene te mundur te egzistoje nje shtet, qe do ti hapte rrugen e perparimit e te qyteterimit shqiptarve kudo qe ndodhen .Lavdi patriotve - perbuzje tradhetarve e gjakpirsave te kombit shqiptare .
"Pa u vra tradhetia nuk behet shqiperia" ismail Qemali.
Gjithmone do kujtohet heroi i kombit shqiptare
Lavdi te gjithe deshmoreve qe nuk ju dhimbet jeta per atdhe e per liri
Lavdi te gjithe deshmoreve qe nuk ju dhimbet jeta per atdhe e per liri
E vleresojme te gjithe Adem Jasharin
Te gjithe e kujtojme per mire
Normal qe do kujtohej komandanti legjendar
Adem jashari tjeter hera i popullit tone