Avokati i Jetnor Zhabolit, Edison Hasanbasha në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” tha se qëllimi i familjarëve nuk është për ta dënuar, por ai të kurohet dhe të shkojë pranë familjes.
“Nga të dhënat ka rezultuar se Jetnori kohët e fundit, rreth një vit më parë ka shfaqur probleme të çrregullimit psiqik të tij, sepse Jetnori ka një bashkëshortësi prej 15 vitesh dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ata kanë pasur marrëdhënie shumë të mirë mes tyre, sipas të dhënave dhe shpjegimeve që ka dhënë bashkëshortja, Jetnori i ka shfaqur rreth një vit më parë, nuk është diagnostikuar, sepse nuk ka kryer edhe ndonjë vizitë, edhe pse familjarët kanë insistuar.
Prokuroria e ka sjellë masën e sigurimit me disa dyshime për dhunë në familje, heqje të paligjshme të lirisë, keqtrajtim të të miturit dhe shkaktim vetëvrasjeje, nuk qëndrojnë të gjitha, për shembull shkaktimi i vetëvrasjes. Jetnori kishte një jetë shumë normale thjesht nuk e di arsyen përse ka arritur në këtë degjenerim të shëndetit mendor, por duhet të tregohemi të kujdesshëm në raportimin e këtij lajmi se e kam parë që është trajtuar si një kriminel. Një person që kryen disa veprime por nuk i kupton nuk është kriminel por i pa përgjegjshëm është detyra jonë për ta kaluar këtë.
Fillesat i ka pasur në punë, aty tregonte me familjarët që dëgjonte zëra sikur flisnin për të, e la punën tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe avancimi erdhi duke u shtuar, deri në fazën që jemi sot. Ai nuk ka dhënë deklaratë për familjen, edhe nëna edhe bashkëshortja e kuptojnë problemin e Jetnorit e kuptojnë që ka probleme të shëndetit mendor. Edhe bashkëshortja ka dorëzuar një deklaratë noteriale që kërkon më tepër mjekimin e tij për t’ju rikthyer familjes, se sa dënimin. Policia shkoi pas telefonatës së bërë nga fqinjët prej zhurmave. Bashkëshortja ka shprehur se Jetnori ka shfaqur probleme psikologjike dhe ka nevojë për t’u trajtuar. Nuk është qëllimi për ta dënuar”, tha avokati.
Ne Shqiperi ekziston akoma psikoza qe nje njeri qe ka shkelur ligjet e shtetit, nese e fal familja e demtuar, lihet i lire; jo te dashur bashkatdhetare, ligji nuk eshte vetem per nje familje, por eshte mbi te gjithe ne interes te mbrojtjes se shoqerise. Nese personi i arrestuar ka probleme shendetesore, bashkeshortja duhej te kishte njoftuar marre me organet e Ministrise se Shendetesise; nese burri eshte arrestuar pa vendim te prokurorit, policet qe kane bere arrestimin duhet te procedohen nha organet ligjzbatuese te MPB.
Nese familja e do prane, mund ti jepet nje mundesi e dyte. Semundjet kurohen me ilace, jo me burg. Gjithesesi nuk ka bere krim.
Po, djali duhet kuruar dhe të kthehet shëndetshëm në familjen e tij. Ka qenë sëmundja dhe jo ai që ka vepruar gabim mbi familjen e tij.