Reforma zgjedhore dhe zhvillimet politike, Gjiknuri takon kreun e OSBE-së Vincenzo Del Monaco

4 Maj 2022, 16:18Politika TEMA

Reforma zgjedhore dhe zhvillimet politike, Gjiknuri takon kreun e OSBE-së

Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri ka pritur në selinë e Partisë Socialiste ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.
Përmes postimit në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se gjatë takimit me kreun e prezencës së OSBE-së në vendin tonë ka diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.
“Kënaqësi të prisja në një takim ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco me të cilin diskutova mbi procesin e reformës zgjedhore, nevojën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zhvillimet politike në vend”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

1 Komente

  1. E
    Eni

    Mbas ca vitesh do na vije turp kur te shikojme kush na drejton sot.....mbajeni mend......me radhe nga Edi e deri ke Spiropali....do perfundojne si Hekri e Lenka

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje