Ish-deputeti i Partisë Demokratike, aktualisht drejtues për qarkun Gjirokastër, Roland Bejko, në një qasje të tij e cilëson shumë të gabuar për opozitën, e në veçanti për Partinë Demokratike protestën e 6 dhjetorit.
Postimi i Bejkos
Zhvillimi i protestës nga Sali Berisha në datën 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do mbahet një samit i rëndësishëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor, është po aq e pistë sa protestat që zhvillonte Edi Rama kur ishte në opozitë në kohën kur do merrej vendimi për antarësimin e Shqipërisë në NATO. Është po aq absurde dhe qesharake sa ç'ishte ngritja e çadrës dhe greva e urisë së deputetëve socialistë para kryeministrisë në kohën kur BE do jepte vendimin historik për liberalizimin e vizave për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Evropë. Është po aq banale, sa ç'ishte bllokimi nga ana e Ramës të tre ligjeve, miratimi i të cilave do t'i jepte mundësinë Shqipërisë të merrte statusin e vendit kandidat për në BE, etj.
Ja pra, pse, prej kohësh jam duke thënë se Sali Berisha dhe Edi Rama janë njësoj.
Të dy këta mbetje të punizmit ramizist, sa herë u duhet, për interesat e pushtetit të tyre personal, kanë qenë dhe janë gati t'i vënë flakën Shqipërisë duke e penguar integrimin e saj "në emër të luftës kundër korrupsionit dhe interesave të qytetarëve" nëse njëri prej tyre nuk është protagonisti i rradhës për të marë meritat historike të firmosjes së kapërcimit të etapës së rradhës. Kur firmos njëri, tjetri do ta pengojë nga xhelozia plot mllef, dhe anasjelltas.
Nëse Sali Berisha mendon vërtet se kancelaritë evropiane nuk e kanë idenë se çfarë thagmash korruptive dhe se çfarë rënimi i ka bërë Edi Rama demokracisë dhe ekonomisë shqiptare, dhe mbeti të sqarohen ata atë ditë me anë të një proteste, pikërisht duke zgjedhur për këtë qëllim ditën e gabuar, e gënjen mendja.
Partitë politike kur duan të komunikojnë çështje me partnerët ndërkombëtarë veprojnë nëpërmjet korridoreve të tyre diplomatike me anë të zyrtarëve të marrëdhënieve me jashtë, kontakteve të deputetëve të parlamentit me homologët respektivë, komunikimet e drejtëpërdrejta të lidershipit të partisë përkatëse me kryetarët e partive simotra evropiane që për fat të mirë janë edhe shumicë në qeveritë dhe parlamentin evropian, apo dhe me organizatat e ndryshme të lobimeve pranë Brukselit zyrtar, vë në veprim miqësitë personale me këto personalitete, etj.
Sali Berisha i njeh mirë këto metoda të informimit zyrtar të ndërkombëtarëve dhe duhet ta përdorte me efikasitet komunikimin me ta, në rast se beson vërtet se ambasadat e vendeve të tyre, apo zyra e përfaqësisë së BE-së në Tiranë u fshehin të vërtetën qeverive për ato që ndodhin me qeverinë, shtetin dhe demokracinë shqiptare.
Në vitet 2000-2001, kohë kur Ilir Meta si kryeministër bëri një masakër zgjedhore të njëjtë me atë të 1996-ës, Sali Berisha ia hipi avionit duke shkuar në çdo kancelari e forum ndërkombëtar për t'i sqaruar nga afër zyrtarët perëndimorë, me prova e fakte, dhe pati sukses, gjeti mbështetjen e tyre.
Pas kësaj pune të lavdërueshme nga ana e tij, ndërkombëtarët e detyruan qeverinë socialiste të ulej në dialog me PD-në dhe të lëshonte pushtet dhe institucione. U mor nga opozita Presidenti konsensual, Kontrolli i Lartë i Shtetit, (KLSH), Komisioni i Kthimit të Pronave etj.
Atëherë për çfarë i duhet Sali Berishës protesta e datës 6 dhjetor, kur e di që nuk do prodhojë asgjë konkrete?!
Ai e di shumë mirë që kryetarët e shteteve të BE-së e njohin realitetin shqiptar shumë më mirë se ndoshta edhe vet shumica e shqiptarëve. Ata kanë në dispozicion jo vetëm buletinet e përditshme që ambasadat dërgojnë pranë qeverive të tyre, por edhe informacionet nga mediat, nga shërbimet sekrete të inteligjencës, nga institucionet policore që luftojnë kriminalitetin, korrupsionin dhe trafiqet e ndryshme në Evropë, nga indikatorët e institucioneve financiare që gjurmojnë Euron dhe Dollarin, nga raportet e DASH-it, nga bota e biznesit, nga botimet e organizatave joqeveritare, nga institucionet donatore, etj, etj.
Perëndimi e njeh mirë Edi Ramën. Siç njeh mirë edhe Sali Berishën të cilin e kanë shpallur non grata jo vetëm SHBA-të, por edhe Britania e Madhe, vendim që e kanë mirëkuptuar edhe qeveria franceze, gjermane dhe shumica e qeverive të BE-së. Nëse kështu siç po them unë, Sali Berisha nuk ka pse proteston, por le t'ia hipë avionit e të shkojë në Bruksel, Strasbourg, Paris, Berlin a Romë dhe ta shikojë sa do ta presin, sa do ta dëgjojnë, sa do ta besojnë dhe sa do ta përkrahin. Kam përshtypjen se ai e di që të shkojë vet e ka të pamundur, sepse ata nuk e presin.
Ai nuk mund të shkojë në Perëndim sepse është i refuzuari i madh i tyre. Ndaj shpreson tu tërheqë vëmendjen me zhurma e potere.
Ata e dinë kush është dhe çfarë bën me pushtetin Edi Rama, por e mbështesin. E mbështesin dhe do ta mbështesin për aq kohë sa pretendenti, suksesori për t'i zënë vendin atij, të jetë Sali Berisha.
Prandaj Sali Berisha ka vendosur të protestojë në ditën kur ata do jenë në Shqipëri. Ashtu siç e kanë shpallur ata "non grata", dhe Berisha me turmën e tij që e ndjek pas qorazi, kërkon t'u japë liderëve perëndimorë të njëjtin mesazh, t'u thotë se "edhe ju zotërinj të Evropës jeni "non grata" në Shqipëri për aq kohë sa duke refuzuar mua, pranoni ta drejtojë Shqipërinë një hajdut edhe më i madh dhe më i rrezikshëm se unë.
Berisha do kujdeset që në datën 6 dhjetor të ketë sa më shumë mbështetës. Ai do t'u tregojë evropianëve se kanë gjetur të refuzojnë njeriun e gabuar, pasi ai është i fortë, ka mbështetje, dhe me çetën e vet të militantëve është në gjendje po të dojë, t'i vërë zjarrin Shqipërisë dhe pse jo, ta destabilizojë gjithë Ballkanin.
Natyrisht, Sali Berisha nuk ka si t'u thotë mbështetësve të tij "hajdeni të protestojmë për hallin tim kundër Evropës". Kështu nuk do ta ndiqte kush pas. Por ai i fton ata të protestojnë për hallet e tyre, për varfërinë, korrupsionin shkatërues të Edi Ramës, mungesën e votës së lirë, deformimin e demokracisë, mungesës së shtetit ligjor, krimit të organizuar, etj.
Unë nuk kam asnjë të dhënë se Berisha e bën këtë protestë në datën 6 dhjetor, ditën kur një samit i rëndësishëm i BE-së do të zhvillohet në Tiranë për interesa të shteteve që nuk e duan integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.
Por ama, thirrja e protestës pikërisht atë ditë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të shqiptarëve, bie erë. Bie erë shumë të keqe!
A meriton të protestohet kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës?
Patjetër që po.
Por ajo protestë mund të mbahej më datën 4 dhjetor për shembull, datë që përkon edhe me ditën e fillimit të protestave të studentëve të 1990-ës kundër diktaturës komuniste. Mund të protestohej edhe në datën 8 dhjetor që është dita e rinisë. Ose, mund të kremtohej 32 vjetori i themelimit të PD-së më 11 dhjetor, me një protestë masive. Këto data bëjnë sens.
Por të protestosh kundër Edi Ramës në një nga ditët më të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin tonë, për çështje për të cilat si Brukseli dhe kryetarët e shteteve evropiane janë në dijeni të plotë, kjo i bind edhe më tepër perëndimorët se Sali Berisha mbetet po ai ballkanasi i pakorrigjueshëm që mendon veç për interesat e veta dhe jo të popullit të vet. Ata do binden edhe më shumë se pavarësisht përvojës së gjatë politike, ai kurrë nuk u ngjit në lartësinë e një burri shteti që mbi intetesat e veta personale, apo politike të partisë së vet, të vendoste interesat e larta të vendit dhe gjeneratave që do vijnë.
Kur zhvillohen samite të ndryshme në vendet perëndimore, jo pak herë kemi parë të ketë edhe protesta. Madie të mëdha, e shpesh të dhunshme. Demokracia i pranon këto teka. Por në asnjë rast, ato nuk kanë qenë protesta të organizuara nga partitë e mëdha politike, të cilat për t'u shprehur, kanë aksese të mjaftueshme institucionale. Rruga dhe protesta janë privilegj i të dobëtve në demokraci. I atyre që nuk kanë hapësira të tjera institucionale për tu shprehur e për të qenë të dëgjuar nga të tjerët.
Në mendimin tim, me këtë protestë Sali Berisha po i bën perëndimorët të besojnë se duke zgjedhur Edi Ramën si partner, kanë zgjedhur të keqen më të vogël në raport me vet atë.
Me këtë protestë Sali Berisha po i bën një shërbim të jashtëzakonshëm Edi Ramës duke ia rritur edhe më mbështetjen ndërkombëtare për të marrë edhe një mandat të ri qeverisës.
Sali Berisha me protestën e tij të 6 dhjetorit po u fut thikën pas shpine interesave të demokratëve që shpresojnë dhe besojnë se me të në krye mund ta rrëzojnë një ditë të shpejtë Edi Ramën nga pushteti. Me këtë protestë ai kërkon t'i shpëtojë krizës së idenditetit që përjeton prej kohësh. Me këtë protestë Berisha kërkon të idendifikohet para perëndimit: "Unë protestoj, ndaj ekzistoj!"
Ndaj sa më herët të kuptohet prej demokratëve se rruga për të hequr Edi Ramën nga pushteti, është ajo që u ka sugjeruar amerika zyrtare, braktisja, lënia vetëm e Sali Berishës në marrëzitë e tij duke luftuar me fuqitë e mëdha perëndimore që e kanë shpallur non grata, si Don Kishoti me mullinjtë e erës, aq më mirë është për ta, aq më mirë është për gjithë PD-në.
Nuk besoj se ka diku një mendie normale që ta besojë këtë metamorfozë të llahtarshme që ka pësuar një pjesë e madhe e drejtuesve të Partisë Demokratike që 32 vite më parë u themelua nën moton "ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa", dhe sot që diskutohet seriozisht e ardhmja evropiane e Shqipërisë pikërisht në Tiranë, anëtarët dhe mbështetësit e kësaj partie e krijuar me frymëzim perëndimor, të protestojnë duke ndjekur nga mbrapa marrëzinë e një personi të inatosur me perëndimin që nuk e do më për partner.
Mirë PD-në që e mban peng forcërisht, por me sa duket ambicjet e Sali Berishës janë të tilla që forcërisht të mbajë peng dhe të ardhmen evropiane të fëmijëve dhe nipave tanë.
Perëndimi ka refuzuar vetëm Berishën dhe familjen e tij. Nuk ka refuzuar shqiptarët. Prandaj askush nuk ia ka borxh që t'i paraqesë shqiptarët si turma dumbabiste, antiperëndimore.
Prej mëse një viti i armatosi militantët e vet me arsenalin e urrejtjes kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tani kërkon t'i karrikojë ata edhe me helmin e urrejtjes ndaj Evropës së Bashkuar vetëm pse bashkëpunojnë për integrimin e vendit me qeverinë shqiptare, dhe pavarësisht opinionit të brendshëm që kemi ne për këtë qeveri të korruptuar, shqiptarët e meritojnë qytetarinë evropiane.
Çelja e negociatave me BE-në, do jetë shpëtimi i demokracisë shqiptare, instalimi i shtetit të së drejtës, dhe zhvillimi i ekonomisë sipas rregullave dhe standarteve të konkurencës në një treg të lirë.
Ps. Ilir Meta ka shansin e artë ta refuzojë pjesëmarrjen në këtë turp-protestë antievropiane, ose të kërkojë zhvendosjen e datës para, apo pas samitit.
Bravo Roland Rrota per referatin qe nuk mund ata lexoj deri ne fund, por kush tha se mitingu antishqiptar i Perbindeshit te Vicidolit, diten e marte 6 dhjetor 2022, do te miratohet nga Policia e Shtetit?! Zakonisht Doktor Sali Mortjes i eshte dhene leje per te perkujtuar kohen e arte kur kishte ne dore Kryeministrine dhe gjithe Shqiperine diteve te shtuna, pse kesaj radhe e ka marre malli ta vizitoje diten e marte?! Une shpresoj se, nese bie sadopak ere shteti ne Shqiperi, diten e marte me 6 dhjetor 2022, Doktor Sali Mortjes te pershendetet nje plumb snajperi ne lule te ballit.
ti je shqiptar i mire Z.Bejko
Roland, e ke gabim; e mban megjithe mend kohen kur u fut Shqiperia ne NATO? Genje keta qe kane lindur me vone dhe pranojne historine e shkruar sipas regjise tuaj. Ndodhi Gerdeci dhe disa dite pas u fut Shqiperia ne NATO ku moren pjese edhe dy perfaqesues te PS, po s'gaboj Pandeli Majko dhe ajo femra qe ka qene ministre mbrojtje e Ps. Para kesaj, ne spitalin ushtarak Tirane ku vinin te vdekur e te plagosur, Edi Rama i ka rrahur krahet Sali Sheqere Berishes qe të mos tronditej, por ai ishte djalli vete si e dine tani dhe ata qe s'kane lindur veç prokurorise qelbesire dhe tradhetare e atij populli me Arben Krajen dhe BKH qe merret me nga 800 apo 900 euro korrupsion! Bile Edi Rama per ato rrahje shpatullash edhe sot denohet qe "perkedheli" nje kriminel, hajdut dhe tradhetar te kombit shqiptar. Prandaj, te jeshe korrekt me veten dhe shqiptaret qe te duan ty, thuaji te vertetat si jane se syte, veshet dhe kamerat jane aty. Mos u ben si pd e Sheqeres dhe dobiçit te saj. Edhe diçka Roland gjirokastriti: Ilir Metaj mos e zur fare ne goje se eshte me kriminel se Saliu dhe shume injorante qe s'lexon nje liber. Saliu punoi mjek per shume vite dhe s'ja mohojme dot zotesine ne specialitet, por me thuaj sa dite punoi ekonomist ne specialitet Ilir Metaj qe ta quajme specialst te zotin. A a a, per floririn dhe videon e Priftit po.Kjo eshte situata me pak fjale per ata qe nuk e dine dhe per ata qe s'u pelqen e verteta.
Roland,të simpatizoj kur shkruan shkurt dhe pa përsëritje por kur ti zgjatesh si fjalimet e Fidel Kastros,besoj se as yt bir nuk t'i lexon !
Z. Bejko, ju keni gënjyer në shifra, fakte dhe kohë. Edhe keni shpifur. Pra jeni gënjeshtar dhe shpifës. Duket se je i infektuar nga SHQUP-i, je i pasherueshëm.
Protesta nuk behet per Berishen, por PD-ne e vertete, e idealeve te Dhjetorit 1990 .Gjendja ne kete vend eshte e mjerushme duke filluar nga renja e nivelit te jeteses,papunesise, mungeses se shtetit ligjor. Sot te kesh nje hall gjykate apo me shtetin nuk e zgjidh dot. Ne te gjithe zyrat qe troket nuk te pret njeri sepse nuk kane kopedenca si rrjedhoje te centralizimit si dhe te patronazhisteve pa shkolle dhe pervoje pune qe jane vendosur ne keto zyra.Une qe po shkruaj kam 3 vjet qe endem zyrave per te zgjidhur problemin e demtimit te apartamentit nga termeti. Akoma nuk kemi zgjidhje. Kemi bere me dhjetra kerkesa e ankesa dhe e cuditshme nuk te kthejne pergjigje. Une nuk them se Berisha e Meta nuk kane patur te meta. Mire do ishte qe ne krye te protestave te dilte nje force e trete e pa konsumuar, por ne keto kushte qe jemi do pranojme te keqen me te vogel. Zoti Bejko, Qe te nxjeresh konkluzione per qeverisjen duhet ta provosh neper zyrat e kesaj qeverie.Te flasesh thjesht nga pozita e juaj komode qe i zgjidh problemet si rjedhoje te pozicionit qe ke, nuk eshte e drejte. Sidoqofte, ne do dalim te protestojme per shume probleme: per cmimet,pensionet, pagat, per korupsionin galopant, per shperdorimin e fondeve te termetit e tj...
Te them te drejten pak ose aspak me perlqejne shkrimet qe behen nga e djathta,por ky shkrim per mua eshte shume i goditur,packa se eshte i shkruar nga nje person i djathte. Shkrimi me pelqeu shume,ishte i trajtuar sipas mendimit tim me shume dinjitet, Bravo Bejko.Te pergezoj.
Eshte e thjesht fare, MOS TI JEPET LEJE QELBESIRES PER TE BERE PROTESTE.
Roland, miku im i dikurshëm. Nuk bëhet politika duke krahasuar Sali Berishën me Edi Ramën, as me dikë tjetër në kohë e hapësira të ndryshme. Barazitizmi është një mjegull që të mbron ty nga frika se mos duke kritikuar Berishën dikush të quan njeri të Ramës. Jo, ti jep një mendim për një veprim të gabuar të ish-liderit tënd. Kaq. Kur të vij rasti i Ramës e ai të shkel një ditë të rëndësishme për Shqipërinë siç do jetë 6 Dhjetori t'i biesh në kokë edhe atij për atë paçavure që mund të bëjë. Sot kemi një shqetësim. Le të flasim për të..
".... Por ai i fton ata (shqiptaret) të protestojnë për hallet e tyre, për varfërinë, korrupsionin shkatërrues të Edi Ramës, mungesën e votës së lirë, deformimin e demokracisë, mungesës së shtetit ligjor, krimit të organizuar", etj-shkruan Rolandi! E po mirë, ka te drejte qe i rendit ato, si të verteta. Janë më shume se ka edhe të tjera, si psh: nuk ka drejtesi per të gjithe, pra nuk po funksionon drejtesia qofte dhe kjo e reformuara, nuk eshte zgjidhur ende problemi i madh i pronave dhe të perndjekurve politike, qe ju si force politike qe lindet edhe si aspirate per ata qe per 45 vjet, u shtypen e u neperkemben, dhe të mjeret kane 30 vjet që ju votojne, ju vine neper metingje dhe ju i keni genjyer dhe vazhdoni t'i genjeni e mashtroni, Po si t'ia bejme që pjesa me e madhe e shqiptareve (elektorati) nuk jane qorra si militantet dhe ndjekesit e Saliut e co? Po të ishte si thote Rolandi, pse atehere PD, ka qysh nga 2013, që nuk mbledh dot në proteste më shume se 10.000 vetë dhe keta me indulgjenca dhe me autobuze, pra me thirrje nën "armë", si rekrutet dikur. Kete nuk na e thotë dot Bejko, se faktori kryesor pse PD-ja në veçanti, dhe opozita në teresi, eshte katandisur në ate derexhe nuk eshte fajtor vetem Salehu si individ, por berishizmi si doktrine apo sjellje politike, dhe salinjte, qe ka dominuar në ate parti qysh nga viti 1992. Ja ta pyesim Rolandin: Nëse nuk do ishte 'non grata' Salehu, a do të ishte ndryshe PD apo opozita sot? Pergjigjia dihet, Joooo! Ku ishit ju atehere kur kryetar kishit Bashen, paçka se ne hije e kuptonit se ishte Berisha? Pse nuk e dnonconit kete fakt? Pse kishit frike? Epo dhe kjo dihet, se sa ishin ujrat të qeta, edhe pse kenetë, ju donit ta kishit mirë me të dy, se pa keta nuk beheshit dot minimalisht deputete, se sa i perket pushtetit e dinit që nuk mund të shihnit dot majen e veshit, kaq e veshtire ishte...është dhe sot. Roland! Jeni jo vetem te vonuara apo si thuhet ndryshe, si kofini pas te vjelave, por Saliu, me mercenarte e vet, u "futi" të gjitheve dhe e dini pse, sepse e lejuat ju. Ja një fakt të fresket: Sa nga ju dolët në kongresin e korrikut 2021 në krah te Mark Markut, kur ai kerkoi pikerisht që të vihej gishti në plagë? Dhe ai kur pa pikerisht mosperkrahjen, (bile edhe të mikut të tij Agron Gjekmarkaj), la mandatin si deputet, gje që asnje nga ju nuk mund ta benit në një rast të ngjajshem. Ashtu si PPSh duje ishte pronë e Enverit edhe PD eshte e Saliut sot. Ai ua vertetoi këtë. Por në një kohe kur komunistet e kuptuan fundin e partise së tyre, bene një kongres të jashtezakonshem, perjashtuan lidershipin e vjeter, ndëruan emrin në PS dhe sot, me ulje ngritjet e veta, sot jane prej tre mandatesh rrjesht në qeverisje. Ju nuk vepruat keshtu, nuk denoncuat berishizmin, që po i merrte frymen partise dhe juve vete, ndaj dhe jeni aty ku jeni.nuk e bete kete edhe pas 19 majit 2021, kur u erdhi në ndihme Departamenti Amerikan i Shtetit, duke ua shpallur atë, 'liderin historik' pra, "non grata"!!! Keni nevoje për mje shkartisje të thelle dhe të filloni nga e para. Por kjo kerkon lidership te ri, idealistë e kemengules, me strategji dhe platforme, si ideologjike dhe qeverisese, krej të re. Do ju haje kjo ca kohe, do u vonoje po ashtu të vini në pushtet më shpejt, por kur të dilni në fushen e debatit politik të tille, shqiptaret të jeni të sigurt që do t'u vine mbrapa. Ndjehet që ata duan ndryshim serioz, edhe per ato që ti rendite më siper, por nuk jeni ju ata qe mund ta beni per vete, elektoratin demokrat dhe sidomos ate të ashtuquajturin "gri". Do rrini gjate me ata 8-10 mije vete qe edhe me ndihmen tuaj, ju grumbullonte dhe u grumbullon sot Saliu dhe dje Basha, para kryeministrise. Por edhe ata do lodhen dhe nuk do t'u ndjekin më. Po nuk ndryshuat radikalisht për mire, nje dite emri i PD-së do t'i takoje, ashtu si ai i PPSH se Saliut, historise.
".... Por ai i fton ata (shqiptaret) të protestojnë për hallet e tyre, për varfërinë, korrupsionin shkatërrues të Edi Ramës, mungesën e votës së lirë, deformimin e demokracisë, mungesës së shtetit ligjor, krimit të organizuar", etj-shkruan Rolandi! E po mirë, ka te drejte qe i rendit ato, si të verteta. Janë më shume se ka edhe të tjera, si psh: nuk ka drejtesi per të gjithe, pra nuk po funksionon drejtesia qofte dhe kjo e reformuara, nuk eshte zgjidhur ende problemi i madh i pronave dhe të perndjekurve politike, qe ju si force politike qe lindet edhe si aspirate per ata qe per 45 vjet, u shtypen e u neperkemben, dhe të mjeret kane 30 vjet që ju votojne, ju vine neper metingje dhe ju i keni genjyer dhe vazhdoni t'i genjeni e mashtroni, Po si t'ia bejme që pjesa me e madhe e shqiptareve (elektorati) nuk jane qorra si militantet dhe ndjekesit e Saliut e co? Po të ishte si thote Rolandi, pse atehere PD, ka qysh nga 2013, që nuk mbledh dot në proteste më shume se 10.000 vetë dhe keta me indulgjenca dhe me autobuze, pra me thirrje nën "armë", si rekrutet dikur. Kete nuk na e thotë dot Bejko, se faktori kryesor pse PD-ja në veçanti, dhe opozita në teresi, eshte katandisur në ate derexhe nuk eshte fajtor vetem Salehu si individ, por berishizmi si doktrine apo sjellje politike, dhe salinjte, qe ka dominuar në ate parti qysh nga viti 1992. Ja ta pyesim Rolandin: Nëse nuk do ishte 'non grata' Salehu, a do të ishte ndryshe PD apo opozita sot? Pergjigjia dihet, Joooo! Ku ishit ju atehere kur kryetar kishit Bashen, paçka se ne hije e kuptonit se ishte Berisha? Pse nuk e dnonconit kete fakt? Pse kishit frike? Epo dhe kjo dihet, se sa ishin ujrat të qeta, edhe pse kenetë, ju donit ta kishit mirë me të dy, se pa keta nuk beheshit dot minimalisht deputete, se sa i perket pushtetit e dinit që nuk mund të shihnit dot majen e veshit, kaq e veshtire ishte...është dhe sot. Roland! Jeni jo vetem te vonuara apo si thuhet ndryshe, si kofini pas te vjelave, por Saliu, me mercenarte e vet, u "futi" të gjitheve dhe e dini pse, sepse e lejuat ju. Ja një fakt të fresket: Sa nga ju dolët në kongresin e korrikut 2021 në krah te Mark Markut, kur ai kerkoi pikerisht që të vihej gishti në plagë? Dhe ai kur pa pikerisht mosperkrahjen, (bile edhe të mikut të tij Agron Gjekmarkaj), la mandatin si deputet, gje që asnje nga ju nuk mund ta benit në një rast të ngjajshem. Ashtu si PPSh duje ishte pronë e Enverit edhe PD eshte e Saliut sot. Ai ua vertetoi këtë. Por në një kohe kur komunistet e kuptuan fundin e partise së tyre, bene një kongres të jashtezakonshem, perjashtuan lidershipin e vjeter, ndëruan emrin në PS dhe sot, me ulje ngritjet e veta, sot jane prej tre mandatesh rrjesht në qeverisje. Ju nuk vepruat keshtu, nuk denoncuat berishizmin, që po i merrte frymen partise dhe juve vete, ndaj dhe jeni aty ku jeni.nuk e bete kete edhe pas 19 majit 2021, kur u erdhi në ndihme Departamenti Amerikan i Shtetit, duke ua shpallur atë, 'liderin historik' pra, "non grata"!!! Keni nevoje për mje shkartisje të thelle dhe të filloni nga e para. Por kjo kerkon lidership te ri, idealistë e kemengules, me strategji dhe platforme, si ideologjike dhe qeverisese, krej të re. Do ju haje kjo ca kohe, do u vonoje po ashtu të vini në pushtet më shpejt, por kur të dilni në fushen e debatit politik të tille, shqiptaret të jeni të sigurt që do t'u vine mbrapa. Ndjehet që ata duan ndryshim serioz, edhe per ato që ti rendite më siper, por nuk jeni ju ata qe mund ta beni per vete, elektoratin demokrat dhe sidomos ate të ashtuquajturin "gri". Do rrini gjate me ata 8-10 mije vete qe edhe me ndihmen tuaj, ju grumbullonte dhe u grumbullon sot Saliu dhe dje Basha, para kryeministrise. Por edhe ata do lodhen dhe nuk do t'u ndjekin më. Po nuk ndryshuat radikalisht për mire, nje dite emri i PD-së do t'i takoje, ashtu si ai i PPSH se Saliut, historise.
Ku jini o Pellazagare me emra Roland,Saleh,Eduard (Edi),Enver,Abdullah (Abdyl "shqip"),Mah-Mute (Mehmet "shqip") etj. Ku jini you bijte e Ismail bej Vlores, Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve etj qe shkuan per te luftuar per Osmanet. Kur populli greke Epirote,Ilyre,Maqedhonas (jo sllavet e njohur nga perendimi hipokrite me ne krye SH.B.A-te,Ionet ku eshte sot Turqia etj me ne krye te ashtuquajturit Arvanitas kishin dekada (Dheka greq) te tera qe po clironin me gjak dhe me lufte Tokat e te Pareve te tyre nga Perandoria e Mallkuar Osmane. Per cfare lloj "shqiptaresh" e ke llafne o Bejko? Kombesia dhe Emrat jane te Shenjta o te Mallkuar.
NJE ANALIZE E PERKRYER, NUK KE SE CFARE TI SHTOSH. ROLANDI, SI GJITHMON I DREJTE PERDREJTE, NJE DEMOKRAT I ZOTI , NJE ATDHETAR, QE BEN TE PAMUNDUREN, TI HAPI SYTE TE GJITHE INJORANCES SHQIPETARE. SALI BERISHA ESHTE LETER E DJEGUR. CDO QYTETAR SHQIPETAR DUHET TE KUPTOJE VETEM NJE GJE. HYRJA E SHQIPERISE NE BASHKIMIN EUROPIANE , DO TE THOTE RRITJE E STANDARTIT TE JETESES. RROGAT DO TE JENE ME TE LARTA. RROGA MINIMALE DO TE JETE 850 EURO. MOS U MERRNI ME TEKAT E BERISHES, AI KA LEKA ME THASE. O POPULL!!!! SHIKONI DHE MBRONI INTERESAT E SHQIPERISE, SEPSE MIREQENIA ESHTE VETEM ME EUROPEN.
Roland je vertet nje shqiptar i mire po cuditem me ju se si je gjendur ne formacion politik ku me kryesori qe nga surrati e tregon cfare ka ne shpirt , ku edhe ndonje gje e mire qe ju ja vishni perbindeshit e kemi prej kesaj europe qe kafsheria saliste nuk do ta pranoje ne Tirane . Per kete proteste ka shume per te shkruar por per ty u desh 8 janari u deshen ato pak grushta per ta njohur Sali Berishen e vertete gjithsesi shpresojme qe deri ne date 6 dhjetor ti terrasin mendjes ndoshta shumica e simpatizanteve te gjoftelargut Sali vule humburit
Ik or qose kokeqoshe se s’te merr njeri seriozisht!! Je i shitur ke Ramdroga o deshtak
RESPEKT z. Roland Bejko, për komentin. Salih NON GATA dhe kopeja që shkon pas tij po përpiqen ti mbulojnë krimet hajnin dhe janë shpirtshitur - RUBLOVIQIT. Për të gjitha të kqijat që ka bërër kombit dhe shtetit douhet të përgjigjet ai e ju që shkoni pas merrni er flliqësirës të quajtur Salaih Edepsizi - pisi - shpellari - kriminel e plaçkitësi i kombit dhe shtetit.
Nje tjeter sali i vockek ..
Z.Bejko! Mbi të gjitha samiti I 6-të dhjetorit 2022 qe pritet të thvillohet në Tiranë,kofirmon indirekt një miratim të punës të mirë të qeverisë aktuale. Kështu pa u futur në analiza të tjera në shkrimin tënd duheshin evidentuar fillimisht punët e mira të kësaj qeverije dhe pas kësaj mund të rrjeshtoheshin konsideratat e tua personale për shumë fakte dhe ndodhi. Sigurisht për ne demokratët shqipëtarë,ku më shumë e ku më pak egziston dhe pranohet në një përqindje jo të vogël formati saliist demokrat,format që është larg formatit të demokratit të vërtetë. Të jemi objektivë dhe të sinqertë ,në rast se sot Shqipërija njifet dhe pranohet në arenën ndërkombëtare,duhet t’a dimë dhe pranojmë se në një përqindje të madhe kjo është meritë personale e z.Rama.Ai si askush tjetër më parë,arriti të korektojë portretin e Shqipërisë dhe të prezantojë si duhet vlerat tona pozitive..E kjo është jo pak. A është Edi i përkryer? Sigurisht jo.Analiza dhe përgjigjet për të gjitha këto si takojnë shkrimit tuaj z.Bejko dhe aq më tepër komentit Tim.
O LLaqi Qille, pse ca do ti, do te krahasosh E. Ramen me sali berishen, jane si nata me diten, as nuk e shikon se car ndryshimi i ka bere Rama Shqiperise, vetem nqs ske sy te shikosh, por dhe memorien e paske per turp. Na e thone vet miqte tane, ata e shikojne me mire se ty dhe une, jane ata qe vleresojne se cfar ndryshimesh jane bere me vendin tone tone mbas viteve 2015, do thuash ti korrupsion e vjedhje, po natyrisht kur ha buke behen therrime, packa se ketu ne Shqiperi, me shum ben therrime se ha buke. Kudo ka korrupsion edhe aty ne Ameriqi ku je ti ka po ti ske si e sheh e ste plas shume, se parane e merr tamam.
Bejko per mendimin tim ka nje inteligjence te lavderueshme por eshte pak demokrat frikacak dhe nuk i eshte larguar krejtesisht vesi i te pavertetave te ngulitura nga “ berishizmi”. Jam shume dakord per pjesen me te madhe te shkrimit tend por te barazosh Berishen me Ramen dhe te thuash qe Rama donte te pengonte futjen e Shqiperise ne NATO kur ai beri te kunderten pas tragjedise se Gerdecit do te thote qe nuk je pastruar krejtesisht per te qene nje demokrat i denje e PD moderne jo berishiane qe i nevojitet aq shume aktualisht ketij vendi !
Respekte Bureto!