Rama piktor, Erdogan shitës limonade, Medvedev pastrues: Profesionet e liderëve botërorë para se të bëheshin udhëheqës

28 Shtator 2023, 14:17Politika TEMA

Rama piktor, Erdogan shitës limonade, Medvedev pastrues: Profesionet e

Shumë politikanë kishin profesione të tjera përpara se të bëheshin udhëheqës të vendeve të tyre.

Në profilin “World of Statistics” në X është publikuar lista e “World leader were once”, ku kanë zbuluar se çfarë kanë punuar liderët botërorë në rininë e tyre.

Shumë njerëz e dinë se Volodymyr Zelensky njihet edhe si komedian në Ukrainë, por nuk është ky rasti i parë. Jimmy Morales, presidenti i Guatemalës nga viti 2016 deri në vitin 2020, ishte gjithashtu një komedian.

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov mban rripin e zi në karate dhe ka punuar edhe si truprojë. Kryeministri kanadez Justin Trudeau punonte si roje në një klub nate, presidenti i Gambisë, Adam Barroë, gjithashtu punonte si roje sigurie bashkë me Papa Françeskun.

Nga ana tjetër Donald Trump mblidhte shishe, Barack Obama shiste akullore dhe Joe Biden ishte një riparues.

Presidenti rus, Vladimir Putin kishte një karrierë si agjent sekret në KGB, ndërsa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shiste limonadë dhe gjevrek para se të niste studimet.

Në listë ishin edhe politikanë nga rajoni, ku ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç ishte kompozitor. Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama njihet për talentin e tij në pikturë.

Kurse kryeministri pakistanez, Imran Khan ishte lojtar kriketi dhe Johanna Sigurdardottir, ish-kryeministrja e Islandës punonte si stjuardesë.

Lista e plotë:

Narendra Modi – Shitës çaji
Volodymyr Zelensky – Komediani
Edi Rama – Piktor
Tony Abbott – Prift praktikant
Boiko Borisov – Truprojë
Justin Trudeau – Roje në klub nate
Stephen Harper – Asistent në postë
Ivo Josipoviç – Kompozitor
Nicolas Sarkozymhannale – Stjuardesë
Michael Higgins – Kamarier
Silvio Berlusconi – Këngëtar
Ellen Johnson Sirleaf – Nëpunës farmacie
George Weah – Futbollist
Dalia Grybauskaite – Punonjëse në fabrikë
Andy Rajoelina – DJ
Khaltmaagiin Battulga -Gazetar
Imran Khan – Kriketisti
Vladimir Putin – Agjent
Dmitry Medvedev – Pastrues rrugësh
Borut Pahor – Model
Adama Barrow – Roje sigurie
Rexhep Erdogan – Shitës limonadash
Boris Johnson – Gazetar
Donald Trump – Koleksionist shishesh
Barack Obama – Shitës akulloresh
Joe Biden – Riparues
Tabare Vazquez – Onkolog
Papa Françesku – Roje në klub nate
Nicolas Maduro – Shofer autobusi.

 

8 Komente

  1. e
    erdomuti

    Po ca leshin e ngaterroni Zelensky .Ai ka ber ca i ka dash trapi se eshte hebre te tjerat jane logje.Te krahasosh nje mut si erdogani me nje hebre.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ore Tema, jeni ne vehte apo jo ?

      Stefan Harper studied economics, earning a bachelor's degree in 1985 and a master's degree in 1991.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sot nuk eshte 1 Prilli, Merooo

        Medvedev graduated from the Leningrad State University Faculty of Law in 1987. After graduating, Medvedev considered joining the prosecutor's office to become an investigator however, he took an opportunity to pursue graduate studies as the civil law chair, deciding to accept three budget-funded post-graduate students to work at the chair itself...

        Përgjigjjuni
        1. g
          granit

          Cfar rendesie ka se cfar ke qene sepse i mencuri ecen ne jete dhe shkon atje ku nuk shkon cdo njeri. Mund te jesh djali apo vajza e nje bujku te thjeshte dhe shembujt kane treguar se kane kapur majat e suksesit.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Apo jo ?

            Edhe Mero shkonte me dhi ne Peshtan .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkodrani

              Prandaj bota eshte katandisur keshtu!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mendimi im

                Avash po degjeneron mendimi, perse duhen keto? Per kuriozitet edhe mundet, por çdo njeri para se te ngjzej ne mitren e nenes, ka qene sperme e babait, pastaj embrion e ne fund ka dale nga rrethi mi nente mujor duke qare . Ne fund eshte ky qe eshte sot.

                Përgjigjjuni
                1. ¿?

                  Nje pyetje e thjeshte eshte, perse shumica e ketyre politikaneve (mender liderave te ndritur) nuk kane profesione te tipit Shkencetare, inxhiniere, Shkrimtare, Ekonomiste etj te ketij kallepi, por profesione koti? Kjo tregon qarte se njerezit me profesione serioze i kushtohen profesionit dhe japin kontribut konkret e te vlefshem per njerezimin. Keta politikanet. mender. keta nuk dine cfare te bejne dhe fillojne te bejne llo llo llo gjithe diten e Perendise, dikujt i japin picken, dikujt bythen, bertasin me shume se te tjeret derisa gjejne kopene qe i beson e u jep votat, pastaj qef o qef qe ben dervishi, dil fol, tall bythen, po munde vidh ndonje lek se do te duhet me vone. Nje thenie vjeter thote: "Ata qe jane te zote bejne gjera te medha, ata qe jane me pak te zote behen mesues, ata qe nuk jane te zot te behen as mesues behen politikane. Rrofte budallalleku i turmave qe u vete pas bythes shitesve te cajit, piktoreve, rojeve te klubeve te nates etj. etj. Prandaj dhe bota eshte katandisur ne kete hajvanllek kolektiv.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje