Kryeministri Edi Rama nga Bulqiza etiketoi edhe një herë partitë e opozitës si 'Sude dhe Rrapush', firmat pirmidale të 1997.
Teksa po prezantonte projektin transformues të një zone ushtarake me shërbime të ndryshme hotelerie dhe argëtimi, Rama i thotë banorëve të mos dëgjojnë Sudet dhe Rrapushët, sepse tanimë Shqipëria ka rrugën drejt BE-së.
"Nëse deri dje e vetmja pikë që mund të ndalonin ishte shkalla Peshkopisë. Sot sa dyer janë hapur, sa familje janë vetëpunësuar. Sa ekonomi po ndërtohen.
Brenda pak kohe do aktivizojmë paketën e maleve, që ti japim mundësi të gjithë shqiptarëve nga të gjithë zonat malore, që i kanë lënë, që të vijnë pa asnjë pengesë për shkak të mungesës së titujve dhe me një mekanizëm mbështetje me një mekanizëm me shumë pak letra, të investojnë kursimet e tyre.
Ta hapin derën dhe të marrin të ardhura në fund të muajit dhe të jenë 10 vjet pa asnjë taks. E shkuara ka qenë e vështirë. E keni përjetuar tmerrin e saj në Bulqizë. Dalja nga tuneli i asaj të shkuare është kryer, dhe nuk kthehemi por rruga ende e përpjetë.
Por tanimë dielli ka dalë në Shqipëri dhe na takon ne të bëjmë realitet shpresat legjitime dhe ti adresojmë me solidaritet. Një gjë nuk ka diskutim. Ky vend nuk kthehet prapa, po bëhet dita ditës dhe nuk ka vend në vijën e parë të frontit për Sudet dhe Rrapushët që e kanë persekutuar Shqipërinë nga 1912, në të gjitha përralllat dhe fantazitë keqbërëse.
Janë vërdallë dhe sa më shumë i afrohemi gjykimit të popullit aq më shumë do i shikoni t’ju vijnë me qylyma fluturuese në dyer dhe t’ju thonë ma bleni se do ju çoj në hava.
Të gjithë shqiptarët e arsyeshëm i kanë provuar dhe nuk i kthehen më. Sepse tanimë e qartë që ne mund të vazhdojmë të synojmë të fluturojmë vetëm duke forcuar këmbët dhe duke ecur hap pas hapi në këmbë që do jetë anëtare e BE. Një horizont për ata që më pas do marrin stafetën. Askush nga ne nuk rron sa malet por malet janë dëshmitare për të gjithë ne", tha Rama.
Nje pyetje kam une o lider: perse nje bashke CEO M.M. i Fondit Amerikan te Zhvillimit po ble aksione tek biznese qe kryejne aktivitet te Piramida kur financimi i Piramides u be pikerisht nga fondacioni i ?
Rama të përqendrohet te fushata elektorale e 11 majit 2025., dhe jo të bëjë investime të reja të panevojshme.Ka punuar 12 vite në të gjithë vëndin për modernizim., dhe tani duhet të korr suksesin.
Rruga eshte vertet drejt BE dhe ty s'ta mohon kush meriten, por s'di a ke pyet ndonjehere se c'pensione kane pleqte ne ket Evrope? E pra ne pleqte shqiptare kemi djersit e jemi munduar shume here me teper se ata, ndofta per kete shkak guxon edhe bytha jote te tallet me ne. Ndofta edhe ne do biem ne nje mendje te ta bejme mutin, ashtu sic e meriton
Populli shqiptar eshte ne BE.Ka nje problem te vogel shqiperia:i mungon komplet SHTETI,dhe kjo eshte kryesorja jo BE.Zgjedhjet e ardheshme jane shume shpresedhenese se fyfyrat e ndyra te politikaneve 34 vjecare do zhduken nga jeta e shqiptareve dhe aty ben pjese edhe ti me Saliun e Meten.Ne shqiperi degjon te njeten gje prej 34 vitesh:ska drita,ska uje ska shtet!