Blinken uron 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Mbetemi të përkushtuar t’ju mbështesim

28 Nëntor 2022, 09:01Politika TEMA

Blinken uron 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë:

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e tij të publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit,  Blinken shprehet se “mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në rrugën tuaj transatlantike”.

“Ne e përgëzojmë Shqipërinë për arritjen e fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në rrugën tuaj transatlantike. 

Së bashku, ne po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji duke avancuar axhendën tonë të përbashkët të klimës për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike. 

Ndërsa nisim shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar”, shkruhet veç të tjerash në mesazhin e Blinken.

 

Lini një Përgjigje