Rama me kryetarët e bashkive, lavdëron Pjerin Ndreun dhe sulmon Dritan Lelin: Fle gjumë

22 Korrik 2022, 09:52Politika TEMA

Rama me kryetarët e bashkive, lavdëron Pjerin Ndreun dhe sulmon Dritan

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kryebashkiakët për të listuar disa objektiva pas hapjes së negociatave.

Rama vlerësoi drejtimin e kryebashkiakëve duke i kategorizuar ata në shembullore, të mira dhe problematike.

Ai vlerësoi maksimalisht kryetarin e bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ndërsa nuk ka pa sulmuar kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, duke thënë se ai fle gjumë, pavarësisht potencialit që ka qyteti që ai drejton.

“Negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë. Janë një e përpjetë me kërkesa shumë strikte dhe të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për secilin që ka një funksion publik. Qoftë si i zgjedhur apo i besuar në administratën shtetërore. Qeverisje vendore janë bashkitë dhe njësitë administrative që janë Partia Socialiste e Shqipërisë sepse jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin.

Nuk është uniforme në aspektin e cilësisë. Kemi bashki që janë shembullore dhe bashki që janë të mira dhe disa bashki që janë problematike. Të qenit problematike për PS do të thotë të qenit PS problematike për qyetarët. Kemi të gjithë kohën për të adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush. Në të gjitha fushat e qeverisjes vendore kemi shembuj për të qenë krenarë.

Është krenari që PS drejton Lezhën, po të shikojmë nivelin e higjenës në plazh dhe nivelin e kënaqësisë që kanë ata që pushojnë në atë vijë bregdetare për shkak të punës së bashkisë. Të tillë shembuj ne kemi kudo në gjithë Shqipërinë, deri në bashki të vogla të cilat kanë mundësi të kufizuara, por për shkak të drejtimit dhe punës sistematike janë shembuj pozitivë që nga shembulli i Cërrikut, që është një bashki me halle të mëdha të trashëguara, që është një bashki që për shkak të pozicionit gjeografik ka qenë si e lënë pas dore. Lidershipi ka bërë diferencë.

Kemi bashkinë e Belshit që vazhdon të jetë një bashki shembullore. Ngopja me pushtetin është e atyre që harrojnë që kush i ka çuar atje dhe pse i ka çuar atje. Nuk është sa herë njerëzit i kanë besuar. Kjo ndodh në Belsh. Flas për dy bashki në Elbasan të cilat nuk janë bashki që kanë pasur ndonjë avantazh. Kanë qenë të disavatazhuara. Sepse nivelin e pagesës së taksave e kanë shumë modest. Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë atë potencial që ka”, u shpreh ai.

26 Komente

  1. E
    Eni

    Z.Kryeminister...kur do mund te aplikojme per pasaporta...askush nuk pergjigjet...nese jo te na jepet mundesi fizike prane ambasades....nje here we kemi nevoje per shtetin nuk na geendet.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Kerrici Vucicit akoma nuk e ka kuptuar qe nuk nderton dot shtet. Ata kryebashkiak i ke zgjedhur ti ashtu si ministrat , drejtoret e shume te tjere. Je nje deshtim total ne te gjitha fushat. Shpopullimi i Shqiperis eshte treguesi kryesor ku e katandise vendin. PLEHR.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jono

        Keni shume te drejte kryeminister ,punen qe kane marre persiper ta realizojne mire

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fjona

          Ska llafe me ju kryeminister kush e neglizhon punen merr ndeshkimin e duhur

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shaban

            Duhet tjet shoku lulit ky qe fle gjume ska mundesi merrni masa per kete se ky vend do njerez puntor

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luis

              Per keta qe neglizhojne punen duhet te hiqen sa me pare nga ky vend sepse keta nuk sjell risi dhe vendi nuk ecen perpara

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kevi

                Ta heqin fare ate lelin se la nam ise te bej punen

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Megi

                  O t ebejn punen o te ikin nga posti

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                    Rama ka filluar të njohë gjysmën e popullsisë në 12 vite kryeministër.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mari

                      Mire ja ka here kjo verejtie do e nxisi te punoj akoma dhe me shume

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Miri

                        Mire ja beri nese nuk pumon me mire ik se ka njerez shume here me te zot

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Frenki

                          Keni shume te drejte me ate qe thoni z Rama,ato qe e neglizhojne punen sduhet te jene farr

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tana

                            kshu duhet ti rrini me cekic te koka ti zgjoni nga gjumi se kemi nevoj per puntor jo per gjumash

                            Përgjigjjuni
                            1. b
                              beni

                              kta te gjith duhet ti futen punes jo te rrin pasiv se sjemi ne kohen qe duhet tjemi pasiv kemi nevoj te plotesojme mangesit e te zhvillohemi

                              Përgjigjjuni
                              1. r
                                riza

                                pun pun nat e dit te shofim pakez drit, keshtu veproni dhe ju zoti rama e mir ia beni qe i sulmoni qe mos ta neglizhojn punen e tyre

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  altin

                                  keni shum te drejt qe i terrhiqni vemendjen ketyre nese se bejn punen mire te largohen

                                  Përgjigjjuni
                                  1. i
                                    ina

                                    kush nuk punon per mendimin tim duhet te leroje detyren

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      alfonso

                                      shume respekte per z. rama

                                      Përgjigjjuni
                                      1. t
                                        titi

                                        ndersa e meriton per tu sulmuar mir ti bejn pasi ai eshte zgjedhur per te punuar dhe jo per te fjetur gjume

                                        Përgjigjjuni
                                        1. t
                                          tosi

                                          me vjen keq qe vlorene ka marr ne dore nje dembel pasi vlora nje qytet kaq i bukur duhet qe te punohet perdite per ta mbajtur paster por dhe per shume probleme sidomos dhe tani ne sezon turistik

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Besi

                                            Kemi rrespekte per ju zoti Rama pasi jeni shume i drejtperdrejte me te gjithe

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Fransi

                                              Ai qe e neglizhon punen duhet te marre denimin e merituar

                                              Përgjigjjuni
                                              1. g
                                                greta

                                                mire e ka se sduhet te flene gjume por te punojne fort dhe ti plotsojne qytetareve sherbime me te mira ne cdo bashki

                                                Përgjigjjuni
                                                1. e
                                                  erma

                                                  Vlora me te gjithe ato bukuri qe ka duhet te kete nje vemendje te madhe nga ana e kryetarit te bashkise qe te nxjerri ne pah te gjithe ato perla

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Alban

                                                    Hiqe se vjen tjetri kush nuk do te punoje ska vend ketu

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Kledio

                                                      Eshte gjynah te shkoje kot nje qytet si vlora vetem pse nuk do leli te punoje shkarkojeni direkt

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje