Rama nga Shkodra: Po përpiqen të më fusin në sherr me gjithë burrat e Shqipërisë

25 Prill 2025, 18:27Politika TEMA
Rama nga Shkodra: Po përpiqen të më fusin në sherr me

Kryeministri Edi Rama, nga Shkodra është shprehur se gratë dhe vajzat janë pararoja e armatës së fitores së 11 majit.

"Mua më vjen keq që duke i kushtuar në këtë rrugëtim drejt 11 majit një rëndësi të veçantë këtij takimi me gra dhe vajza, kam mërzit disa burra. 

Por e para, që është më e rëndësishmja, arsyeja pse besoj se këto takime me gra dhe vajza, me këtë pjesëmarrje masive, që nuk janë thjesht votueset tona, por pararoja e armatës së fitores së 11 majit, janë shumë të rëndësishme sepse mua jeta politike më ka mësuar sesa të drejtë kishte Maraget Thatcher kur thoshte ‘do të bësh muhabet, ulu me burra, do të mbarosh punë, ngrihu në këmbë dhe shko bëje me gra’.

Nga ana tjetër, dalim te ata që janë mërzit. Pse janë mërzit ata? Përpiqen tani të më fusin në sherr me gjithë burrat e Shqipërisë. 

Por nuk është e vërtetë ajo që përpiqen të thonë. E vërtetë është se ne PS hyjmë në çdo fushë beteje elektorale me një avantazh, sepse 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë mbështesin PS", tha ai.

2 Komente

  1. V
    Vvv

    Deliranti dhe gastori kryeminister leshon mufka si ti vije ne momente delirante dhe fajin e kani gjithmone ata qe hane dardha prapa shpines se tij, ky ne kete moshe ka pjerdhur imagjino kur te arrije sa vellai i madh Sali Rama.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yildis Pata

      Eshte vetem nje klloun ....pa audience. Se pjerdh me askush. As Spirokaripali...

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje