Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Samiti i nesërm, zhvillim epokal gjeopolitik!

5 Dhjetor 2022, 16:00Politika TEMA

 

Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Samiti i nesërm, zhvillim

Gjatë të gjithë  paradites të kësaj të Hëne, ambasadorja e BE në Tiranë Christiane Hohmannm bashkë me stafin e saj,  ka qëndruar në ambientet e stadiumit Arena Kombëtare,  ku do të mbahet samiti i BE-s me Ballkanin Perëndimor.

E pyetur  për pritshmëritë e këtij samiti nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, ambasadorja e BE në Tiranë Christiane Hohmann deklaroi:

“Mendoj se së pari është një mesazh shumë i rëndësishëm që Shtetet Anëtare të BE-së i japin vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithëve që vijnë këtu. Për herë të parë ky samit zhvillohet jashtë Bashkimit Evropian. Është një vlerësim i rolit të Ballkanit Perëndimor edhe për Bashkimin Evropian, për stabilitetin tonë, dhe veçanërisht duke pasur parasysh situatën gjeopolitike në të cilën ndodhemi, është e rëndësishme të ritheksojmë se jemi së bashku ndaj sulmit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një mesazh shumë shumë i fortë që do të marrim nga ky samit”. -tha ambasadorja Christiane Hohmann.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë.

Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjitike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.

CËSHTJET PËR DISKUTIM NË SAMIT

Në përfundim të samitit pritet të dilet me një deklaratë e cila do të njihet si “Deklara e Tiranës”.

1 Komente

  1. B
    Bardhok Shpani ( Span - Spani )

    Qfar dotë thot diskutim mbi emigracinin e pa ligjshëm ?' mos vall rikthim në ish diktaurën e Shqipëris së hekurt me në krye sekretarin e par të komitetit qëndror Shokun Enver hoxha ?.. Qfar të mirash dhe tabilitet ekonomik i siellë ky samit Shqipërisë dhe ekonomis së Shqipëtarëve që shqipëtarët të mos largohen më si justifikim për punsim dhe paga si të gjith Evropianët ?..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje