'Revolucioni' nisi për përmbysje dhe bitisi te pazari

7 Mars 2024, 19:08Politika TEMA
'Revolucioni' nisi për përmbysje dhe bitisi te pazari

Nga Namir Lapardhaja

Në dallim nga pushteti, opozita ka në dorë fjalën, të vërtetën dhe moralin.

Një 'opozitë' që ka përdhosur moralin, mohon në mbrëmje ato që ka thënë në mëngjes dhe fjalën e përdor vetëm për hallet e saj, nuk mund të shndërrohet kurrë në alternativë për njerëzit.

Dëmi më i madh që i bëhet kauzës opozitare është induktimi i idesë se nuk ka vlerë morali dhe e vërteta për sa kohë që ne mund ta shtyjmë me pazare. Njerëzit e kuptojnë, ndaj ata nuk janë optimist, nuk entuziazmohen dhe nuk i bashkohen pakënaqësisë për të bërë ndryshimin. Ndaj dhe pazari që synohet sot me PS dhe Edi Ramën në emër të 'bashkimit' dhe të 'vullnetit të demokratëve', nuk është gjë tjetër vetëm se tallje me demokratët dhe me njerëzit.

Pazari që duan të arrijnë është ky: Një zëvendës Non Grata ta çojnë te Reforma Zgjedhore dhe Zëvendës Non Gratën tjetër te drejtimi i Grupit Parlamentar. S'ka kënaqësi më të madhe dhe arritje më të jashtëzakonshme për qeverinë, që përballë të kenë zëvendësit e Non Gratës dhe të kenë pushtet të përjetshëm dhe të pakufishëm për gjithçka.

Ata që deri dje akuzonin PD zyrtare për të shitur dhe të marrë peng nga pushteti, sot kanë lëshuar tellallët e tyre mediatikë për të mbajtur gjallë fitoren e 'revolucionit' me pazar dhe marrëveshje.

Ata që deri dje luftonin për përmbysje pushteti, sot i gëzohen ndonjë lëshimi nga goja e Spiropalit për të thënë që ia arritëm qëllimeve. Ku ishim? Asgjkundi! Çfarë u arrit? Asgjë prej gjëje!

Ndaj PD zyrtare duhet të ndërtojë rrugën e vet, duke gjetur ura komunikimi me njerëzit dhe me atë pjesë të shoqërisë që janë neveritur nga kjo sjellje e pamoralshme, që e trajton votuesin si fëmijë të vogël me të cilin edhe mund të tallesh edhe mund ta gënjesh, sepse nuk të kupton. Ndaj PD duhet të marrë sa më parë vendim për ata deputetë që nuk përfaqësojnë më interesat e demokratëve, por interesat e "Non Gratës" dhe të karriges së tyre.

Në funksion të qartësisë dhe të ndërtimit të rrugës së saj, pa parë dhe pa pritur se ç'bëhet përreth dhe me të tjerët, por duke pasur mision dhe synim të qartë për të bashkëpunuar vetëm me njerëzit dhe duke ndërtuar një politikë me fytyra njerëzore, të pastra dhe pa peshën e pazareve të së kaluarës.

4 Komente

  1. B
    Bejkush

    Të ikë Basha, dhe menjëherë PD ringrihet. Nuk po them që në këtë ringritje të marrë pjesë Berisha ,Bardhi e Foltorja...kurrësesi,ata kanë vdekur politikisht,jo 500 mijë vota të marrin po edhe 5 miliard! Nuk ka më të ardhme për atë pjesë,por nëse Basha largohet nuk ka më asnjë pengesë për një PD të re,të shpresës.... Ka shumë njerëz që nuk e duan më pushtetin e Ramës,po një qind herë më gati jemi të durojmë socialistët sesa idiotët e Saliut PD është e ardhmja,pa Bashën është e ardhmja e sigurt!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Gjithemon partia e foltores,dmth e Saliut per pazare ke qene,asnjehere per revolucion. Revolucionin ata e din vete ne teori se ne praktike te han m...

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fredi

        Saktë Lapardhaja.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrroftë Shqiperia, rroftë Amerika.

          Si qytetar Shqiptar, që duhej të votonte lirshëm për atë parti politike që deshironte, për atë parti politike e cila kishte si ide dhe program aspiratat e mija, në vitin 1992 mendova dhe deshirova, që kjo parti, ishte PD-ja. Shumë shpejt, e kuptova dhe e shikova, që timonin e kesaj partie e morën spihunët e thekur të sigurimit, agjentët e UDB-së dhe të asfalisë Greke, tradhetarët e kombit Shqiptar, llumi i llumit të popullit Shqiptar, si Sali Berisha, Azem Hajdari Shaban Memia etj etj. Kam qënë dhe jam një qytetar patriot me ide dhe aspirata të djathta, por, që në vitin 1992 e deri sot, kam votuar PS-në. Sot, pas 32 viteve, PD-ja me tradhetarin Sali Berisha, veprojnë dhe "bëjnë politikën" e njëjtë të viteve 1992. Që 32 vite, gjoja jemi në demokraci, por me politiken tradhetare dhe anti-koùbetare të PD-së, Shqiperia gjindet në të njëjtin nivel politik të viteve 1992. Sot, pas 32 viteve, bijen të njëjtat kumona, për permbysje, djegie, flakadanë, sharje, fyerje dhe shpifje. Nejse. Tradhetarit të kombit Shqiptar, spermatozoidit Serb, kopilit të kurvës Shiqere të Viçidolit, Sali UDB-ash Berishës, duhet urgjentisht, që ose drejtesia ose patriotët..., ta "nxjerrin...." definitivisht nga loja politike e kombit Shqiptar.....!!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje