Mbledhja e dy kuvendeve në Tiranë, Begaj: Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb

27 Nëntor 2022, 15:34Politika TEMA

Mbledhja e dy kuvendeve në Tiranë, Begaj: Vërtet jemi dy shtete,

Presidentii Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshendetur mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i Shtetit shkruan se fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët, duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. 

“Përshëndes nga zemra seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, zhvilluar sot në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili sot kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fateve të veta.

Urime të gjithë deputetëve të Kuvendeve të Shqipërisë e të Kosovës për kontributin që japin për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore!”- shkroi Begaj.

4 Komente

  1. t
    tirona

    O barom o barom ku je se le nom Cbehet te kesh baromin president

    1. K
      Koli

      Kur u bo 100 vjetori,Sali Serbi beri nje torte me dhjetra metra te gjate.Sa Turp i madh,kur e pash se si Kalamaj,gra dhe burra mbushnin duart per te ngrene si te Uritur,mendova:Shyqyr qe nuk kishin ardhe Udheheqes Bote,pervec mikut te Saliut,ai i Hungarise qe eshte dhe Mik i ngushte i Putinit,ZOrban,se po te kishte me shume,Turp me te madh nuk kishte.Dhe kur shikon cfare thote e ben Sala akoma,e kupton me mire kush eshte Sali Kerrm Berisha.

      1. H
        H

        Hahha hhaaaa Baromi Po ben Nard Ndoken.O Barom ti je president Memec e spiun I sigurimit

        1. F
          Flamburran

          Flamburranë ! Pse kaq flamur të bukur kena ne ?!

          Lini një Përgjigje