Kreu i PS dhe kryeministri, Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim me socialistë të Qarkut Korçë, me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste.
Në fjalën e tij, e cila u shkurtua për shkak të reshjeve të shiut që filluan të nisnin sapo ai u ngjit në podium, Rama kujtoi masakrën e 26 majit të vitit 1996, kur Sali Berisha manipuloi dhe deformoi në mënyrë të pashembullt zgjedhjet parlamentare, ndërsa dy ditë më vonë përdori Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ Kombëtar për të dhunuar në mënyrë brutale opozitën e saj kohe, mes së cilës ndodhej edhe PS.
Rama theksoi se "ai 26 maj sot është i papërfytyrueshëm për të rinjtë apo shumëkënd tjetër që nuk e ka jetuar atë moment dramatik".
"Nuk mundet dot të mos e përsëris që një koincidencë e madhe e bashkoi në një datë, 26 maji, dy momente shumë domethënëse të historisë së PS. 26 maji i ’96, kur socialistët u përballën me furinë e një dhune dhe me një brutalitet që faktikisht vuri të gjithë shoqërinë përballë sfidës reale të ndërtimit të demokracisë, si një sfidë që u shfaq shumë më e madhe sesa dukej kur u përmbys diktatura, dhe që e vendosi PS në një situatë dramatike, ku ata të cilët ishin në vijën e parë, qoftë si përfaqësues të PS, qoftë si drejtues, apo si komisionerë, u dhunuan, ashtu sikundër u dhunuan dhe rezultatet e atyre zgjedhjeve, që u grabitën nga pushteti i degraduar i PD.
Ai 26 maj sot është i papërfytyrueshëm për të rinjtë apo shumëkënd tjetër që nuk e ka jetuar atë moment dramatik. Është e paimagjinueshme sot që Shqipëria, ku opozita dhunohej rregullisht, ku kishte vetëm një ekran, ekranin e RTSH-së, dhe në atë ekran nuk shfaqej asnjëherë opozita, përveç ndonjë rasti me pamje që mbuloheshin nga komentet negative të spikerit të lajmeve. Shqipëria e asaj kohe kishte vetëm një gazetë opozite, e cila edhe ajo u bë shkrumb e hi nga ai që ishte vërtet një regjim brutal.
Nuk mund të imagjinohet sot se ishte e pamundur të ishe në opozitë dhe të mos keqtrajtoheshe, duke u denigruar dita-ditës",- tha Rama.
Kreu i qeverisë vuri në pah ndryshimin epokal të 26 majit '96 me 26 majin e vitit 2026, kur Shqipëria sot është më afër anëtarësimit në Bashkimin Europian se kurrë më parë.
"Dua ta lidh këtë 26 maj me 26 majin e shumë pak ditëve më parë, ku PS e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart në rrugën drejt majës që faktikisht është amaneti që kemi ndaj të parëve tanë, është borxhi që u kemi fëmijëve tanë; maja ku gjendet shtëpia e Europës së Bashkuar, ku pa diskutim do të vendosim me respekt flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe Gjergj Kastriotit",- tha Rama.
"PS në këto 35 vjet ka dëshmuar se është e vetmja forcë politike që mund të jetë në një marrëdhënie të drejtë me interesin kombëtar", mbylli fjalën e tij kryesocialisti, duke shtuar se shiu që i shkurtoi fjalimin, simbolizon bereqetin elektoral që synon të ketë Partia Socialiste në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Pallosh i Lubise lere masakren e 26 majit 1996 perse nuk e i ke gjykuar e denuar keta kriminele, je 30 vite larg, apo edhe ti pjese e tyre je. Shiko maskakrat nga 2013 dhe deri me sot ke debuar me dhune 1 milion shqiptar e kryesisht rini, apo te na rrahoje Zahoo qe e ke pa buke,....mos shperngul vemendjen nga mega vjedhjet mga AKSHI, Tuneli i Llogarase i Sajmir Manes, nga dy anijet gerdalle nga Bengladeshi per pordhim energjie qe paguan cdo dite 70 mije euro, nga kullat e mafies sedroges, nga Marina Durres qe ja ke dhene per esapin tend halabakut Alabar, perse policia eshte pjese e strukturave te bandave krimiinale, perse nuk njihet akoma prana private, perse shkaterron gjelberimin dhe betonizon cdo gje kush je ti, por....... do tte terhiqesh zvarre per se gjalli nga bunkeri qe ke ndertuar me arate e gruas kkueven Linda ej etj...
Po ka parti me kriminale se PS, sikurse PD, pjella te Parties se Punes dhe Ramiz Alise? Po me kater te rinjte qe vrate me 2 pril 1991 çu be? Po me atentatorin deputet i PS, Gafurr Mazreku, qe qelloi Azem Hajdarin ne parlament dhe me vone vrasesit te tij te gjithe kriminele te bere komisare policie nga PS çfare ndodhi? Po per baballaret tựaj komuniste qe çuan ne varr me mijera shqiptare te pafajshem '45-'91 per nje fjale goje cfare keni per te thene? Mos genjeni kot dhe kercenoni o komunste se nuk do tja shpetoje me lekuren Saliu si ne '92, nuk do kete me denime per ju per kafe, biles nuk do kete me me shire per ju fare. E boshatiset Shqiperine nga shqiptaret, bravo ju lumte! Keshtu vazhdoni!
Jeni bere BAJAT , nuk ju do me populli i thjeshte dhe i ndershem , u ngopem me genjeshtrat e juaja ? Gjithcka e keni bere per tu pasuruar per vehte , jo per popullin ? Te majte e te djathte duhet te ndeshkoheni , i erdhi fundi i lojes qe e filluat pas 90-tes me kriminelin me te madh te koherave sali muti i cili eshte dhe ortaku jot , do te paguani per ato cka keni bere mos u mbur se po na con ne Europe ? Europa me brek neper kembe ka nevoje per ne dhe jo Shqiperia , ketu ka shume FIQ ajo e di dhe vjen per ti vjelur ???