Rama: Paga mesatare do shkojë 900 euro në 2024

30 Dhjetor 2023, 12:55Politika TEMA
Rama: Paga mesatare do shkojë 900 euro në 2024

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit u ndal edhe tek rritja e pagave.

Ai theksoi se në vitin 2024, rritja e pagës mesatare do të jetë 900 euro për sektorin publik.

Tek rritja e pagave përfshihen punonjësit e policisë, mjekët dhe punonjësit e administratës

“Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve, që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro.

Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjeve dhe kompensimeve qoftë për efekte e rritjes së kontributeve të sigurimeve. Pagat e sektorit publik kanë filluar të rriten ndjeshëm.

Vitin e ardhshëm në qershor do kenë rritje tjetër të parashikuar në buxhetin e vitin 2024. Arsimtarët, ushtarakët punonjësit e policisë, mjekët dhe punonjësit e administratës do kenë rritje që do ta çojë pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro”, tha Rama.

2 Komente

  1. H
    Harroni që nuk vdesim dot as me urdher, por nga pe

    Po pensionet qe i keni per turp ?!?! Ku do të na çoni me 20.000 pension ? E mendon dot që as pompat e azmës nuk blejmë dot ? Fryme nuk marrim do , e jo me ushqim ashtu si duhet .

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Do rriten pagat thote. Po sa blen me ato paga more hipokrit. Shto letra pa vlere ne qarkullim duke rritu cmimet qe kane shkuar ne Hane. Kjo eshte politika ekonomike e hajnave te ripjelljes qe duan te genjejne popullin se po rritet mireqenja ne nje kohe qe po rriten vetem vjedhjet e qeveritareve me Ahmetajt, Beqajt Krifcat etj etj…… dhe te ha meraku se po e quani hajdut djalin e Hamidit ju media.. I neveritur.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje