Rama mesazh urimi kryeministrit të ri të Ukrainës: I uroj suksese në detyrë ndërsa i bashkohet Zelenskyt në udhëheqjen e vendit mes luftës për liri

17 Korrik 2026, 10:20Politika TEMA
Rama mesazh urimi kryeministrit të ri të Ukrainës: I uroj suksese

Kryeministri Edi Rama ja uruar kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, për emërimin e tij nga parlamenti. Në një postim në platformën "X", kreu i qeverisë thekson se Shqipëria qëndron fort krah Ukrainës dhe popullit ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Urime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Rada e Lartë e Ukrainës.

I uroj suksese në detyrën e re, ndërsa i bashkohet Presidentit Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës gjatë një prej periudhave më të vështira në historinë e saj, me guxim, qëndresë dhe vendosmëri.

Shqipëria qëndron fort në krah të Presidentit Zelenskyy, Qeverisë së Ukrainës dhe popullit ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme.

Lini një Përgjigje