Ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare për shkak të atakut kardiak, mjeku: Është problem gjenetik

29 Janar 2024, 21:00Sociale TEMA
Ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare për shkak

Historia e 18-vjeçares, Lorena Bërdufi, është historia e një vajze të bukur, me një fund tragjik. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në disa kompeticione të bukurisë si “Miss Kavaja” në qytetin e saj dhe së fundi në “Miss Univers Albania 2023”.

Lorena Bërdufi, ndërroi jetë në mëngjesin e 25 janarit, atëherë kur zemra e saj pësoi goditjen fatale. Historia përsëritet për familjen Bërdufi, pasi ata kanë humbur vajzën tjetër më të vogël në të njëjtat rrethana.

Këtë të hënë ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, mjeku kardiolog, Elton Qeli, i cili ka folur për rastin tragjik dhe për atakun kardiak në përgjithësi. Ai u shpreh se në rastin e dy motrave, të cilat kanë ndërruar jetë nga i njëjti shkak, problemi është gjenetik.

Rudina Magjistari: Si shpjegohet që të dyja motrave u ka ndodhur e njëjta gjë? Duke se diçka gjenetike, besoj që duhet të ketë në mes, megjithatë, fakti që ataku kardiak shfaqet në mosha kaq të reja, çfarë mund të themi nga këndvështrimi juaj?

Elton Qeli: Përshëndetje Rudina, ngushëllime të ndjera familjes, për këtë humbje të 2-fishtë. Përtej kësaj ngjarje, unë doja ta cekja si fenomen të përgjithshëm, problemin e vdekjeve të papritura në mosha të reja, sepse vërtetë është një fenomen shumë shqetësues, që gjithmonë e më shumë po rritet. Faktikisht, në moshat e reja bëhet fjalë për subjekte nën 35 vjeç, të cilat bëjnë vdekje të papritura. 

Përgjithësisht mendohet, të paktën sipas literaturës, që shkaqet kryesore për këto mund të jenë probleme gjenetike. Pra, janë sëmundje gjenetike të cilat prekin qoftë muskulin e zemrës, qoftë sistemin e kanaleve elektrike në brendësi të zemrës, të cilat shoqërohen ndonjëherë edhe pa simptoma ose pa shenja paralajmëruese, me humbje të jetës në mosha të reja.

Rudina Magjistari: Megjithatë, në këtë rast duhet të jetë shumë prezent edhe faktori gjenetik apo jo, në rastin e dy motrave, që i ka bërë të ndahen nga jeta kaq herët?

Elton Qeli: Besoj se po, sepse janë dy vajza në moshë shumë të re, të së njëjtës familje, ku patjetër problemi gjenetik është evident në këtë rast. Është ndryshe nga rastet që ne jemi mësuar të shohim mbi 40 apo 45, që bëjnë vdekje kardiake të papritura në bazë të sëmundjeve. Domethënë, baza kryesore e këtyre çrregullimeve në mosha kaq të reja, përgjithësisht është faktori gjenetik. 

6 Komente

  1. A
    Aron

    Fatkeqesi e madhe!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zgjohu

      Tani nisen po dalin pasojat e v@ksinave vrasese qe qeverite detyruan njerzit ti bejne. Ne gjithe boten po vdesin njerenjerez te rinj nga zemra, kanceri turbo etj ne mase aq te madhe saqe eshte quajtur " Semundja PAPRITMAS " Zgjohuni, Qeverite ju kane helmuar...

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eshte von

        Nese eshte e vertete , se askush nuk e di te verteten ....eshte teper vone te zgjohesh ...ose si thone ....: cdo hedhesh , do presesh ...tani skemi cte bejme gje tjeter vec te presim ...fatin

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vlora.Vlora

        Mjekeve ne shqiperi u ka ngele ora mbrapa ,jashte shtetit u jepet me rendesi mjekeve te rinj sepse azhornohen me kohen ,qe nga ilacet e reja qe zevendesojne me te vjetrat ,dhe ne teknologjine e operacioneve qe perparojne ,mjeket e vjeter pavaresisht pervojes shikohen pak me medyshje.Sa per vajzen me duket e cuditshme per attak kadhiak pa pasur ndonjehere shqetesime

        Përgjigjjuni
        1. T
          Triumfi

          Shqetesime jo ....gjenetike po ....dhe e kaluara e trasheguar ne gjenetike sot eshte shume shume e rendesishme ...

          Përgjigjjuni
        2. H
          Henri Starova (Milano).

          Ne pergjigje te kolegut kardiolog ne intervisten dhene zonjes Rudina Magjistari dhe internauteve si me siper: Eshte e mundeshme qe origjina te jete gjenetike. Por ajo çka nuk tratohet ne kete interviste qofte nga gazetarja qofte nga Kardiologu eshte se: pse mbas vdekjes se pare (te motres) nuk u bo nje depistim gjenetik per femijet e tjere te familjes ? Kjo duhet te behet sa me pare nqs ekzistojne motra apo vellezer te viktimes. Nqs nje semundje gjenetike (Brugada's syndrom) ne lidhje mes shkembimet elektrike e jonike te muskulit kardiak apo nje kardiopati hypertrofike familiale, per kete ekziston nje terapi: ajo eshte DEFIBILATOR IMPLANTABLE dhe i semuri jeton normalisht sikurse te gjthe njerzit normal. Sa turp qe flasin perralla qofshin gazetaret qofshin koleget e mi. Kjo lloj terapie bohet jo vetem ne vendin ku punoj une (Milano) por edhe ne Shqiperi. I lutem familjes te depistoj femijet e tjere nqs kane pa humbur kohe tek nje kardiolog i pregatitur dhe jo tek sharlatanet (R-test, til-test, Funksionin kardiak ekografik dhe testin e forces, dhe gjithashtu studimin gjenetik te pompes Na/K). Kurajo familjes !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje