Ndriçim Babasi tërhiqet nga gara e primareve, pasi doli në balotazh. Akuza per parregullsi

5 Dhjetor 2022, 17:46Politika TEMA

Ndriçim Babasi tërhiqet nga gara e primareve, pasi doli në

Ndriçim Babasi është tërhequr nga gara e primareve, pasi doli në balotazh nga votimi i djeshëm në Krujë.

Dy kandidatët më të votuar për ‘Primaret’ në Krujë dhe Fushë-Krujë ishin Ndriçim Bajram Babasi me 346 vota dhe Agron Loka me 548 Loka  të cilët shkuan në balotazh pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë 50% të votave.

Por Babasi i ka dërguar degës së PD-së në Krujë një shkresë, ku thotë se ka hequr dorë nga gara.

Në kërkesë Babasi shkruan se nuk e shikon më të arsyeshme të vazhdojë garën për Primaret në PD Krujë për shkak të disa parregullsive ditën e votimit me listat dhe votuesit.

Babasi shkruan më tej se arsyet janë të thjeshta dhe kuptimplota, që t’i hapin rrugë demokracisë dhe që PD-së t'i japim prioritet për fitore në datën 14 maj 2023.

Në fund kandidati i Primareve i tërhequr nga gara falenderon të gjithë ata që e votuanpor edhe ata që nuk morën pjesë në votime për arsye të ndryshme.

Ndriçim Babasi tërhiqet nga gara e primareve, pasi doli në

3 Komente

  1. T
    Tit Vasili

    NDRICIM kARASI HAJDUTI I GURORES

    Përgjigjjuni
    1. Çekiçi

      O te mjeret e PD akoma po i besoni Sali Karagjiqit Nji krimineli nji hajni nji vrasesi i cili nuk bëri gjë per popullin vetem po ju mashtron mashtresi per interesat e tij personale dhe te familjes se tijë

      Përgjigjjuni
      1. f
        flamuri pa shkop

        Akoma kërkon ky mamuthi Saliut?!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje