Rinumërimi në Dibër: Spahiu u vodhi 49 vota kolegëve, Gjunkshit i morën 17 vota

11 Qershor 2025, 15:29Politika Nga TemA

Rinumërimi në Dibër: Spahiu u vodhi 49 vota kolegëve,

Hapja e 42 kutive të qarkut të Dibrës ka treguar se kandidatët demokratë kanë tjetërsuar votat preferenciale mes tyre. Me vendim të dy anëtareve të PD në KAS, sot u rinumëruan 42 kuti vetëm për votat preferenciale të PD-ASHM.

Nga rinumërimi i 42 kutive, ka rezultuar se kandidatit Xhemal Gjunkshi i janë marrë 17 vota, të cilat i kanë shkuar kandidatëve të tjerë në listën e hapur të PD. Ishte vetë Gjunkshi që pretendonte se i janë vjedhur votat dhe kutitë u hapën pas kërkesës së tij.

Ndërkohë, Përparim Spahiut, i cili rezulton edhe kandidati më i votuar në qarkun e Dibrës nga opozita, i janë dhënë 49 vota tepër, të cilat u janë marrë kandidatët e tjerë në listën e hapur.

Tashmë që hapja e këtyre kutive tregoi vjedhjen e votave mes vetë demokratëve, pritet që Xhemal Gjunkshi të kërkojë rinumërim të të gjitha kutive të Dibrës, edhe për 180 të tjera.

Pasi me shifrat e reja diferenca mes Spahiut dhe Gjunkshit ngushtohet nga 120 që ishte në vetëm 54 vota.

Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk fitoi mandat më 11 maj, pasi PD arriti të merret vetëm 2 deputetë nga lista e mbyllur. Edhe nëse nga rinumërimi ai do të kalojë kandidatin tjetër Spahiu, nuk ka asnjë shans që të futet në Kuvend. 

 

7 Komente

  1. L
    Lake bulqizake

    Ky skuthi i Likes ka bo lekë me Liken dhe Monën sa osht dhi ,me gjithë farë e fis ,nga krahu tjeter i fut majën zheneral badoles,ja kamor me dy gishta ca vota.Vesi del me shpirtin.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali hajduti ne Burg!

      Jo mor, paskan vjedh xheneral badolen i cili ka pas von firmen per vjedhjen e klubit Partizani, ah ah ah, pune hajdutesh profesioniste!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malsia

        Komisar Badolja eshte me I rrezikshem se ai si I ka dale situata nga dora se ai ka qene dhe komisar para 90

        Përgjigjjuni
        1. A
          Al

          Po si ka mundesi? Non-grada pretendon se u eshte bere padrejtesi nga vjedhja e votave nga PS. Ah keta duhen djegur persegjalli. Besoju ketyre pushtet pastaj. Vertet bandit dhe fashist.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vicidoli

            Hajnat e sal sheqeres4

            Përgjigjjuni
            1. J
              J’u mbeti DOPJOGJASHTA NË DORË !

              FARSA E MADHËRISHME , e KOALICIONIT të MADHËRISHËM , vazhdim i serialit PRIMARE të MADHËRISHME që nën kujdesin eSTRATEGUT MADHËSHTOR 6 MIL$ të KRISTALTA , kori me SUKSES , HUMBJEN MADHËSHTORE . Nashti le t’i përshendesim me këngën “ Balo të çaftë tënja , të keqen e ke brënda “ !

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kluj

                Interesante Jane edhe rethanat e vjedhjes , po ata komisioneret e PS aty cfare kane Bere apo kan qendru stoike duke i bere rezistence morale ketij akti kriminal.E verteta eshte se edhe ata jane bashkfajtor ne vjedhje.Dhe perderisa njera pale ka vjedhur edhe tjetra ka vjedhur , keshtu qe lereni PD ne luftten e vete brenda llojit por shikoni fenomenin .Fenomeni eshte i qarte VOTA VIDHET , athere nese vota vidhet cfare demokracie mund te prodhoje ajo .Per te disaten here rresht pothajse ne cdo zgjedhje eshte e qarte qe populli voton , po rendesi ka kush numeron .Ky eshte TURPI SHQIPTAR zgjedhjet shiten dhe blihen neper tavolina, Turpi qe edhe pas kaq vitesh asnje pale nuk e sheh pushtetin si pergjegjesi por si privilegj dhe si leje per te vjedhur, keshtu qe o burra se kemi Zgjedhje

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje