Pse Berisha iu rikthye sot arrestimit të Fatos Nanos?

29 Dhjetor 2023, 18:21Politika TEMA
Pse Berisha iu rikthye sot arrestimit të Fatos Nanos?

Nga Ylli Pata

Bëri çudi rikthimi i arrestimit të Fatos Nanos sot nga Sali Berisha. Se ai rast i takon një kohe të largët, të harruar dhe njeriu që Sali Berisha përmend, nuk është më në politikë. E megjithatë, doktori nuk ka pasur mëshirë, e ka quajtur hajdut Fatos Nanon, duke përmendur madje se ka vjedhur 10 milion euro, edhe pse euro ka hyrë si monedhë 10 vjet më pas, por edhe se Fatos Nano nuk ka 17 kulla të marrë nga një vendim qeveritar siç ka ndodhur me klubin Partizani.

Por duket se Berisha i është rikthyer rastit të Fatos Nanos, për ta konsideruar veten si një person që po përjeton një persekutim politik apo hakmarrje si pasojë e arrestimit dhe dënimit të liderit të opozitës shqiptare.

Është një argument i fortë, madje shumë i rëndësishëm për diskutim edhe pse i përket një kohë të vjetër sikur sot në opinionin publik të diskutohet mbi këtë çështje. Por a mund të ndodhë që panelet 80 përqind berishjane të pranojnë një përballje të tillë të argumenteve të proceseve Nano-Berisha? Ku avokati i Sali Berishës që ka qenë prokurori që ka kërkuar arrestimin e dënimit të Fatos Nanos të përballet me avokatët e ish-liderit të opozitës. Të cilët kanë qenë: Spartak Braho, Agim Tirana e Përparim Sanxhaku. Asnjëri prej avokatëve të Fatos Nanos nuk janë sot personazhe publike, madje secili bën jetën e vet familjare e njerëzore, përveç Spartak Brahos, i cili si politikan veteran flet herë pas here.

Berisha thotë që Nano ka përvetësuar 10 milionë euro, kur asnjë prokuror nuk e ka thënë këtë. Kur akuza më e tmerrshme e bërë ndaj tij nga avokati i doktorit sot është: abuzim në favor të të tretëve.

E që natyrisht nuk krahasohet me një konglomerat kullash që dhëndri i Sali Berishës përfitoi me vendime të vjehrrit të tij. Përpara se të merrte 17 kullat Jamarbri nuk ishte milioner, por u bë kur e shkatërroi klubin Partizani e mbi të ndërtoi pallatet, duke qenë vazhdimisht njeriu kryesor i aferës. E ku ende nuk janë sqaruar se ku u morën paratë për të ndërtuar 17 kullat.

E megjithatë si Jamarbri, ashtu edhe Sali Berisha janë të lirë sot, e Fatos Nano, pikërisht në komentin kur prokuroria e përgjithshme e komanduar nga presidenti Sali Berisha, i cili shkarkoi Maksim Haxhinë dhe emëroi zëvendëskryeprokurorin për akuzën ndaj Nanos, u arrestua menjëherë. Madje duke i ndaluar çdo komunikim me mjedisin e jashtëm.

Të vetmit materiale që ju lejuan Fatos Nanos ishin librat e shenjta. E në fund, Fatos Nano u shpall i pafajshëm nga një gjykatë e Republikës së Shqipërisë për akuzën që Sali Berisha ja kishte ngritur. Mori pafajsinë dhe lekët kokërr më kokërr.

Atëherë pse e përmend Sali Berisha sot, si një mjegull të vjetër të ndërgjegjës së tij? E përmend sepse ndoshta kërkon ta konsiderojë veten si pjesë e hakmarrjes së socialistëve sepse ju burgosi kryetarin. Ja edhe mund të qëndrojë si argument, por kur nuk ke bërë abuzim je i qetë, edhe sikur nga kundërshtarët mund të vijë furtuna.

Fatos Nano e ka lënë politikën në vitin 2005, por gjatë qeverisjes së tij kurrë nuk është marrë me Sali Berishën. Madje siç thonë njerëz të afërt të Nanos, ai nuk donte që të ndërmerrte një aksion gjyqësor ndaj njeriut që kishte shkatërruar tmerrin e 1997-s. Po sot që Berisha sfidon Fatos Nanon, e i thotë se ka vjedhur 10 milionë euro, çfarë do të thotë lideri historik i së majtës shqiptare?

Edhe pse ai ka folur kur ka qenë koha, sot është realisht momenti kur Fatos Nano duhet t’i tregojë Sali Berishës diferencën me të. Edhe pse realisht Berisha atë po kërkon, rastin për tu shpallur martir për një arsye apo tjetër. Po pse ja dha klubin Partizani dhëndrit të tij? Kur të gjithë ishin kundër? Për të ndërtuar 17 kullat, për të cilat Berisha thotë se i takojnë familjes së tij. Por SPAK thotë se nuk i takojnë. Po sa ka fituar Berisha nga 17 kullat? Secili i bën llogaritë vetë!

