REAGIMI/ Ilir Beqaj: Sqarim për keqkuptimet nga raportimet në media

29 Dhjetor 2023, 17:10Politika TEMA
REAGIMI/ Ilir Beqaj: Sqarim për keqkuptimet nga raportimet në media

Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një reagim për sqaruar, sipas tij, të gjitha keqkuptimet e krijuara përmes burimeve të informacionit, në lidhje me hetimin që SPAK ka ndërmarrë në drejtim të tij.

Teksa është shprehur se është njeriu më i interesuar për t’u hetuar, Beqaj ka sqaruar se agjencia që drejtonte, ‘Saspac’ nuk menaxhon fornde as bën tendera, por vetëm koordinon programe me financim të huaj në funksion të qeverisë.

Përsa i përket akuzave për lidhje me kompani farmaceutike, ai nënvizon se nuk ka pasur as në kohën kur ishte ministër dhe as tani marrëdhënie interesash ekonomike, apo financiare.

Ndërsa shprehet se po përballet me drejtësinë, në lidhje me çështjen e “sterilizimit’, Beqaj nënvizon se deri më tani nuk është njohur me asnjë provë qw e fajson.

“Duke u nisur nga keqkuptimet e mëdha të krijuara përmes burimeve të ndryshme të informacionit, e shoh të domosdoshme të informoj opinionin publik se:

1. Saspac nuk menaxhon fonde, nuk bën tendera dhe nuk kryen procese vendimmarrëse, por vetëm koordinon programet me financim të huaj në funksion të qeverisë. Puna e saj si agjenci ka të bëje vetëm me koordinimin e politikave të qeverisë me donacionet nga jashtë vendit.

2. ⁠Sa i përket akuzave në lidhje me kompani farmaceutike, dëshiroj të deklaroj se qoftë nga pozita si ministër i Shëndetësisë, qoftë më vonë në detyrat e mia publike, nuk kam pasur dhe nuk kam as sot marrëdhënie interesash ekonomike dhe/ose financiare më asnje prej këtyre kompanive apo pronarët e tyre.

3. ⁠Ndërkohe po vazhdoj përballjen time në organet e drejtësisë lidhur me cështjen e sterilizimit dhe më vjen mirë të them se (nëse intepretimet subjektive nuk konsiderohen prova) ende nuk jam njohur me asnjë provë të fajit tim të hamendësuar. Unë vetë e di që një provë e tillë nuk ekziston dhe ai projekt është një nga vendimmarrjet më të mira që janë bërë në shëndetësi, por natyrisht edhe unë jam palë e interesuar, kështu që pafajësia ime është vetëm në duart e gjykatës. Vijoj të mbetem në dispozicion të organeve hetimore për cilindo aspekt të paqartë dhe që kërkon verifikim”, shprehet Beqaj

7 Komente

  1. X
    X

    Sdo mend qe do denohesh se keshtu eshte ketu kush punon e person pastaj ndryshojne shendetesore por nuk e duan shqipot se nuk shohim te miren duan vetem te jene mohues mosmirenjohes

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ka njerëz që kanë punuar, kontribuar, sakrifikuar

      Zoti Beqja i ka shoket e rallë. Gjimnazist , nga me te miret ne Shqiperi . Student , ekselent .. Mund te merrej me biznes privat dhe te ishte nga më të realizuarit dhe me te pasurit e vendit. I vetmi gabim i tij, futja ne mutin e politikes . Nuk me vjen në mendje nje i dyte student dhe person si ai . Beri shume per mjeksine. Uli çmimet e ilaçeve atëhere kur qe shume e veshtire te merreshe me mafjen farmaceutike , dhe mbase qe aty shkeli gishtat e disave. Mesiguri ka shume merita ne qeverisjen e PS-së, por s’po e merr ne mbrojtje forca e tij politike . Jam i bindur që do te jetë i zoti te mbroj punën etij, emrin e nderuar të familjes dhe pronën e vet që mesiguri do te ishte edhe me e madhe nga çeshte nese do të punonte vetem per vete së bashku me zonjën e tij që e ka po aq te mire sa veten. Jam i bindur që do tja dali .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doda

        E verteta dhe e drejte dalin por vone

        Përgjigjjuni
        1. r
          ronny

          Ky me germen "K" qenka nje rrote K-je qe se ka shokun apo shoqen, ,,,,,,po pse per biografine e mire ne lagje dhe harmonine ne shtepi po e akuzon SPAK ore idiot,,,,,, JO do bente me shume leke si privat jo do kishte halla loqe jo do kishte daja hallate,, hajde trushkundur hajde,,,ose je ndonje qyrs servil qe te itereson te flasesh keshtu, duke i lyer rroten ketij te akuzuarit nga SPAK, ose je nje faantazme qe flet rroma per toma,,

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi

            1. Nqse ka vjedhur le te jape llogari 2. Beqaj eshte pasardhes i nje familje te mirenjohur ne vendin tone, dhe nuk besoj se ka marre nje edukate te tille. 3. Per aftesite intelektuale dhe drejtuese te tij mund te flasin vetem ata qe kane punuar me te, dhe vleresimet qe ka marre nga partnerët e punes se tij. 4. Deri tani kemi degjuar hetime, hetime, hetime por asnje rezultat nga SPAK. 5. Ishallah SPAK-u ecen ne baze te Drejtesise Evropiane ku ka per detyre te zbardhi gjithshka qofte kjo ne te mire apo ne te keqe te te hetuarit dhe nuk ben rrolin e drejtesise amerikane qe ka per detyre te perdori gjithe makinen shteterore e te beje gjithçka dhe merr rrolin djallit, vetem per ta nxire, nxire, nxire te hetuarin, ndersa per ta zbardhur nuk e can koken, le te mendoje vetem i hetuari. 6. Suksese ne jetë

            Përgjigjjuni
            1. A
              Albert

              Nuk e njoh Ilirin. Kam njohur babain e tij, te nderuarin pedagog, profesorin Hamid Beqja, nje nder mendjet me te kthjellta e me te hapura per kohen kur jetoi, duke qene ne avangarde te proceseve demokratike ne vend, me thjeshtesine e tij para njerezve dhe me dashurine e pakufishme per atdheun.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kris

                Merua eshte I bindur qe je fajtor pa faj

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje