Albin Kurti: Shqipëria bëhet, Kosova do bëhet! Të pranojmë kritikat dhe të punojmë së bashku

27 Nëntor 2022, 11:52Politika TEMA

Albin Kurti: Shqipëria bëhet, Kosova do bëhet! Të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij gjatë seancës së përbashkët që po zhvillohet mes deputetëve të dy vendeve në Tiranë në kuadër të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Kurti tha se përfshirja në punët publike të njëri-tjetrit ishte gjë e mirë dhe se kritikat e ndërsjellta duhet të pranoheshin.

Ndërsa shtoi se po punohej për krijimin e një fjalori të përbashkët enciklopedik mes dy vendeve.

“Ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambetje atëherë, edhe sot ashtu janë. Duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri tjetrit jo për të prishur punë por për të ndihmuar.

Na duhet të punojmë bashkë të mbajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri-tjetrit. Teksa në Evropën Lindore por vinte demokracia, profesori Ukshin Hoti thoshte se politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen mes vetes, po u jepnin arsye atyre që donin t’i shihnin të ndarë.

Jam i sigurt se shumica këtu pajtoheni me mesazhin e Luigjit dhe të Ukshinit. Nesër shënohet 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ndërsa sot shënojmë 25 vjetorin e formimit të ushtrisë kombëtare të Kosovës. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ajo sot është vend i NATO-s, anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe ka bërë hapa të dukshme në fusha të ndryshme.

Urojmë që sukeset Shqipërisë të mos i ndalen. Jam i sigurt se edhe në Shqipëri gëzohen për sukseset e Kosovës. Kemi tashmë abetaren e përbashkët dhe po punohet për fjalorin e përbashkët enciklopedik. Kemi unifikuar tregjet e punës me Shqipërisë dhe po punojmë drejt unifikimit doganor”- u shpreh Kurti.

5 Komente

  1. S
    Shkelzeni djali i kriminelit

    Poshte krimineli Sali Berisha!

    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      O mister bin po te kane arfhur mend do punojne se bashku por jo te vish dhe te takosh saliun e ilirin dhe te votodj kunder qeverise se kur te vjen veza per te dale kerkon ndihmen e shqiperise .pse nuk u bashkove kur Edi ju a tha ne sy europianeve per raportin e dikut dhe karles ?apo tani ta do puna qe te thuasj te pinpkme se bashku mer mendjen e spiuneve dhe non gradave dy gerdallave te shqiperise dhe qepe gojen eshte Edi po te isha une do te te çoja ne te semes

      1. e
        emigranti

        Te lumte goja Albin. Je shqiptar I madh e burre shteti qe nuk merresh me gerverre.

        1. s
          sapa

          Kosova mund te behet se e ka treguar disa here me zgjedhjet e fundit ama shqiperia????????????

            Lini një Përgjigje