11 Komente

  1. E
    Erdhi polici , shpejt ne wc

    Vrasasi kthehet te vendi krimit .. Berrisha eshte frikacak ky do vdesi nga frika

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Fatos Nano eshte njeri dhe politikani rregullt normal dhe i sakte,kurse Sali Berisha eshte i çmendur,i semur psiqikisht qe ka nevoj te shtrohet per kurim ne spital dhe dele e flet mbroçkulla. Saliu nuk mund te krahasohet kurre me Fatos Nanon,per kulturen dhe edukaten qe ka Nano,kulturen politike,mençurin dhe inteligjencen e tij. Kurre nuk e kemi degjuar Nanon ne parlament te shaj njerzit nga nenat grate e motrat ashtu siç bene Saliu me ata gojen e tij te ndyre dhe te shthurur. Do dhe te kahasohet me Fatos Nanon ky mut malok.Nano nuk ka bere krime,kurse Sali mortja ka bere krime qe nuk ka kandar t'i ngrej. Shqiperia do qetesohet kur Saliu te shkoi ne verin e Sheqeres.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nano kundrejt nongrates -- si dita me naten

        Nano beri burgun e pamerituar qe urdheroi nongrata, "hetoi" fshatari malinj Genc Gjokutaj, dhe denoi gjyktesi i pashkolle famekeq i plepave me kurs juridik 6-mujor. Ndersa xhigandi nongrata, mesa duket, do beje burgun qe do vendose nje gjykate e re moderne, teper kualifikuar dhe e pa urdheruar nga askush, dhe i hetuar nga profesioniste te kualifikuar ne USA, dhe per ironi i mbrojtur nga malinji Gjokutaj. Ky i fundit i njohur si nje nga avokatet e famshem ne USA. Largimi i ketij dallkauku i ka dhimbur shume Amerikes, ha ha ha. Kjo eshte diferenca qe na jep shprese ne shqiptareve. Faleminderit USA.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona

          O karagjoza! Na e cate trapin me Berishen, nuk keni ndonje pune tjeter për të bere

          Përgjigjjuni
          1. çun tirone po jo tirons i trashe

            Sala ka 33 vjet që po na çan karin o tirons qyrrs

            Përgjigjjuni
          2. p
            populli

            Asnje nuk e kupton mesazhin qe jep Berisha duke permendur Nanon!D.m.thene Fatos Nano eshte ai qe na mesoi korupsionin ,ndaj dhe une u futa ne rruge te gabuar!Kjo eshte e gjitha ore mendje shkurter.Dhe sa per Robert Cemçakizin koha e tregoi se ishte apo jo lider i se majtes sepse i pari qe e shkerdheu kete vend me fodullekun e tij ishte pikerisht pianeci Nano .Ndaj lerini shakate e Duçes or Pate

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              Ky si i mbyturi, kapet mbas fijes së barit... Shpresojmë të marrë Palokën me vete gjithashtu.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjeli

                Sala ne litar

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patoku

                  O Patok , ka vjedhur dhe Nano sa i ka qire nenen , kur veme ne diskutim se ku i gjen ose i gjeti parate Meta per shkollimin e femijeve ne Britani perse nuk mund te themi qe ku i gjen parate Nanua qe ron si princ ne Austri …..provoje nje here te shkosh e te jetosh jo nje jete si Nanua por nje jave pastaj hajde dhe derdellis ….do kthehesh pa breke ne byth …kurse Nanua me vilen e tij , me Lambo suv , me , me me ….me cpara u bene keto ?? Me Joy tours qe transportonte ca emigrante shqiptere ?? Apo me dyqanet e gabzereve te skuqura qe bien ere shur qe Nanua ka hapur ne Tirane ??? Pse keshtu behen milionat ??Se ne mire shikojme se si e bleu e mbesa e Sales shtepine ne Gjermani , por harojme dhe sufllaqin Nano ….ku valle e kane burimin kaq te ardhura te perballosh nivelin e jeteses ne Vjen te Austrise ….keshtu qe e mire eshte propaganda kundrejt Berishes dhe Metes , dhe po doni mendimin tim mire ua bejn hajduteve …por hajdute ka dhe majtas , Fatos Nanua ….po Angjeli e keni idene se sa ka vjedhur ….Tasi Angjeli …hajdut me cizme …griu dynjane ….keshtu Patok hidh nje sy andej nga e majta ….vjedhja ska besim ne parti dhe ne ideale …por ka besim vetem te paraja ……

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Perlat Spahiu

                    shqipetar more bythe grisur, ngele duke kakarisur. tregojeni mire historine o kerma te qelbura.fatoq nano ish drejtor i shkolles se partite,e me pas drejtor i partise socialhajdute me se jetoj o jeton ne austri. sa per dijeni monella euro ka filluar te qarkulloje ne 1janar 2002.keshtu qe fatoq hajduti jo 10 milion euro por me shume.fatoqi i nanos fali hotelet. pyesni gazin nga camera sot president i klubit partizani ,i cili "bleu"hotel turizmin ne sarande.e more fatoq leshi sot poté tregojne se je me ndershmi i hajduteve.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                      Oj Pate ! Rikthim ne vendin e krimit.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje