Projektligji për taksat kombëtare dhe akcizën e naftës, Malaj: Akti normativ i domosdoshëm, synon të mbrojë konsumatorin!

7 Maj 2026, 13:37Politika TEMA
Projektligji për taksat kombëtare dhe akcizën e naftës,

Me dakordësimin e mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, dy projektligjet për taksat kombëtare dhe akcizën u bashkuan në një.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se akti normativ për uljen e akcizës me 20% sa herë çmimi naftës kalon 220 lekë për litër dhe i benzinës mbi 200 lekë litri është i përkohshëm, i domosdoshëm dhe synon mbrojtjen e konsumatorit. Gjithashtu, çdo plan masash do të konsultohet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa situata monitorohet vazhdimisht.

“Ulja e akcizës do të zbresë TVSH-në e importit të karburantit. Po monitorojmë jo vetëm përmes Bordit të Transparencës por edhe përmes strukturave tatimore dhe doganore të cilat kanë kryer 66 kontrolle të përbashkëta dhe kanë konstatuar edhe shkelje dhe kanë vendosur penalitete. Në rast përshkallëzimi të krizës, prioritet do të kenë shtresat në nevojë. Çdo plan masash që do të merret do të konsultohet edhe me FMN. Ky akt normativ është instrument i përkohshëm, i domosdoshëm dhe në përputhje me Kushtetutën që synon të amortizojë goditjen e krizës dhe mbrojë qytetarët shqiptarë”, tha Malaj.

1 Komente

  1. G
    G

    Sa herë kalon 220 lekë hahahahaha qr çfarë ulje e madhe Shqipëria është në vënd të 4 në botë për naftën më të shtrenjtë dhe nga fundi për rrogat në Europë dhe ky del tregon përralla

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje