Fred Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë

1 Nëntor 2025, 17:31Politika TEMA
Fred Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e

Është debatuar shpesh ku u fsheh Fatos Nano pas sulmeve të 14 shtatorit të vitit 1998? Historiani Fred Abrahams, në librin e tij për Shqipërinë shkruan edhe për këtë çështje.

Pjesët e librit janë zbardhur nga gazeta DITA.

“Një turmë përkrahësish të PD-së marshoi te Ministria e Brendshme, ku njerëz shtinë me armë në ajër, gjuajtën me gurë dhe i vunë zjarrin një makine. Një demonstrues u vra dhe katër policë u plagosën.

Protestuesit vazhduan gjatë bulevardit, drejt zyrës së Nanos. Qeveria po bënte një mbledhje urgjente në kat të dytë, kur mbërriti turma e hazdisur. Ministri i Brendshëm, Perikli Teta, po paraqiste një raport, kur gurët thyen xhamin e dritares pas tij, duke ia çuar në kurriz ciflat e xhamit. “Po e ndërpresim mbledhjen për t’u marrë me situatën”, kujton Teta, fjalët e Fatos Nanos.

Rojet qëlluan në ajër, teksa Nanoja dhe ministrat e tij dolën me shpejtësi. Disa shkuan në Hotel Rogner aty pranë dhe të tjerët në zyrat e tyre nëpër mibistri. Teta u kthye në Ministrinë e Brendshme, ku do të kalonte natën për dy javët e ardhshme.

Se çfarë bëri Fatos Nano pas atij momenti mbeti çështje debati. Sipas disa anëtarëve të qeverisë, ai u arratis në Maqedoni, por duket se ai shkoi me makinë deri afër kufirit. Sipas shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, Nano kërkoi ndihmë nga një mik nga Durrësi dhe ai e strehoi në një fshat në kufi me Maqedoninë.

Vetë Nano e preku këtë çështje pas 12 vitesh në një intervistë televizive, duke thënë se e kishte kaluar natën në një rezidencë qeveritare pranë kufirit me Maqedoninë.

“Vendimi i marrë nga grupi im i shoqërimit dhe është i justifikueshëm në kushte emergjence të mosfunksionimit të shumë strukturave mbështetëse”, – tha ai.

10 Komente

  1. M
    MOKRARI

    NANOS NUK I FALET VETEM NJE GJE QE NUK E VURI PARA PERGJEGJESISE SALI BERISHEN POR I DHA PUSHTETIN NE 2005.

    Përgjigjjuni
    1. m
      mergim tari

      Nano ishte frikacak. Mendoj se I ka bere me shume dem sesa mire Shqiperise. Dy here Ju dha rasti te shpetonte Shqiperine nga e keqja: ne 1997 dhe ne 1998. Ne 1997 kishte gjithcka ne dore, ne parlament dhe mbi te gjitha te shperbente sistemin e drejtesise se plepave, qe kishte ngritur bastardi, tradhetari I shqiptareve, doktori kriminel frankeshtajni shqiptar. Ne 1998, prape ju dha mundesia e madhe qe ne mbremjen e 14 shatorit te asgjesonte krejtesisht cerdhen terroriste te PD ku ishin grumbulluar arme, municione, kundratanke, mitraloze dhe perpara asaj godine famekeqe qëndronin dy tanke. Edhe partneret e juaj I thene qe ishte koha qe atë cerdhe kriminelesh ta asgjesonin. Nuk u be. U lane te lire te nxirrin gjithe armet qe kishin per te perdorur ndaj shtetit dhe ndaj nëse, popullit kuptohet. Tani le bejne edhe senator. Kjo ka mbetur

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Në fakt pikërisht për të kundërtën e kësaj që thua ti, Nano ishte trim. Çfarë të bënte sipas teje, gjakderdhje? Sali shpellari e kishte të armatosur bandën e tij. Është qytetari dhe trimëri të vësh interesin e popullit përmbi pushtetin. Nano nuk shkaktoi një 21 janar.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dardan

        Berisha e futi Fatos Nanon ne burg; Nano ne vend te burgut per kryekriminelin dhe kryehajdutin Salih Vuk Berisha ia dha postin me te larte ne Shqiperi, postin e Kryeministrit, duke ia dhuruar fitoren e zgjedhjeve parlamentare 2005 ne tavoline dhe kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, Perbindeshi Berisha, beri kerdine duke hedhur ne rruge socialistet dhe patriotet e vertete.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E vërteta

          Ja dha ilir meta dhe jo Nano.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Ky malok nuk u be njeri

          Po te ishte krimineli sali ne kete situate qe ishte NANO,ai do kishte ber kasaphane dhe do gezohej si vampiri me gjakun e te vrareve

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kolonjari mendjmadh

            E vertet duhet ta vinte para pergjegjesisr

            Përgjigjjuni
            1. N
              N

              Saliu eshte nje monster,per pushtet ky qelbanik eshte gati te djegi Shqiperine,kete beri dhe ne 1997. Krimet e tij ne 1992-1997 dhe vrasjet ne Gerdec e 21 Janar tregojn se po te kishte kushtetuten e Enver Hoxhes krimet e tij do ishin disa here me shume

              Përgjigjjuni
              1. X
                X

                Habitem si mund ti shkosh mbrapa nje krimineli te permasave te kriminelit Sali qenefit? Te gjitha ata qe I jargaviten e din kush eshte krimineli Sali,por etja per pushtet i fishin te gjitha krimet e tij.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kastrioti

                  Ah mor vellezer shqipetare.... Erdhi koha te na e tregoje se kush ishte Fatos Nano? Pikerisht Fred Abrahams nje i tredhur nga trute qe siç duket duhet te jjete i biri ilegal i George Soros se duket qe ngjan shume me Alex Sorosin legjitim keta montea qe po shkaterojne shoqerine njerezore. Vari leshte...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje