Samiti i nesërm: Për Ramën, apo për Tiranën?

5 Dhjetor 2022, 18:45Politika TEMA

Samiti i nesërm: Për Ramën, apo për Tiranën?

Nga Ylli Pata

Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë vendosur të dalin nesër në një protestë për tu shfryrë dufin liderëve të vendeve anëtare të Bashkimi Europian, se pse ata ndihmojnë Edi Ramën.

Natyrisht, që më shumë se gjithçka tjetër, kjo është një lëvizje politike e çiftit ikonik të politikës shqiptare, që të mbledhin në zgjedhjet më të afërta, të gjithë ata që Edi Ramën e kanë inat.

Por realisht, edhe pse në thelb kuzhdo e kuton, si Berisha, ashtu dhe Meta, i bëjnë një nder të madh Edi Ramës.

Samiti i nesërm i Bashkimit Europian, nuk bëhet për të mbështetur Edi Ramën, pasi Edi Rama nuk është më një adoleshent politik. Sikur ky samit do të ishte organizuar në mandatin e parë, ose në të dytin, atëherë edhe mund të quhej si një sponsorizim politik. 

Edi Rama është sot në vitin e dytë të mandatit të tretë, e me statistika është një ndër ata pak kryeministra që e kanë arritur këtë rekord. Në logjikën e të majtëve europianë, është i dyti pas Tony Blair që ka arritur të zgjidhet për herë të tretë. Një rekord i tillë është ajo që në teorinë politike quhet, “vija e horizontit”.

Pavarësisht situatës që ndodhet opozita që synon ta konkurrojë Edi Ramën, logjikisht, pra në bazë të një standardti që bota njeh apo analizon, kryeministri shqiptar e ka arritur pikën e tij të zenithit.

E duke qenë se BE është organizata apo shteti më i organizuar në planet, ku bën sondime për gjithçka, ai e di se Samiti i Tiranës nuk do të ndikojë në fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet e radhës. Pasi politikisht fitorja e Partisë Socialiste, tashmë është një inerci dhe jo një ngadhënjim epokal.

E sit ë tillë ata kanë vendosur që të mbajnë Samitin e Bashkimit Europian në kryeqytetin shqiptar. Ky është një vendim, realisht epokal, por më shumë se politik është gjeopolitik. Çdo politikan shqiptar me mend në kokë, do ta kishte trajtuar këtë si një plus për çdo forcë, deputet, apo edhe gazetar në Shqipëri. 

Po tregoj pak eksperiencë personale: që nga koha kur media doli online, u rrudh disi ndërverprimi me kolegët europianë që kam bashkëpunuar në vite për çështje edhe hulumtime të përbashkëta. Rasti i fundit ishte kur shoqërova dy gazetarë të rinj kokëkrisur që donin të merrnin vesh për narkotrafikun. Madje shkuam edhe në Nikël, pasi ata mendonin se do plasë pushka. 

Gjithsesi ajkën e historisë së tyre e nxorën një prokuror antimafia i Barit dhe Prokurori ynë i SPAK, Vladimir Mara, i cili i respektoi dhe i sajdisi, duke qenë se ishin miq nga Italia. Por që prej kur doli lajmi për Samitin e Tiranës, telefonatat nga Italia, Kroacia, Hungaria, Franca, e vende të tjera s’kanë të mbaruar. 

Ku përveçse kërkojnë të akreditohen, pyesin se a mund të shkojmë në Fier, po në Kukës, po në Has? Kur i thoja se lajmin e keni në boulevard se dy ish-Presidentë do të bëjnë protestë ndaj liderëve të BE-së, nuk se pati feedback. “Ok se e bën Euronews”, thonin.

Në thelb nuk se ka shumë lajme për mediat mainstream në Samitin e BE-së së Tiranës. Lajmet do të jenë në bazë të deklaratave që Macron, Schols, Giorgia Meloni, apo Presidenti i Polonsë dhe Orbani do të shpërndajnë. 

Nuk ëshë një Samit ku do të ketë lajme të forta, pasi është një samit që flet më shumë me simbolikën e tij. E flet për shqiptarët. Por skandali më i madh është se Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm, për t’i lënë vendin Vjosës, e cila ka për ta menderosur si gjithmonë.

Sa simbolike do të ishte që tre kryeministra shqiptarë mblidhen në Tiranë, bashkë me krerët e BE-së, të mëdhenjtë fare. Marketingu këtu natyrisht që do të ishte edhe më i mirë e i rëndësishëm se gjenitalet e Granit Xhakës…

12 Komente

  1. J
    Jugu

    Jane per Ramen o Yllo. Edhe ti e more kocken e radhes dhe hallall se ia ben hyzmetin.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ed

      PO CFARE INERCIE ESHTE KJO MO COPE MUTI. ESHTE ARITJET E EDI RAMAS ME QEVERINE E TIJ QE I SOLLI TE GJITHE EVROPJANET NE TIRANE . JO TA MBESHTETNI ATJE SI KRYEMINISTER INTELIGJENT PUNETOR I PA LODHUR DIPLOMAT PO NA CANI BYTHEN JUVE COPAT E MUTIT. MIRE KRIMINELET DHE GJYKATESIT DOKTORET ZYRTARET QfE VODHEN NE KOHEN E SERBIT SALI NE KOHEN E RUMPALLES PA QEVERI PO ATA BUDALLENJTE QE SKANE PERFITUAR ASGJE PERSE I VENE PRAPA .

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Pyet pse i vënë prapa!!!!? Ja përgjigjja:PARADOKSI SHQIPTAR!

        Përgjigjjuni
        1. A
          AI

          Po mire si e shpjegon qe kudo qe une njoh kerkon te largohet qofte dhe pjatalares ndonese mund te jene drejtore ne Shqiperi...me jep dot nje shpjegim si I qut qe qenke....

          Përgjigjjuni
          1. f
            fifa

            mos u nxito se nuk e ke idene sa ka vjedhur ky, plus ne sa borxhe e ka futur shqiperine ne fmn, berzh, banka boterore e tjera e tjera, po ta dish do te bie te fiket sepse ed rama ka ven si oeng shqipetine ne keto banka, keshtu qe mus merr kot si kal arabi

            Përgjigjjuni
          2. Shqipe Free??

            i nderuar Artikullshkrues:Do apo nuk do duhet ta Pranosh dhe ndoshta me "Dhimbje"...Edi Rama ka Fituar jo vetem me Lolot Politike ne Shqiperi qe as i dhjet fare, por edhe me ata Serbe, Kroate..ect.. 1-Vete Mbajtja e Samitit ne Tirane, eshte nje "Perfillje" e madhe qe i bene EU-ja Rames, sepse Pranoj ta Respektoj si Mikeprites.. 2-Eu-ja duket se vijne ne Shqiperi,per te "Neneshkruar" Marreveshje per Emigracjonin..kur e dime se Mijra Shqipetare po ikin nga syte kembet...nga keto Marreveshje Shqiperia nuk ka Fituar asgje..sepse Politika e Mjere Shqipetare, dhe ajo e Rames..DUHET TE KERKOJNE Mbeshtetje Financjare, ne Miljona, ne Rritjen e Rrogave..ne Projekte per te Rinjte ..dhe per te Papunet.. A-Rama i kerkoj Britasnise qe te Liberalizoj Vizat me Shqiperine,ne vende qe te kerkoj Assistenc Monetare, per te gjithe te Kthyerit, apo ata qe duan te kthehen me Deshire..pra ti Trajtoj me nje Rroge Mujore qe te ushqehen ne Shqiperi, dime se Miljona Euro fitojne Trafikantet Kurde, qe Ropen Shqipetaret qe Luftojne me Jeto ose Vdekje duke Zgjedhur Angline.. 3-Samiti nga ana Politike i thote Russise:Jemi ne "Europa" zote ne Shqiperi dhe ??Ballkane?? ME LINI TA BESOJ KETE QE SHKROVA ME SIPER Kur Shikojme dy Agjentet Historik ne Politiken Shqipetare Berisha Meta..Protestojne per te Rrezuar Ramen dhe tu thone Europes :´"se jane Gjalle Saliu dhe Like Flririr"..por edhe per Interesat Russe.. dhe se Fundi:Nuk Pres se Shqiperia do te Fitoj ndonje gje te madhe..Vetem...Fjale dhe "Mbeshtetje" per "Ryrje ne Eu"..por kur???Duket se kusr ne Shqiperi te mos kete mbetur asnje njeri...?????

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejtësia

              Zoti Ylli Pata: kur shkruan konsultou me fjaloret! Kush jane keta "çiftit ikonik"? Cdo te thote ikonik? Keta jane cdo gje por jo ikonike.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Semi

                Shqiperia fatkeqsisht eshte vend afer Diktaturen. Nuk ka asnje lidhje o Pate me te marten Europiane.Provo te kesh hall ne gjykate e te vjen rradha mbas 10 vjetesh....pra nuk funksionon gjyqsori...aty shteti dhe Edi te ka ne dore jeten, bisnesin, banesen e cdo gje.....

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vranakonti

                  Eshte merit e Rames dhe pike. Ai ka ditur te krijoi mardhenje te drejta me Evropianet dhe ata per nder te shqiperise se Edi Rames po e nderojn e po i vijne ne shtepi si miq. Nga kjo plasi Berisha dhe Meta. Le te pullcasin.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    alphade

                    Drejtesia : Keni te Drejte per te ashtuquajturin “cifti ikonik duke aluduar Meten dhe Berishen , kurse ne fakt ky cift nuk eshte gje tjeter vecse “Un pedazo de mierda” i ndare pergjysem, ose sic thuhet ne shqip nje COPE MUTI I NDARE NE DYSH ……! Shenim: fjala “ikonik” vjen nga fjala “Ikone” ne kuptimin meliorativ Ndersa binomi Berisha -Meta jane “antiikoniket” e te gjitha kohrave te ekzistences se Shqiperise si Shtet ! Keta jane tradhetaret me te medhenj te Shqiperise dhe Kombit shqiptar…..!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptari

                      Duke qene vend i hapur,demokraci e re “me probleme”,kandidate potenciale per BE,Shqiperia tashme prej vitesh eshte ne monitorim te vazhdueshem nga SHBA dhe BE. -Tere lideret e BE nuk jane njerez ordinere dhe naivë qe shiten dhe blihen nga nje njeri “ordiner, nga nje “i korruptuar”, “ drogaxhi”,” diktator” nga nje “mafioz”, qe po “shpopullon”vendin.Ky horr paska lobuar,u paska hedhur hi syve,“blere”, Biden,Merkelin,Makron,Rute,Sançez,von der Lejen Mishel Stoltenberg dhe rreth 50-60 lider te Amerikes,Europes dhe ata te Ballkanit.Tere kjo tallava e ngritur nga Berisha,Meta dhe idhtaret e indoktrinuar eshte nje poshtersi dhe veprim i hapur kunder perparimit te Shqiperise. -Per Ramen,per Shqiperine,i blere,i pa blere,me hater dhe pa hater,Shqiperia sot eshte ne qender te vemendjes ne syte e tere botes mbar -Ky eshte nje nga kulmet e njohjes dhe e zhvillimit politik te vendit.Do kalojne vite qe nje event i tille te ndodhe ne Shqiperi.Imagjinoni jo larg,po para 15 vitesh kur Berisha dhe bandat e tij te malokeve i kishin vene zjarrin Shqiperise dhe vendi ishte zhytur ne Lufte Civile.Ne ate kohe po ky Berishe kishte sulmuat institucionet,u kishte vene zjarrin dhe nga Europa vinin Forcat Paqerusjtese ne Shqiperi. Tellallet e paguar,horrat dhe llumi i mbledhur rreth njeriut te korruotuar,non grata,qe ka deformuar demokracine dhe kane dhunuar drejtesine do shfaqin tere mllefin dhe urrejtjen qe kane ndaj perparimit te vendit,ndaj aleateve tane BE dhe SHBA.Per hajer u qofte horrave.

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qafa e Llogarase

                        Sinqerisht me kenaqi ky shkrim.....

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje