
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në 70-vjetorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, ku tha se i ka kërkuar vazhdimisht BE-së, të njëjtën gjë do të bëjë edhe nesër në Samitin e Tiranës, për njohjen e Universiteteve shqiptare në sistemin e arsimit të lartë në Europë.
“Gjëja që vlen të theksohet besoj unë dhe të vlerësohet në konsideratën më të lartë që lidhet me shkëmbimet sistematike që “UM” ka me Universitetinn e Bilonjës, që dihet se çfarë institucioni me vlerë të madhe është në Europë.
Nga ana tjetër Universiteti i Mjekësisë në Tiranë është i pari në renditjen për fondet e përthithura nga BE. Ky është një ogur shumë i mirë për të nesërmen, pasi ndërkohë që ne bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur bazën e financimeve të mundshme është e domosdoshme që institucionet e arsimit të lartë të përgjigjen. Ka një rritje të ndjeshme të fondeve të përfituara nga BE.
Nga ana tjetër shtoj këtu dhe faktin që janë rreth 300 studentë dhe profesorë të këtij universiteti që kanë përfituar nga programet e BE, të gjitha këto bëjnë që nëse ne do të arrijmë, e cila do të jetë edhe pjesë e diskutimeve të nesërme, që Universitetet e vendit tonë dhe rajonit të pranohen në sistemin e Arsimit të lartë të BE do të jetë një fitore shumë e madhe, një autostradë e re për institucionet tona. Një nga më të përgatiturit është Universiteti i Mjekësisë në Tiranë”, tha Rama.
Në fjalën tij Rama, tha se ky universitet është pjesë e veçantë e historisë shkencore dhe intelektuale të vendit, fidanishte e paçmuar e shërbimit tonë kombëtar shëndetësor, që ka nxjerrë breza të tërë profesionistësh, të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme ndër dekada dhe vazhdojnë sot e gjithë ditën të mbrojnë jetën e shëndetin e njerëzve.
Fatkeqsusht Uni tona nuk jane kurrkund....po fare fare....
Ha...ha...., prandaj eshte Shqiperia kjo qe eshte sot - rrumpalle, mjerim, llum...., sepse ka njerez e drejtohet nga tarallake te till si ky palloshi qe nuk e ka idene se si funksionon sistemi i eduktimit ne boten perendimore. Ku ke degjuar e pare ti, ti kerkosh BE te njohe universitet...ha...ha. Ne boten perendimore gjithshka matet me kritere dhe rezultate. Jane punedhenesit (pjesa me e madhe jane private dhe shteti ka shume pak ose aspak influence) qe vendosi te njohin ose jo sistemin (perfshi universitet) e edukimit te vendeve te tjera. Punedhenesi ka preferenca edhe per universitet e vendeve te tyre. Por bojaxhiu (piktori) nuk i di keto gjera dhe flet pa asnje pergjegjesi, e ben veten qesharak.