Kryeministri Edi Rama paralajmëron reformim të pagave në sistemin arsimor.
Rama tha se për pak muaj paga mesatare e mësuesve do të shkojë në 950 euro, me rritjen që është përcaktuar, por sipas tij kjo është e pamjaftueshme.
Kreu i qeverisë tha se po shikohet mundësia që mos të kemi më një sistem pagash të unifikuar për mësuesit, por se ata do paguhen sipas meritave dhe performancave në mësimdhënie.
Për këtë ka nisur krijimi i një portofolit dixhital që do ketë të dhëna për çdo mësues, kualifikimet e tyre, trajnimet, performanca në mësimdhënie.
“Nuk mjafton vetëm rritja e pagave. Pagat për pak muaj do shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton. Prandaj na duhet të reformojmë sistemin për shembull, mek e asaj rritjes çdo 5 vjet të pagës si rezultat i rritjes së vjetërsisë në punë, duhet ta reformojmë komplet.
Duhet të bëjmë të mundur që përveç pagës uniforme, të ketë edhe nivele të ndryshme pagash sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve. Për këtë na duhet sistem i besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh. Ministrja përmendi portofolin dixhital që ka filluar të strukturohet, por janë një sërë elementësh që duhen vënë në vijë. Ne besojmë që mund t’ia dalim kësaj sfide”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek mbështetja e BE për vendin tonë, sa i takon fushës së arsimit.
“BE sot duke kuptuar këtë nevojë, këtë shqetësim të madh ka ndryshuar qasjen dhe për herë të parë në histori ka vendosur për një vend që nuk është vend i BE, por është në procesin e negociatave me instrumente financiarë që deri dje mund ti gëzonin vetëm vendet e BE”, tha Rama.
Me te arsimuar jane nxenesit se disa mesues te pakualifikuar qe po i marin me qafe kete brez
Me mire thoni se paga do behet 900 mije leke; ose pak me teper. Euro para nje viti ishte 1200 leke, tani 1000. Cmimet ne dy vitet e fundit jane rritur te pakten 40%. Pra paga mesatare realisht shkon afersisht aty ku ishte...rreth 500 mije leke! Nuk po llogaris taksat dhe sigurimet. Kjo eshte situata tani. Po neser? Do rritet cmimi i energjise elektrike (pse kot ua rritem rrogen? Kudo po rritet cmimi i ujit. Do rriten cmimet e produkteve ushqimore, sidomos te produkteve te qumshtit. Nuk po vazhdoj me tutje se une bej pjese te pensionistet tashme. Per ne mendon tjeterkush. Harrojne dhe harrojme se me votat tona mbahet Rama, qe coi ne tre milone leke rrogat e perfaqesuesve te popullit, si dhe te tijen!
Komandant! Por edhe ju te tjeret rreth Komandantit me gjasme te Rilindjes. Si u kalohet dita pa bere nje njoftim, por edhe nje ngushellim familjes per humbjen e nje njeriu te mire, e nje intelektuali me peshe, politikani me vlere, nje nga themeluesit e Ish Partise Socialiste, disa here deputet, ish kryeredaktor i Gazetes Zeri i Populli, ish ambasador i Shqiperise ne Maqedoni dhe me kontribute te veçanta per çlirimin e Kosoves, Fatmir Kumbaro? Aferim u qofte. Turp. Ne qe e njohem ndjejme dhimbje te thelle se na u largua nje njeri me vlera dhe historia do i jape vendin e nderit. Ngushellime familjes.
Duket se filloi te rrjedhe NAFTA ne Shpirrag....... gezuar ramazonin
Kush flet pas 3 dekadash per ARSIMIN!? Kur :'Ne krye te nje vendi 33 vjet pa SH T E T / Vihet nje nudist,integralist bojaxhi....A N A L F A B E T!
Ramut HALEJA,,,950 euro per mesuesit ? a ke pyetur ndonjehere se sa shtepira kane keta mesuesit dhe pedagoget e universiteteve dhe se si i kane perfituar ? A e di zotrote se per cdo provim marin nga 100-200 euro? Po per pensionistet o legen kur do besh ndonje rritje qe te kalojne muajin
Pensionistet ne Shqiperi kane mundesi te hedhin cdo qeverri. Jane 700 000 sot . Vetem te ulen ne rruget e Tiranes e aty te dhjesin e shurrosin deri sa te rriten pensionet. Llapni neper gazeta dhe te emisionet e mjesit ne tv. Rrace frikacakesh. Rob te marum.