
Peter Lucas me origjinë të hershme shqiptare është nga ndjekësit më të detajuar të zhvillimeve në Shqipëri dhe njohës i mirë i historisë dhe realitetit shqiptar, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore.
Pas Herrison Salisbury-t, gazetarit të famshëm të New York Times-it në vitin 1957, Peter Lucas ishte gazetari i dytë i shquar amerikan që ka vizituar Shqipërinë në mesin e viteve ’80.
Nga viti 1986 e deri më sot, ai është rikthyer në Tiranë më shumë se 30 herë dhe, mbi bazën e përjetimeve dhe studimeve ka shkruar tre libra të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët që mbajnë titujt “Misioni amerikan në Shqipëri”, “Cezari i Ballkanit” dhe “Rrumpalla”.
Pothuajse gjithçka e rëndësishme e shkruar prej tij për Shqipërinë filloi me librin “Rrumpalla” (kështu e ka edhe titullin në anglisht ky libër, ku i bëhet një shpjegim fjalës rrumpallë).
Në atë libër Piteri tregon përjetimet e tij nga Shqipëria komuniste dhe në dhjetëvjetëshin e parë pas përmbysjes.
Tek libri “Rrumpalla” ai ka edhe një pjesë që e ka deklaruar në një intervistë për DITA dhe përgjatë viteve ka qarkulluar më pas shumë.
Bëhet fjalë për një episod shumë domethënës me Sali Berishën, në zyrën e tij kur ishte President, në tetor të vitit 1996, vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të dhunuara të majit të atij viti.
Berisha i kërkoi ndihmë gazetarit të shquar amerikan për t’i rritur kredencialet në Shtëpinë e Bardhë, pasi kishte kuptuar se pas zgjedhjeve të 26 majit ai ishte bërë i papëlqyer jo vetëm nga amerikanët por edhe nga gjithë ndërkombëtarët.
Këtë Piteri e konsideroi një mision të pamundur, Berisha ka shqiptuar përpara tij atë frazën e tmerrshme në frëngjisht që i atribuohet Luigjit të 14-të: Epo atëherë, “après moi, le déluge” (Pas meje u bëftë qameti).
Një bisedë në zyrën e Berishës, Lucas: Më tha frëngjisht “pas meje, u bëftë kiameti”
Fragmentet që po botojmë janë marrë nga libri “Rrumpalla” i Peter Lucas dhe bëjnë fjalë për ngjarjet shqiptare të viteve 1996-97.
Në këtë libër, Lucasi ka dy kapituj të gjatë posaçërisht për Berishën, nën titujt “Tungjatjeta, Sali” dhe “Mirupafshim, Sali!”, ku i bën një portret realist njeriut që ka sunduar politikën shqiptare të dy dekadave të fundit. Më poshtë, pjesë nga kapitulli “Mirupafshim Sali”:
“…Një helikopter i Marine Corps u ngrit pranë ambasadës së SHBA-ve në Tirane, duke evakuuar amerikanët për tek një aeroplanmbajtëse në detin Adriatik. Ishte marsi i vitit 1997 dhe rendi ligjor në Shqipëri ishte prishur si rezultat i përleshjeve dhe vrasjeve pas rënies së firmave piramidale që zhvatën miliona dollarë nga kursimet e shqiptarëve.
Shtetet e Bashkuara dërguan marinsat për të tërhequr të gjithë amerikanët që ishin në Shqipëri, teksa bandat vërtiteshin nëpër qytete dhe fshatra me armë të vjedhura në depot e pambrojtura shtetërore. Ushtria shqiptare e braktisi Berishën pas urdhrave për të qëlluar mbi bashkatdhetarët në kryeqytetin e trazirave, Vlorë dhe tjetërkund.
Më shumë se dy mijë shqiptarë humbën jetën si rezultat i anarkisë, apo rrumpallës që sundoi në krejt vendin. Çdokush kishte një kallashnikov të vjedhur në një prej depove të mbushura me armë në komunizëm. Sapo u zgjodh për një mandat të dytë si president nga parlamenti i dominuar nga demokratët, Berisha vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë vendi, në përpjekje për të shtypur atë që shpejt po kthehej në rebelim të armatosur.
Sidoqoftë, si rezultat i kaosit në vend, ai u detyrua të thërriste zgjedhjet e parakohshme me 29 qershor. Socialistët fituan dhe Berisha u detyrua të jepte dorëheqjen në korrik të vitit 1997. Në periudhën mars-qershor përjetoi katrahurën. Berisha humbi kontrollin e ushtrisë, policisë, parlamentit dhe vendit. Disa thonë se ai humbi edhe kontrollin mbi veten.
…Kjell Hoibrateni më telefonoi nga Durrësi në panik. Vila e tij, bashkë me vilat e tjera për gjatë plazhit në Durrës ishte pushtuar, grabitur, shkatërruar dhe djegur nga njerëz te armatosur. Flaka përfshiu një tjetër vilë të Hoxhës që ndodhej pranë asaj të marrë me qira nga Kjelli.
“Miku juaj Sali Berisha është vrasës”, bërtiti Kjelli në telefon. “Duhet t’i tregosh qeverisë amerikane se ju amerikanët po mbështesni një derr”. Berisha nuk ishte demokrat ashtu siç kjo fjalë kuptohet në Amerikë. Ai ishte një ish-komunist ambicioz që nuhati mundësinë për të ardhur në pushtet …
“…Isha vetëm në dhomën time në hotel “Dajti”, kur personeli më njoftoi se kisha një mesazh. Ishte tetori i vitit 1996. Presidenti Berisha donte të më takonte dhe do dërgonte një makinë për të më marrë. Ishte vonë, rreth orës 11 të natës. Ai e dinte se doja ta takoja për të shkruar artikuj, por u çudita që më kishte thirrur në një orë të tillë.
U vesha dhe u ula poshtë ku hipa në makinën, e cila do më dërgonte në pallatin presidencial në një majë kodre pranë Varrezave të Dëshmorëve…
Në 1996-n Berisha ishte krenar për fushatën ala-amerikane plot me grupe rock-u dhe vizitat e stuhishme në fshatrat e humbura. Ai dhe PD-ja kontrollonin kohën televizive në vend dhe PS- ja nuk mund të bënte asgjë rreth kësaj. Berisha, thjesht i mbajti socialistët jashtë televizionit krejt si Alia dhe komunistët ishin përpjekur për të lënë jashtë Berishën dhe demokratët në 92-shin. Por ai nuk mund të bënte asgjë rreth artikujve negativë të botuar në “The New York Times” dhe “Washington Post”.
Kjo nuk kishte rëndësi, pasi kundërshtarët e tij ishin të gjithë komunistë, tha Berisha.
Prapëseprapë, batica dukej se shkonte kundër tij pas humbjes në referendumin për Kushtetutën. Referendumi u interpretua si provë për presidencën, qeverinë dhe PD-në. Rezultati ishte një humbje dërrmuese për Berishën teksa 55 për qind njerëzve votuan kundër projektkushtetutës. Shtetet Bashkuara filluan të distancoheshin nga heroi i tyre i dikurshëm.
Atë natë Berisha dukej se ende ishte nën dhimbjen e shkaktuar nga qëndrimi i shtypit europian dhe amerikan, i cili vinte në dukje se zgjedhjet e 26 majit ishin të pandershme dhe, pasqyronte shtypjen prej Berishës të demonstruesve socialistë dhe arrestimit të tyre pak para zgjedhjeve. Vëzhguesit perëndimorë të zgjedhjeve, ashtu si dhe vëzhguesit e OSBE-së, kritikuan procesin duke i cilësuar pjesërisht të parregullta.
Zgjedhjet ishin gjithçka për të cilën Berisha donte të fliste. U ula me të në një dhomë ngjitur me zyrën e tij, duke marrë shënime. Ishim vetëm dhe ai filloi të performonte çka mund ta përshkruaj vetëm si monolog kundër komunistëve.
Askush në Shqipëri në 1996-97-ën nuk ishte komunist. Komunizmi kishte vdekur. Kishte vdekur me mundjen e Ramiz Alisë dhe ata pak komunistë në qarkullim ishin tani socialistë. Megjithëse Berisha kishte qenë vetë komunist, ai tani e shihte veten si demokrat, roli i të cilit ishte mbrojtja e demokracisë nga komunizmi edhe nëse përreth nuk kishte më komunistë prej të cilëve duhet të mbroheshe. Ishte bizare dhe hutuese.
“Nëse futesh thellë në teorinë e komunizmit do të gjesh se është i papërputhshëm me demokracinë”, tha ai. “Komunistët shqiptarë e treguan këtë në mënyrën më perfekte me bojkotimin e zgjedhjeve. Ata bojkotuan demokracinë”, tha ai.
“Këto zgjedhje janë një ditë historike në jetën e Shqipërisë. Shqiptarët mundën mbeturinat e komunizmit. Njerëzit votuan për rrënjët e tyre, vlerat dhe të ardhmen e tyre kur votuan për Partinë Demokratike. Ata votuan për të respektuar vlerat e tyre. Zgjedhjet ishin të suksesshme. Nuk kishte ndonjë rast konkret të dhunimit të ligjit të zgjedhjeve. Nuk do të gjesh asnjë rast dhunimi. Të gjitha rregullat dhe procedurat u respektuan. Këto akuza bëhen nga grupe marksiste-leniniste. Ata janë peng i së kaluarës”.
Biseda i përkiste një bote ireale e të pakapshme. Askush gjatë fushatës, me sa dija unë, nuk kishte përmendur Marksin, Leninin apo Stalinin e ndonjë tjetër nga panteoni i udhëheqësve komunistë.
A shqetësohej nga pasqyrimi negativ i zgjedhjeve në medien perëndimore? “Përfundimisht, jo. Të jesh i sigurt. Historia nuk bëhet nga shtypi. Por në të njëjtën kohë, unë preferoj ta kem shtypin në anën time. Dhe ne nuk kemi qëllim tjetër përveçse të jemi të hapur me shtypin. Unë do vazhdoj të jem i hapur”, tha Berisha duke tundur kokën në shenjë miratimi.
“Zgjedhjet patën disa komplikacione, por qenë të ndershme e të hapura. Fëmija i demokracisë u lind. Është i shëndetshëm dhe do të rrojë gjatë,” tha ai. Heshti për një çast dhe pa nga gota e tij bosh. Pat folur anglisht… “Tani na duhet të konsolidojmë demokracinë në Shqipëri, ose…” pastaj duke e kthyer në frëngjisht shtoi: “Après moi, le deluge!” (*Pas meje, le te behet kiameti. (fr.)
E ngrita kokën nga shënimet. “Çfarë?” pyeta për të qenë i sigurt në atë që tha.(Dita)
Semundje Shqiptare te gjithe e cojne ne fund fare me pas meje qameti pervec Tosit....por mesa mbaj mend une Berisha erdhi ne pushtet ne 2005 apo jo ....hoqi vizat, vendi ne Naton, beri TAp etj etj...ndaj kot I bini me 96 se u harru ajo pune ...
Sa vjec jeni ju ?
@Armand! Nuk ka rëndësi mosha! Ai më sipër, është ose budalla, ose i verbër, ose berishist. Nuk është Berisha fajtor se ekzistojnë këta, këta do të ekzistojnë sa të jetë bota, të cilët ndryshe quhen dhe "lumpenë". Janë këta që, ai si populist "par exelente", i shfrytëzon dhelpërisht. Pra janë ata pa është ai. Këtu nuk e kam fjalën për gjithë arrivistët zorraxhinj, që gëlojnë në politikën shqiptare të markës Muli, Paloka, Noka e co.! Ata marrin frymë vetëm se ekziston Berisha. Dhe ky e thamë pse ekziston.Sidoqoftë, kjo arsye nuk është e vetmja, por është një nga të shumtat. Ndaj në këtë koment u ndala, sa për sqarim, vetëm rreth pyetjes së komentuesit @armand.
Berisha eshte opozita e vetme...pa te ka Diktaturen si sot pak a shume aty nuk ka gjykata e as ins te pavarura ..Berishen nuk e shikoj dot me sy por per momentin ai duhet...te tjeret jane frikacake e te blere..opozite ne Shqiperi nuk ka...kaq...ka vetem nje sulltan...sa per dijeni si po shkojne punet e di ti se nje gjyq divorci qe dikur zhvillohej per 2 jave ka nje vit e nuk behet se nuk ka gjyqtare e imagjinon ku jemi? Imagjino gjyqe me te rendesishme. Sot punonjesi I shtetit te thote shko ne gjykate se e di qe te vjen rradha mbas 10 vjetesh...nese sju ka rene ne kurriz pyesni...kaq me mjafton per te thene qe aty ska demokraci se ska opozite e gjykata..
Semi...duke u ruajtur mos rezohesh ne koshin me plehra, ti bie ne gropen me fekale te "foltores". Me fal qe po flas "pa doreza".
Fatkeqsisht si Semi mendojne shume.Ja qaj hallin me gjykatat. I ka rene ne kurriz e nuk mund te tallemi.Urojme te behet me mire.
Per juve qe jeni dakort me "semi"-ne ketu me siper: Berishen e kam njohur nepermjet babait tim te ndjere, qe ka qene njeri prej kirurgeve me te famshem ne vendin tone. Ne ate kohe, im ate dhe Berisha, sebashku me mjeket me te mire te vendit, ishin pjese e te ashtuquajturit "kolegjum i ministrise se shendetesise", nje organizim qe perdorej nga kjo ministri per konsultime ne fushen e mjekesise. Fisi im i dha luftes 13 partizane si dhe mbeshtetje te madhe financiare, pasi gjyshi im kishte miqesi te hershme me Myslym Pezen. Pamvarfesisht prej kesaj, duke qene te pasur, gjysherit e mi quheshin te deklasuar, njolle qe e ndoqi tim ate deri ne varr. Pushteti komunist kishte nevoje per aftesite profesionale, prandaj e mbante ne sherbim, por e kishte larguar nga Tirana. Mbas shume vitesh dhe kerkesash te vazhdueshme per ta risjelle ne Tirane, Komiteti i Partise ne qytetin ku jetonim i lejoi dokumentet e tim eti qe te shkonin ne Ministrine e Shendetesise me synimin per tu transferuar ne Tirane. Keto dokumente duhet te kalonin per tu aprovuar nga Komiteti i Partise se universitetit te mjekesise dhe spitaleve, ku do shkonte babai si pedagog i jashtem pervec nje pozicioni ne njeren nga drejtorite me te rendesishme te kesaj ministrie, qe mbulonte aspekte te profesionit te tij. Ne ate kohe, Sekretari i pare i ketij komiteti ishte Salih Berisha, i cili si nje komunist i devotshem qe zbatonte me perpikmeri politiken e PPSH-se, shkroi ne dokumentet e tim eti: "Ky individ vjen nga nje familje e deklasuar dhe mendimi i organizates baze te partise eshte qe te mos kthehet ne Tirane". Mbas 90-tes, ku qelbanik na u be kryedemokrat dhe antikomunist i terbuar. Te tere ata qe i shkojne sot mbrapa ketij banditi, ose jane me te meta mendore, ose kane gjynahe per te lare.
LEXUES; keta partizane ala myslym dhe ala enver e konsiderojne Berishen si armik. Vetem vlerat ia shtojne keta tipa.
Semi idiot ne française thuheto gjysem idiot pse nongrata na futi ne nato apo nato na antarsoje per te qene antare i nato ne edhe sot nuk e justifikojne e jo ne kohen e largqoftit .Pse non grata na i hoqi vizat apo na pranoje europa per interse te saje idhulli jot komunisti nongrata familja kriminale po i ka dhene shume vendit 1997 apo grushte shteti joo firmat piramidale po gerdeci jjoo nuk ka vrare shume po para kryeministrise po ik mo idiot komunist koha juaj e qelbur ka mbaruar nese ne do justifikonim qe qenit antare i nato apo antare e kandidat per europe nongrata jote duhet te kishte 26 vjet ne burgjet shqiptare plehre komuniste
Priti Bush ne 2008 I cili tha Kosova e pavarur..apo jo...I vetmi president ardhur ne Shqiperi. Po normal pa plotesuar kushtet nuk e fuste kush ne Nato.
Po mor gjytrym se po mos e priste ky Bush nuk do vibte fare ne kosove.Cfare kushtesh plotesonte shqiperia per ne Nato aman per koken tende.Shyqyr nuk ka shume debila si ty qe ka ngel rrugeve si Zadar krimineli I vicidolit.
Nese nuk plotesonte kushte kjo eshte ne favor te Berishes. Me mire mos e permend kte. Po sot cfare kushti ploteson?
nji tip si ky shkerdhate e pakonkurueshme sb Gjermanet kane shprehjen e duhur : byrrisha ise ein ________________SCHWEINEHUND_________________ Peter Lucas na falni ,por ne mendojm se kafsha e shpells fiton me shume se ju e keni pagezuar .Si mundet nji Kafshe e tille e eger si saleh brrisha te mjaftoheni duke e quajtur vetem Ndyresire Njerezore = DERR !
Marcel apo Marcelina , vërtet beson ti që në OTAN të futi Berisha që më kujton ? Po në Nato kusht të pranoi se Otan akoma kishte kohë që priste se nuk i mbushej mendja , po vizat kush i hoqi ? Ka mundësi që t'i ka heqir Yll Pango . Ti do shumë të jetë ashtu Semiami Rapidi , por se ku është zjarmi i dëshirës s'○tan për Nat○-n dhe toka e prenotuar , se sa për tokën e premtuar , fjalën mos e hidh n'terr kot për nj'lot ujë . Sa stërkomsha vini ju e bini në çarqet që ngrini vetë , puna juaj shëmbullon një lepur të eger që kisha kapur kur isha i vogël majë një bregu . Pastaj ai hoqi një pingule matanë e doli si gjysmak .
A janë të përkthyera në shqip pasi nuk dijanglisht.Nëse janë të përkthyera dhe botuara,ku mund t'i gjej.
I gjen ke arkivat e Meros qe manipulon dite e nate !
Po more Kole Arkivat e Meros mund ti kene por duhet te dish ti lexosh e ti kuptosh o trudhjere!
Epo nese as SPAK as Amerika sdi ti lexoje atehere qenkan dhjere arkivat or Shqipkari USA. E po u ushqeve me arkiva te dhjere , do dhjesish nga goja !
Nongrata eshte vrases komuniste pyetja ime eshte a ka shtete a ka ligje a ka drejtesi ?
Po ketu ka ngel problemi lum miku. Siç thua ti eshte vrases por halli se spo gjenden viktimat prandaj edhe drejtesia ska çben .
Viktimat aty jane para syve te gjithe e dine. Pse Spaku s'do ti shohe ose gjeje nuk do te thote qe viktimat nuk ekzistojne.
me LItar Kryeshkerdhata e Kryekrimineli Komuniste me maske Demokrati ! Nji shpellar injotante si sali berisha mundet te behej gjithcka fare shkerdhatsinash e krimesh e poshtersinash vetem Demokrate jo sepse Genetikishte ai se ka te pranishme ate Kulture e Inteligjence per te qen Demokrate ._ Jo me kot Demokracia e Botes lindi dhe u zhvillua dhe u transmetua ne Boten mbare nga Popujt e Shoqerive me te zhvilluara te Globit . Nji qytetare ben qytete . Nji Shpellar e shndron qytetin e jeten gjithcka ne nji shpelle kafshesh te egra .Dhe ja ku e kemi kafshen e shpelles dhe kopne qe e ndjekin pas salih esad pasha
Rrofte shoku Enver Hoxha ! Hajde kar hajde !!!!!!
Luli , shiko se karin e ke pas ne bythe bre . ------------------------------------- qi Vaj medet _ ouuuuuuuuuuuu ! Pom'befason . Shpellari i vetem inteligjent qe kam has bre ktue !!!!!!! - Ti shoku shpellar ,kuptoke vertet cdo te thote qytetare . Jo keq per nji shpellare qe jeton sot disa dekada ne qytet . Pra arrini ti njihni qytetaret uahahahah Dhis is a Mirakell .-------------- Ket liber i duhet dhurue zojes Kim per 110 -vjetorin e pamvaresise , ku si figure kryesore qendron Derri vicidolit saleh hamut brrisha
Ti po qe qenke QYTETARIA VETE .
Edhte komunist i thekur...ben vrasje..Vjedhje..
A ka ligje Shqiperia më e burgos ketë faqezi qe per interesat e veta familjare e ka djegë shtetin shqiptar dhe e ka tradhtu UÇK per interesat serbe
Semi paske ik si birishi po paske ik megjithmend sa i vete pas birishit.Po nga TAP-i edi ti Semi ca fituam ,populli mori ate qe s'thuhet kurse birishi i mbushi mire xhepat.Interesohu nje here Semi cfare mori Greqia nga TAP-i.
