Roland Bejko: Amerikanët e nxorën Berishën nga dera, Bardhi e futi nga dritarja

20 Mars 2024, 09:34Politika TEMA
Roland Bejko: Amerikanët e nxorën Berishën nga dera, Bardhi e

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ironizoi mbi marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.

“Amerikanët e nxorën Sali Berishën nga dera, ndërsa Gaz Bardhi ua futi nga dritarja e pasme. Një ditë para se SPAK-u t’i drejtohej Berishës, këta menjëherë u kujtuan për komisionet hetimore, ndërkohë që çështja e komisioneve hetimore aty kishte qenë edhe më parë.

Vetë Tritan Shehu e ka thënë që qëllimi nuk ishte marrja e disa komisioneve, por krijimi i një aksioni opozitar për të nxjerrë kryetarin e partisë sonë (Sali Berishën). Këtë kemi thënë dhe ne gjatë qëndrimit tonë kur Parlamentin e nxori jashtë funksionit Rithemelimi”, tha Bejko në studion e “Ditarit” në A2 CNN.

Ai shtoi se në një vit elektoral, “komisioni i Reformës Zgjedhore është prioritet”, dhe Rithemelimi dëmtoi Parlamentin me veprimet e tij.

“E dyta, e ndihmuan Edi Ramën që të kalonte buxhetin për 4 minuta”, theksoi Bejko.

3 Komente

  1. B
    Baba Sqapi

    Ju duhet te pranoni te verteten ashtu sic eshte. Amerikanet donin te nxirrnin nga dera, po ai erdhi dhe ju nxorri juve….

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oh sa kom qesh

      Prap ki koke qipi i Gjirokristos lindur dhe rritur ne "Sokakun e te Marreve". Ky eshte gaztor nuk dallon nga nje manikin prej dylli.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dursakja

        Ky mban gjithmonë një pozicion të caktuar, i qëndron besnik vetes, eshtë qëndrestar në bindjet e tij, por ndryshe mund të themi për sharlatanë si Agron gjonmarkaj e Gazment Bardhi që pështyjnë mbi veten e tyre, të padëgjuar dhe të paparë në këtë stard vështirosje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje