Jorida Tabaku jep alarmin: Fshati po vdes

30 Janar 2024, 09:56Sociale TEMA
Jorida Tabaku jep alarmin: Fshati po vdes

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se për shkak të politikave të qeverisë fshati po vdes.

Me anë të një vidoemesazhi në Facebook, deputetja demokrate thotë se kjo gjendje e fshatit reflektohet çdo ditë në tokat që mbillen, por edhe në numrin e krerëve të bagëtive që sa vjen dhe po bie.

Tabaku thekson se faktor i gjendjes ku sot ndodhet fshati është edhe heqja e rimbursimit të TVSH për fermerët, por edhe zhvlerësimi i euros, që ka bërë që produktet e importuara të shiten më lirë se ato vendase.

“Kush bën pazar e shikon që të gjitha çmimet janë rritur. Frutat, perimet sot kushtojnë më shtrenjtë. Pse kushtojnë më shtrenjtë? Megjithëse kemi 20% të ekonomisë sonë që vjen nga fshati. Sot, fatkeqësisht fshati po vdes! Kjo reflektohet çdo ditë; në tokat e punuara dhe të mbjella, në numrin e krerëve që kanë rënë me 25%, në prodhimet që nxjerr sot fshati. 20% e importeve është rritur me produkte bujqësore ndërsa 8% kanë rënë eksportet. Pse ndodh kjo? Për një arsye shumë të thjeshtë; politikat e qeverisë.

Së pari, kanë hequr TVSH dhe rimbursimin e TVSH për fermerët dhe ka sjellë një rritje me 20% të gjithë çmimeve. Prandaj protestojnë sot fermerët që derdhin qumështin në Fier, Lushnje e Gjirokastër.

Së dyti, 25% është zhvlerësuar euro dhe kjo ka bërë që produktet që vijnë nga jashtë të shiten më lirë se ato që prodhohen në vend. Toka e bekuar shqiptare me produkte Made in Albania fatkeqësisht nuk ia del me këto çmime.

Së treti, arsyeja kryesore lidhet me marrëveshjet që bëjnë grumbulluesit. Gjithmonë, shumica vuan dhe pakica përfiton. Kështu që sa herë të bëni pazarin e të kujtoni se përse çmimet janë rritur? Përse kushton më shtrenjtë? Mbajeni mend se fshati po vdes! Po vdes prej politikave të qeverisë”, shkruan Jorida Tabaku.

10 Komente

  1. M
    Martin

    Fshati i tufezimeve dhe i 30 Lekeshit per dite pune i Enver Hoxhes ka vdekur me kohe, tani eshte koha e lulezimit te fshatrave turistike dhe fermave bujqesore e blegtorale te ekonomise se tregut. Po keta fshatra duan tru e krahe te forte, jo fishekzjarre ne sallen e parlamentit dhe pelegrinazhe ne kafazin e kryeshkaterruesit te Shqiperise, birit dhe dhenderrit te Serbise, Sali Vuk Berishes.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati orëve të para

      Ik moj pirdhu. Llogaria Kavaja. Jep shëmbull personal, merr fëmijët, burrin dhe shko të jetosh në fshat. Na çatë trapin duke bërë moral për të tjerët, ndërsa për vehte merr 5 milionë lekë në muaj duke bërë gam, gam dhe duke shkuar pas prapanicës së Sali Kriminelit.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeni te shkatrrimtaret e ekonomise

        Tabakja dhe Gjeka me vdekje kane filluar e po i bejne analizat se e dine fare mire qe jane pikerisht ato dhe partija tyre qe cuan gjithcka nen ZERO

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tiranasi

          Te kesh nje ministre bujqesie si kjo feçka e fotos, me siguri qe tranglli ne misri gjeorgjan do hudhen nalt pa kufi.

          Përgjigjjuni
          1. E
            ENTSOE

            zonja " Gjimnazi Sami Frasheri" e Paskuqanit!! Mashtruesja tabake!

            Përgjigjjuni
            1. 0
              007

              Bravo Mizaskena Tabake ti po . Pa ty P.D - ja ska jete fytyra me e zeze e deputetes shtrige prej se verteti jo moj Tabake .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asd

                Te gjithe terheqin cfare munden me shatin e vet. Edhe zonja ka dal sot me shatin e vet. Pervec ketij konstatimi "bombe" ku e keni programin tuaj ne ndihme te bujqesise?

                Përgjigjjuni
                1. K
                  KryeKurva e Tropojes

                  Gjalle eshte kjo kryekurva e Tropojes Nga te gjitha kurvat PDiste kjo mban vendin e KryeKurves, hajdute, imorale dhe gjobaxhie

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbeni

                    Pse edhe kjo nga Tropoja e sali MALOKUT është ?Qënka bërë malokëri hesapi PD e sali pordhës.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arbeni

                      Pse edhe kjo nga Tropoja e sali MALOKUT është ?Qënka bërë malokëri hesapi PD e sali pordhës.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje