Kreu i BE: Samiti ynë do të zhvillohet në zemër të Ballkanit: Tregon një evolucion të fortë

5 Dhjetor 2022, 17:00Politika TEMA

 

Kreu i BE: Samiti ynë do të zhvillohet në zemër të

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e quajti simbolik samitin mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër në Tiranë, pasi sipas tij do të zhvillohet në zemër të rajonit.

Ai theksoi se ky samit tregon një evolucion të fortë të Shqipërisë sa i përket angazhimit.

“Samiti i nesërm BE- Ballkani Perëndimor është shumë simbolik sepse do të zhvillohet në Tiranë, në zemër të rajonit. Tregon një evolucion të fortë për sa i përket angazhimit”, shkruan Michel në Twitter.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor pritet të jenë 44 delegacione, i cili do të nisë nesër nga ora 10:00.

Lini një Përgjigje