Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për sigurinë e zgjedhjeve: Duam kuti dhe 100 dhoma të fshehta

7 Maj 2026, 15:20Politika TEMA
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët

Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për pajisje zgjedhore, në kuadër të procesit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, një garë në të cilën lideri i kësja force politike, Sali Berisha do të kandidojë “vetëm me veten”.

Në dokumentin e firmosur nga sekretari organizativ Ervin Minarolli dhe të protokolluar në KQZ më 6 maj 2026, Partia Demokratike kërkon vënien në dispozicion të 30 kutive të votimit, 100 dhomave të fshehta dhe 700 vulave plastike sigurie për kutitë e votimit.

Në kërkesën zyrtare theksohet se këto materiale janë të domosdoshme për garantimin e standardeve të administrimit zgjedhor, si dhe për sigurimin e transparencës dhe integritetit të procesit të votimit.

Kjo kërkesë e demokratëve është bërë në një kohë kur në selinë blu ujërat nuk janë dhe aq të qeta, kjo pasi një padi është ngritur nga Mereme Sela, demokratja e cila u skualifikua nga gara për postin e kreut të PD-së me arsyetimin se nuk plotësonte një nga kushtet e kësaj force politike.

Pra, të djathtët po kërkojnë siguri maksimale, në një proces zgjedhor ku dhe pritet që të rikonfirmohet në detyrë kryetari aktual, Sali Berisha.

4 Komente

  1. H
    Hiiii

    Kane e te drejte, ndodhe qe Saliu vjedhe Berrishen......

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Pse dhe Sali haleja perdorka kuti per tu zgjedhur?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pasi te mbaroje gjyqi Meremes o Sali vrasesi

        KQZ ti jape nje m.. Mulit per zgjedhjet e pavlere te PD.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E Verteta

          Po fondin financiar qe shteti ja jep partise nga taksat e shqiptareve per cfare I perdorin.Kqz nuk ka detyrim per zgjedhjet ne pd

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje