
Gjithçka duket se është gati për pritjen e delegacioneve të Bashkimit Europian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të marrin pjesë në Samitin historik që do të zhvillohet në Tiranë.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit është dekoruar me flamuj kuqezi dhe të BE-së, ndërsa në shtyllat anës tij janë vendosur fotografi të personaliteteve shqiptare, por edhe të shteteve anëtare të unionit, si Ismail Kadare, Helmut Kohl, Jean Monnet, Charles de Gaulle, Altiero Spinelli apo Goethe.
Edhe Pallati i Kongreseve është rregulluar me stenda dhe podiume, të cilat janë dekoruar me motive popullore shqiptare, por edhe ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian.
Aktiviteti nis të martën në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës dhe në orën 14:30 me konferencën për shtyp.
Temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Disa ditë më parë, punonjësit e Bashkisë Tiranë punuan edhe për pastrimin dhe dekorimin e ambienteve të jashtme të Pallatit të Kongreseve, duke vendosur vazo me lule dhe duke pastruar shkallët.
Samiti zhvillohet në kushte të rrepta sigurie. Në të njëjtën ditë, në orën 12:00, opozita ka paralajmëruar se do të zhvillojë protestë para Kryeministrisë. Zona është brenda perimetrit të sigurisë së Samitit dhe policia ka bërë të qartë që nuk do të lejojë zhvillimin e saj aty.
Dikur Fotot e Byrose dhe te sovjetikeve e kinezeve sot Fotot e Byrose se Brukselit.Pse kaq lepirje per nje vend Sovran qe as ne BE nuk na kane futur.edhe servilizmi ka normat e tij.Eshte Turp pas 32 vitesh Shqiptaret drejtohen akoma nga Pardesyte e Bardha te Bllokut Pa dallim .ata dihen Fatos,salih,edvin,ilir agush.Po kujtuat se U be Deti kos nga komunistet nuk keni pare asgje.Ne Shqiperi do mbeten vetem ata qe i sherbejne Shtetit.
me atopolantet e hoxhes do i presin?