Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit, tha se viti 2023 ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt, sa i takon turizmit, ekonomisë, apo pozicionit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Ndihem më mirë se asnjë vit i mëparshëm, si rezultat i ecurisë së vitit që po mbyllim që ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt. Viti më i mirë në aspektin ekonomik, në raport me vitet e shkuara, jo në raport me sa shumë ende duhet bërë në çdo drejtim në radhë të parë për rritjen e ekonomisë kombëtare dhe të ekonomisë së familjeve shqiptare.
Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike, investimeve publike dhe të investimeve të huaja. Viti më i mirë në asketin e pozicionit ndërkombëtare të Shqipërisë.
Ky vit do mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare dhe institucionet financiare. Në 9 mujorin e parë vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 mld euro të hyra, një shifër shumë e lartë dhe pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme.
Ka pasur rënie të papunësisë reale, dhe sot jemi me një papunësi që është me e ulëta e të gjitha viteve, 10.5%. Synimi është që vitin e ardhshëm të zbresim hap pas hapi nën 10%. Investimet e huaja mbi 1 mld euro, ose afro 60 mln euro mbi vitin e shkuar”, tha Rama.
Fokusi i konferencës do të jetë një përmbledhje e arritjeve e sfidave përgjatë vitit 2023 dhe prezantim i objektivave për vitin e ri, 2024.
...lere nderkombetare o dhi e zgjebosur...se je humori i nderkombetareve......lol
sukseset e Rames: Hekurudha ne mbare Shqiperine Rakete ne hene Inteligjence Artificiale Kamp refugjatesh ne Shengjin Arben Ahmetaj/Tahiri/Tualeti/Ruci 50 Lek shperblim Saliu ne burg Lulezim Basha dashnori i cadres Nga Shqiperia nuk largohen po vijne refugjate etj