Nga tapi Shqiperia fiton cdo vit shume, pervecse eshte nyje strategjike tashme. Gazifikimi do behet me patjeter. Sa per dijeni Europa qendrore do lidhet me tap nga Kroacia ..pra investimet do vazhdojne. 4 miliard investimi I TAP ne 5 vjete. Te ngelur ne Shqiperi ne rroga tvsh te paguar taksa etj....mos degjoni Hilen qe quan investim nje Port 200 skafesh te Alabarit...TAP eshte investimi I vetem strategjik ne 30 vite ..harrova dhe Stadkraftim 1.9 miliard euro.
O Hila cfare marrin shqiptaret nga TAPi? A ka dalje qe shfrytezohen nga shqiptaret? Jo? A paguan TAP takse kalimi tek shqiptaret sic ben ne vendet e tjera ku kalon? Jo. Boll na hodhet hi syve duke mbuluar kasaphanen qe ky krimineli qe i sherben Rusise bashke me ate spiunin qe i sherben parase ngado qe te vije kane bere (krimin ndaj Shqiperise e kane bere shpeshhere bashke si me Arin po ashtu me TAP e shume te tjera) Deri tani Shqiperia ka fituar nje M.. te madh nga TAP. Punetoret dhe tokat ku kalon i ka per detyre ti paguaje kudo qe kalon nuk eshte ndonje perfitim per shqiptaret ky eshte shpagim per token dhe punen, lere qe po ti pyesesh disa nga pronaret e tokave ku kane kaluar nuk duket se kane paguar ndonje cmim kushedi per token
Dalja eshte ne kontrate por Shqiperia nuk e ben se ska ku e con...nuk mbushen bombola aty...duhet bere gazifikimi...pse nuk behet? Se do para kuptohet...nderkohe negociatat per perfitime jane bere deri ne 2016...pse nuk u perfitua me shume? Kush negocioi? Pse nuk hetohet?
Disa shqiptare te molepsur,te indoktrinuar,por dhe te korruptuar kane gabuar qellimshem ne rrjedhen e historise duke i shkaktuar ketij vendi deme te medha qe shqiptaret i vuajne dhe sot . —Gabuan shqiptaret pas vdekjes se sulltan Mahmudi i dyte korrik 1839,kur shtetet fqine Serbia dhe Greqia ishin ngiritur kender sundimit osman dhe po pavaresoheshin.Dhe ne kohen e dy djemve te tij Abdylmexhidi dhe Azizi,ku nga 1808-1908 ishin tre Vezire te medhenj shqipo,Memish pasha,Mustafa pasha,Ferit pashe Vlora.Vendet fqinje te gjithe u pavaresuan dhe u fute ne rrugen e zhvillimit.Gabuan shqiptaret me xhonturqit dhe kur e pane se turqit nuk mbronin dot veten,u kujtuan ta braktisnin babadovletin dhe rroken armet.Gabuan shqiptaret,tashme dhe me Ismail Qemalin,me Esad Pashen,me Zogun duke lene ne pushtet bejleret turçelinje hajna. -Dhe gabimet vazhduan gjate pushtumit duke bashkepunuar me nazifashistet.Gabuan rende me Enver Hoxhen dhe komunistet,duke mbeshtetur nje regjim qe i masakroi shqiptaret. —Murtaja komuniste nuk iu nda shqiptareve me mbeshtetjen qe vazhdojne tu japin,komunisteve,spiuneve te sigurimit dhe Non Gratave nga nje numer te indoktrinuarish . -Nuk nxoren mesim shqiptaret nga epoka komuniste qe u shpalli lufte Amerikaneve,Anglezve dhe tere botes se lire. Kjo murtaje komuniste e urren boten e lire,e urren Ameriken,e urren tregun e lire,lirite dhe te drejtat e njeriut,pronen private dhe pikellohet kur shikon qe Shqiperia zhvillohet dhe perparon —Duke qene i korruptuar ai dhe familjaret e tij,bashkepunetoret,duke deformuar parimet demokratike,drejtesine,Berisha vazhdon te hape gropa,te ngreje pengesa dhe te tentoje te destabilizoje vendin ne sherbim te armiqve tane.Fatkeqesi qe disa individe,fanatike,ish zyrtare dhe njerez qe perfituan nga Berisha vazhdon te besoje te kjo kufome komuniste.
Derri Sali ashtu ishte dhe ashtu mbeti nje kafshe e eger vrastare die grabitese.Megjithse u shkollua ne perendim nuk ndryshoj perseri derr i eger mbeti.Nuk di kur e ka fundin ky vampir si kryetar i shoqates se hajduteve.E gjithe kopeja e rrugaceve qe i qendron nga pas kane lepire nga nje kocke.Drejtesia eshte e vonuar per aresyet qe dihen Gjin gjon,LLalla kompani e tufa e plepave e kryen detyren persosur. E keqja vjen shpejt por do kohe te pastrohet pra fekalja Sali.
Vdekja e Shokut Enver duket qe te ka lene me pasoja o “drejtesia po vonon”
E kemi pare me syte tane tmerrin e bandave te 97. Nese ushtria nuk iu bind Berishes, pse ju bind bandave! Ajo ishte nje kryengritje sigurimsash dhe enveristesh. Pse bandat shperthyen depot? I lin keto komente, se nuk i ha njeri keto. Sali Berisha mban pergjegjesi per shume gjera ne ato vite, por per shpartallimin e ushtrise nuk besoj.
Ate qe nuk donte tua bente Ramiz Alia ju a beri dhe vazhdon tua beje SALIU .Nga shiu rate ne bresher .Ju a ka futur Saliu dhe akoma se keni kuptuar .
Ate qe nuk donte tua bente Ramiz Alia ju a beri dhe vazhdon tua beje SALIU .Nga shiu rate ne bresher .Ju a ka futur Saliu dhe akoma se keni kuptuar .
Berisha ua mori lekët me lezet shqipëtarëve me firmat hajdutë djersën e femijve që punonin jashtë shetite
Shqiptarët me kësulë të baRDHË nuk pranojnë të hynë në asnjë parti edhe pas 110 vjetësh pavarsi ,jan më të nderuar në shoqëri ,se sa hajdut në 100 parti.Politika na ka ndarë ,sikur të jemi njëqind shtete,Saliu- na nda dhe na ngatrrojn turp për ta që braktisën parlamentin ,kur merr fjalën kryeministri ,edhe në rrugë kushë e takon Derr ka qenë ,nongrata ,familje mafioze është i urryer ,diukush kosovarë i bie gozhdës ,një tjetër shqiptar patkojt ,unë thotë jam i Albinit ,tjetri Saliut një tjetër i ilirit ,një tjetër i Hashimit ,tjetri i Edvinit ,e sllobodanit ,disa ndrrojnë fytyrën i persekutuari habitet ,unë thonë jam kundër Socializmit ,kur vetë jan mjerimi .Nga ne kurr Skëndër Beu ,ismail Qemali ,dhe i treti i vërteti Enver Hoxha që më 29 nëtor 1944 ky burrë i madhë kombit i vuri vulën ,me gjak partizanësh skuqi gurin ,në TIRANË ngriti flamurin ,Bardhë si bora mbajti Kësulën .Na kërkon atdheu më fort të Bashkuar,nesër më 29 nëntor ditën e çlirimit të Shqipërisë.
O fara e keqe nuk kam deshire te replikoj por sa per dijeni. Vampiri Enver me sekuestroj gjithcka shtepi e katandi dhe bajga Sali I mori per se dyti dhe iu dha te tjereve dhe u be edhe per vete me saraje. Kam 30 vitet e hajduterise demokratike qe nuk marr dot shtepine dhe ne oborrin e shtepise kam varret e te pareve qe shkelen me kembe nga zagaret e Saliut. Shikojne baben Sali dhe ashtu bejne te gjithe. Te shkosh tek plepat e Saliut duan leke me shume se cvlen prona.
Sakte.Shpetuam nga qelbesirat e nverit dhe na rropen funderrinat e shpellarit.
Berisha do jet njeriu qe do ta shporri komunizmin njeher e pergjithmone ,ai i mbajti komunistat qe te mos hakmerret por kte rradhe duhet shtypur koka ketyre gjakpirsav,pasi nje ide kan .shikoni pak edi trapin ,gjoja emiton Ismail Qemalin ,po ka me turp per ne .rroft Shqiperia e poshte qeveria e korruptuar.