REPLIKAT/ Ylli Rakipi- Metës: E keni partinë pronë, nuk ndryshoni nga Rama dhe Berisha. Gazetari: Je zarr i Hysenbelliut, s'të intereson interesi publik

13 Shtator 2022, 09:10Politika TEMA
REPLIKAT/ Ylli Rakipi- Metës: E keni partinë pronë, nuk ndryshoni

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi. 

Rakipi e pyeti Metën lidhur me marrjen e partisë nga bashkëshortja dhe ndryshimin e emrit brenda ditës, pa ndonjë proces demokratik, duke e quajtur "parti familjare". 

Mes Metës dhe moderatorit pati disa replika. 

Ylli Rakipi: U larguat nga Presidenca në datën 24 dhe në datën 25 veshët një kostum tjetër. Ndihesh më mirë në këto detyra që krijon vetë, apo në pozicione ku të vendosin të tjerët?

Ilir Meta: Për të gjithë zhvillimet që kanë ndodhur dhe i kemi trajtuar edhe herë të tjera, e kam bërë të qartë që në 25 korrik jam i detyruar të kthehem në politikën aktive, sepse Shqipëria kurrë nuk ka qenë kaq keq sa sot.

Ylli Rakipi: Kurrë nuk ka qenë, por një nga autorët që e ka çuar Shqiëprinë në këtë pikë jeni edhe ju.

Ilir Meta: Nuk ndaj këtë vlerësim, sepse kam respektuar parimet e demokracisë, Kushtetutën dhe kam bërë përpjekjet më të mira që vendi të mos humbasë në drejtim të integrimit europian dhe proceset e tjera madhore.

Ylli Rakipi: Ju latë Presidencën dhe morët partinë nga bashkëshortja. I ndryshuat edhe emrin dhe u bëtë drejtues i saj brenda ditës, njëlloj si inceneratorët që u hodhën të gjithë firmat brenda ditës.  Kjo duket si parti familjare. Ju si Rama dhe Berisha, i keni pronë partitë.

Ilir Meta: Është perceptim i gabuar. Ajo parti është krijuar me emrin tim dhe me idetë e mia, për të zhbllokuar integrimin europian. Garantoi rrotacionin. Nuk mendoj se ishte një imponim i imi ndaj një forcë të caktuar politike, por ishte një detyrim i imi për të orientuar siç duhet këtë forcë politike dhe për ti dhënë një kuptim të ri në kushtet kur ndodhet vendi, në kushtet e reja.

Ndërsa Enton Abilekaj ka debatuar me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lidhur me mbrojtjen që ky i fundit i bëri pishinave të Irfan Hysenbelliut, por edhe sulmin ndaj doganave, që ishin në konflikt me pronarin e mediave. 

Ilir Meta: Resorti ishte me leje. Prishja me turistë atje, është një resort që ka traditë 25 vjeçare. Janë të qarta, që është hakmarrje.

Enton Abilekaj: Hakmarrje personale. Ju ndërhytë kur pati një sulm ndaj doganave. Ishte përplasje mes biznesit dhe doganave. Ju u futët në këtë luftë, duke bërë deklarata kundër doganave, në funksion të pronarit të mediave. E bëtë në funksion të medias ju këtë.

Ilir Meta: Rama po vjedh në dogana, në tatime.

Enton Abilekaj: Ju shkoni te Mali i Robit, por nuk thoni si ja dhanë pronën atij. Ju thoni pse u prish? Se u prish interesi i biznesmenit...

Ilir Meta: Si nuk e pa kryeministri atë?

Enton Abilekaj: Ju do të jeni si kryeministri? Aty ishte publikja e masakruar por nuk thatë asnjë fjalë për publiken e masakruar!

13 Komente

  1. S
    Spak

    Mendoni se Yllit dhe Abilekaj e vrasin mendje per demokracine?! Ata jane te shitur dhe vene gjoba apo si i thone ndryshe -hidhu qe ta mbyllim gojen! Habi e madhe likja ka punuar per integrimin dhe ndrimin e pushteteve!

    Përgjigjjuni
    1. d
      denis

      un se kuptoj ky ilir meta cne eshte akoma gjall me kto mend qe ka zor se as te shpis nuk e duan

      Përgjigjjuni
      1. y
        ylber

        un mendoj se ky duhet te marri valixhet bashk me salen dhe te niqet bashk andej varreza se skan vend per ketu

        Përgjigjjuni
        1. x
          xani

          resorti ishte pa leje o like dhe te gjithe jemi njesoj perpara ligjit keshtuqe thirri trurit se ke shok irfanin dhe ben kshu

          Përgjigjjuni
          1. i
            ina

            partia e lirise parti leshi

            Përgjigjjuni
            1. r
              rita

              aman ca jan keto lajme pa lidhje

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alban

                Ja mori gruas dhe i ndryshoi emrin duke ja vene partia e leshit hahahaha

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Like floriri

                  Me votoni mua thote likja se tani nuk do ju vjedh me florinj po do ju vjedh buken e gojes se kam qene 5 vite ne presidence dhe skam pasur ku te vjedh

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mihali

                    Pordhetalet marin para nga si në rastin kur mbrojne nje kriminel ,hajdut si Saliu,Iliri, Mona,etj.edhe kur shajn një pale kunder tjetrës. Ata nuk mund te tregohen aq budallenje sa të behen sa herë me një kriminel dhe her me nje tjetër. Disa gazetar u bën palë me me Iranin kunder shqiperis dhe kur vjen puna shqyejn Shqiperin per te hyre ne listepagesat Iranit.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Irma

                      Kesh berisha lesh meta. Ata tvazhdojn me protestat e tyre te deshtuara

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gloria

                        Joo po duan t mbrojn tpaligjshmen berisha me liken aman mo se po tdeshtuar mbeten

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Turi

                          Meta kokbolja

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sans

                            Ik mer i shpif rri me xhensilen

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje