
Një media serioze e tregon veten kur testohet drejtpërdrejt në ruajtjen e kredos si “pasuri e publikut”, apo e “në shërbim të publikut”, pra në rastet kur është private, pikërisht kur cenohen interesat e saj. Fiks kjo që po ndodh me News 24, pasi shteti po shemb, a shembi më saktë, një ndërtim turistik – “Prestige” – te Mali i Robit, pronë e pronarit të medias në fjalë.
Dhe, në dy rastet kur fadromat e IKMT-së kanë shkuar aty, në shtator e tani, kjo media e ka tradhëtuar qartazi publikun, duke u marrë me hallet e veta. Dhe këto halle të veta duke ia imponuar publikut, servirur si hall i të gjithëve. Jo, është halli i saj. Dhe nëse do ishte paksa serioze, paksa profesionale, nuk do kishte bërë këtë që bën, do kishte vijuar të jetë në shërbim të publikut, si “pasuri e publikut”.
“Prestige” është pronë e pronarit të News 24, jo pronë e publikut. Po ç’ndodh? Publiku vijon të bombardohet, paçka se me pult zgjedhjeje në dorë, me hallin e pronarit, në një prej pronave të tij, duke u shndërruar, kjo media, në nivelin më provincial të mundshëm. Ia shtojnë këtë provincialitet dhe ajo armatë figurash politike apo analitike, të cilët me hir apo pahir, dalin e denoncojnë qeverinë.
Dhe jo vetëm kaq; edhe newsbari i televizonit mbushet me titra bajate, ku në citime deklaratash kryeson partia e Ilir Metës, ku vetëm roja i selisë së Lirisë ka mbetur pa u nxjerrë të ai kuadrat lajmesh titrike. Kjo, dhe në situatë të zakonshme.
Pronari aspak simpatik i News-it dhe “Prestige” – i cili nuk njihet për ndonjë prestigj pubik veç të qënit biznesmen tranzioni, pra një pareli – ka mundësitë për një tjetër betejë, pa u bërë bajat, pa e bërë bajate dhe median e tij; ajo që t’i kushtohet vetëm rrugës ligjore nëse pretendon se i është bërë padrejtësi.
Një rrugë ligjore deri në Strasburg, meqë i ka dhe mundësitë financiare. Dhe nëse triumfon ligjërisht, atëherë është e mira që dhe në median e tij, pra atëherë po, t’i rrëfejë publikut se ç’i ndodhur dhe si e zgjidhi ligjërisht.
Kjo, në vlerën e një precedenti, duke bërë që qeveria të mos guxojë më të sillet si xhambaze jo thjesht me pronën e tij, por të çdo shqiptari. Por nuk e bën, pasi Shqipëria për të nis e mbarron aty ku nis e mbarron prona e tij. Pa dashje, këtë mesazh po na përçon News 24 këto ditë…në mënyrën më bajate e provinciale të mundshme!(Tesheshi)
Ne se ka leje nfettimi dhe hipotikim pse nuk e ben publike, por vetem fjale dhe pordhe
Një gazetar që pasurohet, nuk eshte gazetar. I. Montanelli.
Ju lumte "Te sheshi"!
Magazinier ne ushtrine popullore ka qene Fania, mos prisni me shume!
Ne fakt Tema eshte shembulli kryesor sesi nuk duhet te jete nje media. Mero Baze i sherbeu Berishes per vite me rradhe, sa nuk ia plotesoi nje deshire investimi atij, u prish me te dhe nisi bashkepunimin me qeverine e Rames.
fiks ,jane te gjithe njesoj ,sapo ju preket interesi ,fillojne bejne moral pastaj Mero baze jeton ne bllok mu tek kapricio ne nje pallat relativisht shume te mire kushedi sa e ka blere merua shtepine .......me siguri e ka blere me klikimet qe i vijne nga portali hahhahaha
Motoja e hereshme ne kete kohe te re ...ishte dhe vazhdon,...bej biznes...me te gjitha format e mashtrimit, formo nje parti ,ngri dhe nje media qe te mbrohesh...nga cdo sulm... Dhe per rastin Irfan-Prestige, shteti beri mire, . Por duhet te vazhdoje dhe te mos ndaloje we te ktheje kete vend ne normalitet/pra brenda rregullove e ligjeve qe vete ky vend ka miratuar. Natyrisht qe nuk duhet te shkojme gjerat te zhvillohen ...deri ne prishjen fizike...ndeshkimi duhet te perfshije dhe armaten e zyrtareve pergjegjes..ne te gjitha nivelet.
kam shetitur ne shume vende me det te botes ,kurre ne jeten time skam pare nje resort qe ze vijen e plazhit ...kurre.... Sa per prishjen sja kam idene a ka leje ose jo ,po mendoj qe nese do kishte minimalisht mediat e ketij tipit do e benin publike se kane te pakten nje jave qe sjapin asnje lajm tjeter :)......ky dhe femijet e tij jane medioker ashtu si shumica e femijeve te politikes e biznesit ...... Sa per cilesine qe ofronte ky tipi ne kete hotel mjafton te shohesh reviews ne booking dhe e kupton .....