“Absurde sesi Kosova vazhdon të jetë e izoluar,” Spiropali: Së shpejti në të dyja anët e Drinit do valëvitet flamuri i BE

27 Nëntor 2022, 10:58Politika TEMA

“Absurde sesi Kosova vazhdon të jetë e izoluar,”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha sot gjatë seancës së përbashkët parlamentare se Shqipëria është një nga vendet që e ka njohur izolimin, ndaj është një nga avokatet e Kosovës duke e cilësuar absurde izolimin me regjimin e vizave.

Ajo theksoi se së shpejti në të dy anët e Drinit, do të valëvitej edhe flamuri i Bashkimit Europian, duke shtuar se kjo është e vetmja zgjidhje për shqiptarët.

“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave.

Ne e gjykojmë aburde sesi ekziston regjimi i vizave. Sesi ata që sot në Kosovë kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht në kohën e ish Jugoslllavisë ndërsa nipërit e tyre sot janë të izoluar.

Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën por paqja nuk është kurrë një ekuilibër. Dua të përmend një fakt, memorandumet mes Shqipërisë dhe Kosovës po i afrohen numrit, 200.

Duhet të dëshmojnë qartë, shpejt në të dy brigjet e Drinit do valëvitet edhe flamuri i Europës. Për ne kjo është e vetmja zgjidhje”- u shpreh Spiropali.

1 Komente

  1. D
    Dardan

    Iku edhe Flamuri Kombetar i Shqiptareve.

    Lini një Përgjigje