Rama u përgjigjet kritikëve: Për ata që thonë se s’kanë të hanë, me aeroportin e Vlorës po ndërtojmë një “fabrikë të madhe buke”

21 Maj 2022, 13:09Politika TEMA

Rama u përgjigjet kritikëve: Për ata që thonë se

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për rëndësinë e investime infrastrukturore për rritjen e numrit të turistëve në vend.  Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se Lungomare ka rritur vlerën e pasurisë së patundshme të qytetarëve që janë aty, në shifra që nuk i kishin imagjinuar kurrë, sipas tij.

Rama iu përgjigj kritikëve që thonë “s’kemi bukë, ku ngrini sheshe”, duke u shprehur se në Kume deri dje hynin me çizme, ndërsa sot po del në dritë.


“Flitet për Lungormare në aspektin estetik, por në fakt përtej asaj që duket në atë zonë kanë ndodhur dhe disa gjëra që nuk duken. Më e rëndësishme është që njerëzit që kanë prona në atë zonë janë më të pasur sot, kjo i ka bërë njerëzit më të pasur. Pasuria e tyre e patundshme është rritur në nivele që nuk i mendonin. Në Kume ku deri para disa kohësh duhet të futeshe me çizme, brenda pak vitesh to shtëpi do jepen me qira për pushuesit, banorët atje do futen në sistem airbin, ku do kenë turistë të huaj. Zona po del në dritë me një investim që është i konsiderueshëm. Por është asgjë në raport me fitimin që do sjellë, sot Vlora po hyn në një fazë ku nevoja për shtretër do rritet në pikën e një krize të madhe. Kush ka shtretër në Vlorë do vazhdojë të rrisë çmimet. Rritja e çmimeve mund të duket problematike, por në fakt në aspektin e industrisë turistike, është shenja e rritjes së një ekonominë tërësore, është sfida jonë që të shtyjmë së më shumë për ndërtimin e infrastrukturës që të kemi sa më shumë shtretër.

Duke pasur parasysh aeroportin, vlerësojmë se mungojnë 2000 shtretër. Duhet të vazhdojmë të b bëjmë atë që kemi nisur. Ndodh shpesh që kur nisim një punë, ngihen ata që thonë “s’kemi bukë, ku ngrini sheshe”, “hajde shikoni tek x lagje, shihni ça bëhet”, është konceptim i gabuar, jo se s’ka nevojë në një x lagje, por nëse e nis nga andej s’ka asnjë shans që të rrisësh kapacitet e konsumit dhe ekonomisë”, tha Rama.

24 Komente

  1. B
    Baftjar

    Me te vertet fabrik buke se me an te ktij aeroporti do kemi zhvlillim te madh ekonomik me exporte dhe me zhvillimin e turizmit. Kshu qe rrjedhimisht do rritet mirqenia

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alfred

      Aeroporti do te jete nje burim te ardhurash pasi do krijoje shume vende pune e do terheqe me shume investitore.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demagogu

        O artist, kështu siç e thua ti. Është ashtu siç thua ti... Zhvillimi i infrastrukturës sjell progres... Por problemi yt madhor. Është transparenca. E dyta? Me çfarë kostosh reale bëhen. Dhe sa do t'ju rëndoj realisht Shqiptarëve. E treta? Si përzgjidhen ata që i bëjnë. E katërta? A pyeten njerëzit a i duan apo Jo ( palët reale të interesuara). E pesta? Pse vetëm me pak veta, kompani, për pak veta, kompani PPP e konçensione.... (Se pikërisht ky është ndryshimi i shtetit të mirëfilltë, shteti i të gjithëve dhe shtetit monopolist-oligolipolistik-mafioz)

        Përgjigjjuni
        1. M
          Marko

          Airporti i ri nje vend tjt ku do te ket shume vende pune per te gjithe te rinjt

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eda

            Me ate aeroport do hapen vende te reja pune pafund dhe njerzit juk kan pse ankohen me

            Përgjigjjuni
            1. O
              Okta

              Rama ka ber dhe vazhdon te bej super pune te madhe per kte vend mendoj qe ska vend per shum ankime

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jorgo

                Tashme vlora dita dites po vihet re qarte ndryshimi ne kete qytet si ka qene dhe si eshte bere fale gjithe ketyre investimeve ,te gjithe sektoret kane marre nje zhvillim te madh ekonomia e vendit eshte rritur po ashtu dhe turizmi

                Përgjigjjuni
                1. t
                  titi

                  e po mir ja beri se shkon punon tjetri i thuan per cdo gje skeni buk me honger dhe suksese vlores per airoportin

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luce

                    Ata qe thon skemi buk jan ata qe kan mllef nga puna juaj qe ja keni nxjerr vloren ne drit dhe jan ata te atij te vdekurit qe duan vetem te shajn por ti vazhdo perpara se je i vetmi kryeminister qe ke bere mir ne kete vend

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Beni

                      Aeroporti i Vlores do hape shume mundesi punesimi, dhe do i japi asaj zone nje zhvillim shume te madh

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gezim

                        Ju keni bere aq shume investime sa te gjithe kane mundesi qe te punesohen dhe te hajne buke .

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Durim

                          Destinacionet turistike ne Shqiperine kane marre vemendjen e duhur nga qeveria jone dhe jam i sigurt qe do behen pikat kryesore te turizmit ne vendin tone.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            aqif

                            Investimet duhet te shifen perhere per mire se krijojne mundesi pune

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Klotilda

                              Lungomarja sot eshte nje nga atraksionet m te medha dhe pikat me te rendesishme jo vetem turistike por edhe strategjike shqiptare

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Piro

                                Po perse i keni kaq shume qejf fjale te huaja si Lungomare (italisht), kur ne kemi fjalen shqip Buzedet qe tingellon edhe me bukur edhe me shkurt dhe mbi te gjitha eshte shqip. Ju lutem, zoti kryeminister mos veproni edhe ju keshtu pa pergjegjesi me gjuhen e bukur te Naimit.

                                Përgjigjjuni
                                1. j
                                  jani

                                  vlora gjithmone ka pasur nje numer te larte turistesh ama me ane te ketyre transformimeve jemi te sigurt qe do kemi akoma me shume. qeveria po bn plot pune te mira t cilat jan ne te miren e gjithesecilit nga ne

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Niku

                                    Une nuk kam asnje kritike. Thjesht nje pyetje: Aeroporti i Kukesit eshte funksional? Sa mijra udhetar fluturojne çdo muaj? Apo ishte thjesht nje flluck sapuni? Shpresoj i Vlores mos ket te njejtin fund.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Greta

                                      A e kuptoni cfare pune po ben ky njeri me njerz ca zhvillimi po i jep vendit jo si keta qe duan te sjellin perseri salen te na kthen persersi mrapa ne kohe e mos te shohim diell me sy

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fati

                                        Si e keni thene dhe ju o zoti rama pune ka po ska profesioniste. Ju pergezoj sepse cdo premitim qe keni dhene e keni mbajtur

                                        Përgjigjjuni
                                        1. l
                                          lexuesi

                                          I nderuar Edi me vjen keq qe po tregon shenja rrjedhje pleqerie!Nje here ne nje kohe tek percillja nje mikun tim per pertej Atlantikut (me detyre shteterore) ne kethim per ne Tirane me mjetin tim morra nje pasagjer jo per honorar por per muhabet pasi mu duk tejet i hutuar dhe ne muhabet e siper konstatova se kishte rreth 8 vite qe nuk kishte shkelur ne token ame!Pasi po i tregoja ndryshimet e bera drejt qendres se Tiranes ,ai vazhdonte sodiste syte ne heshtje, pa me dhene nje pergjigjie!Kur iu afruam qendres une per te para rreagimin e tij e pyeta :He si te duket Tirana ,ka ndryshuar apo jo eshte bere me e bukur!Ai pas nje pauze disi te gjate ,te rruges , mu pergjigj :Dakort me tha por me bene shume pershtypje nje gje e ndjehem keq !C'fare i'u drejtova une ?Ndjej nje boshllek se kam qe nga Rinasi e deri ketu ne qender qe nuk po shof nje fytyre kalimtari te qeshur ,te gjithe te vrazhde e te vrare!E kuptova i thashe duke ia pranuar kete sygjerim por do ti shikosh ne darke tek dritaret e kazanit mediatik ato fytyra qe nuk i pe tek kalimtaret!Ndaj ,bej njeriun e pasketaj Lungomaren se te ve bandat Saliu e ta hedhe ne ere per pese sekonda!Njeriun z.Kryeminister pasketaj te gjitha vijne apo rendesi ka te Jini ju perfaqesuesit e popullit te buzeqeshur pa popullit varri teneqete.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Falje per fjalorin

                                            Hartim per 8 vjecaren.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. X
                                            Xheladin Uka

                                            Njëkështu turfullonin edhe në Prishtinë dhe gjithandej në Kosovë, kur u muarr vendimi për hapjen e shtigjeve, anipse mundësitë ishin fare të vogla, që edhe në pjesën kosovare te fillohet me vazhdimin e Rrugës se Kombit. Pokështu, ndodhi edhe me Aeroportin, kur u dha me konsesion për 20 vite, për të dalë nga skëterra e prapambeturi së së Kosovës pas Apartheidit serbijan. E dhimshme ka qenë, atëbotë, që te udhëtohet me taxistet kosovarë e të i degjosh fyerje sharjet në llogari të Kryeministrit dhe qeveritarëve tjerë... Tani, po ata taxistë, krenohen me Aeroportin e, kush jo, edhe me Rrugen e Kombit dhe shumë e shumë objekte të tjera që u ngritjen gjithandej nepër kasabatë kosovare...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. p
                                              populli

                                              I dashur Edi:Mbase koha e gjate e qendrimit mbi hallet e Shqiperise te ka plakur me shpejt nga ç'fare e ke pandehur;Nje sygjerim i nderuar per Ju:Nga Edi qe hyre ne politike je kthyer ne Ramush apo te eshte bere organike e nuk e kupton!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Gert Myler 13

                                                O Rame lereni cfare thone shif punet e ec perpara se pi te rrish ti degjosh ste del koha per te punuar.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje