Së shpejti një nismë ligjore për regjistrimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë këtu në Angli. Këtë premtim dha kryeministri Edi Rama në takimin me bashkatdhetarët në Londër, teksa foli për vitin e luftës së Kosovës.
“Disave prej jush u është dashur të fshehin identitetin e tyre disa të bëjnë p[unë që nuk i kishin parë as në ëndrrën më të keqe dhe të tjerë kalojnë vështirësi për regjistrimin e fëmijëve bë Shqipëri.
Së shpejti do të ndërmarrim një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë këtu në Angli dhe do vazhdojmë përpjekjet diplomatike pranë qeverisë së re britanike për t’ju mundësuar të gjithëve ju që keni një emër nga ajo kohë rikthimin e emrit të nënës e babës në të gjitha raste kur ju e dëshironi. Në atë kohë shumë prej nesh udhëtuan drejt Britanisë ku u regjistruan si refugjatë politikë për të fituar lejen e qëndrimit dhe për të jetuar.
Sot është kollaj të thuhet se ata abuzuan me sistemin e këtushëm duke ndërruar emër dhe mohuar vetveten. Por vetë ndarja mes refugjatëve politikë dhe ekonomikë jo si në kushtet e atij viti është një mjet për të justifikuar përjashtimin shoqëror në një Europë që është e kapur në kurthin e politikës dritëshkurtër të zgjedhjeve të radhës”, tha Rama.
Rama theksoi se Anglia ka përfituar më shumë nga shqiptarët sesa e kundërta.
“Ju shqiptarët kemi përfituar më pak sesa ka përfituar ky vend nga ju dhe kjo nuk është retorikë por e vërtetë që vlen për të gjithë shqiptarët që janë krenaria kombëtare e një Shqipërie që më në fund ka nisur t’ju bëjë edhe ju krenarë, siç ju e bëni krenar në art, biznes e shkencë”, shtoi Rama.
Nese rregullone kete problème ke bere shume shume shume shume , ka njerez qe jetojne me emer dhe mbiemer tjeter , njerez te pafajshem qe fshihen mbas nje pamendesie te kohes .
A ka akoma njerez qe genjehen me fjalet e tij?
Mos i genje njerezit more hipokrit,se do te humbasin edhe ato qe i kane fituar deri tashti . Do ju grisin dokumentet more mashtrues. Jane aty ne shkelje te ligjit dhe do pagujne kurdo qe te zbulohen . Kujton hipokriti se po i jep urdher Mamices.