Nisi sot në Tiranë sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se “askush nuk do ta kishte imagjinuar disa vite më parë se Kongresi Botëror i Ligjit do të mbahej në Tiranë”, duke shtuar se përzgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës nuk lidhet me faktorë gjeografikë apo klimatikë, por me hapat që vendi ka bërë në dekadën e fundit në drejtim të reformës në drejtësi.
Ai kujtoi gjithashtu procesin e vetting-ut në drejtësi, duke thënë se në kohën kur u konceptua reforma, u zhvillua edhe një anketim publik ku, sipas tij, 90% e shqiptarëve e mbështetën fuqimisht procesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.
"Nuk besoj se do të kishte këtu, në këtë sallë apo jashtë saj, një shqiptar të vetëm që do të ngrinte dorën nëse unë do të pyesja nëse do ta kishte imagjinuar, vetëm disa vite më parë, që Kongresi Botëror i Ligjit do të mbahej në Tiranë në vitin 2027. Askush nuk do ta kishte imagjinuar që Tirana do të përzgjidhej nga kjo platformë prestigjioze si vend mikpritës i këtij kongresi, jo për pozicionin e saj gjeografik, klimën apo mikpritjen, por për atë që Shqipëria ka bërë në dekadën e fundit në raport me një sfidë historike.
Më kujtohet kur ne bëmë një anketim publik për vetting-un, në kohën kur konceptonim dhe çonim përpara reformën në drejtësi. Dihet botërisht që vetting-u ishte një pikë kyçe, tek e cila ishim ne që besonim të parët dhe pastaj bëmë të gjithë përpjekjet që edhe ata që sot e mbështesin, apo që në atë kohë nuk e mbështesnin vettingun si një moment kthese në historinë e drejtësisë shqiptare, ta besonin ashtu siç e besonim ne. Këtu e kam fjalën për të gjithë partnerët tanë të çmuar në këtë rrugë, ku mbështetja ishte thelbësore.
Në atë anketim publik, 90% e shqiptarëve mbështesnin fuqimisht vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe ju e dini shumë mirë që të bashkosh 90% të shqiptarëve për një çështje është diçka jashtëzakonisht e rrallë",- tha Rama.
Sipas tij, mazhoranca socialiste në Kuvend është më e vendosur se kurrë për të mbështetur vazhdimësinë e drejtësisë së re. Ai tha se vendi ynë duhet të përfitojë nga "oqeani" i eskpertizës juridike që do vijë në Tiranë vitin e ardhshëm, me qindra profesionistë të fushës nga e gjithë bota.
"Unë jam besimplotë që ky proces do të shkojë përpara siç duhet, me të gjitha dhimbjet dhe me të gjitha kostot e veta. Jam i vendosur se asnjëherë, së bashku me shumicën qeverisëse, të mos lejojmë të cenohet ajo çka është projektuar dhe të mos lejojmë të rrënohet ajo çka është ndërtuar, në paketën e një sistemi të ri dhe të pavarur drejtësie.
Është vendi këtu për të përkthyer këtë reflektim, që Kongresi Botëror i Ligjit të ardhshëm është një stacion që duhet të shkojmë drejt një synimi dhe programi për gati gjithë harkun e këtij viti, për të siguruar që Shqipëria nuk merr vetëm një vlerësim të jashtëzakonshëm për atë çka ka bërë deri tani, por edhe shfrytëzon praninë e një numri të pazakontë njerëzish që përfaqësojnë botën e shtetit të së drejtës, për të dalë me një angazhim të ri për të ardhmen në raport me të ndërlidhshmen”, tha Rama.
Ndër të tjera, kryeministri shtoi se reforma në drejtësi është histori suksesi, por në këtë pikë, pas 10 vitesh, është thelbësore vazhdimësia e mbështetjes.
"Në ndërkohë, ajo çka duhet të garantojmë në mënyrë të palëkundur është që procesi të mbështetet me çdo kusht nga forcat që kanë kapacitet ta transformojnë rrjedhën e tij, që do të thotë nga pushteti politik”, tha ai.
Te godasi nje homosexuel , nje pederast Kavaje haaaa , shko varre veten te wc e parlamentit......
Prova me e sakte eshte bllokimimi punes se prokurorise per ceshtjen e z/v se tij.
Ky bojaxhi, i cmendur mbas vetes, perdor cdo lloj genjeshtre, mashtrimi dhe padrejtesie, per te vazhduar sundimin.Aty dhe kanibalizmin historik, brenda llojit: Bashkepunimin me klanin e peshkopise te spakut dhe saline, per te burgosur, personalitetin hisorik te demokracise shqiptare,Erion Veliaj. Bojaxhiu i Surrelit,shqeu bythen me thonj, per te mbrojtur nga drejtesia, bashkepuntoren e tij ne korrupsion, ballukun(aty dergojne qindra milione euro turkut, pa bere asnje pune) dhe nuk nxorri asnje pipetime, kur gjyqtari i spakut, qe kish arrestuar Veliaj, del qe nuk eshte gjyqtar, por vec nje sharlatan, qe egzekuton instiktet dhe qellimet e errta te mafies pushtetare, politikane dhe asaj te ashtuquajtur drejtesi.
Reforma jote ne drejtesi do te tabhaje koken o Ed Rama, ketu jemi e do te shohim. Ti mund te arratisesh, por Dado do te te gjeje edhe ne vrime te miut.
Sukses te madh paté me ke Reformen e Leshit...... I fute gjithe bashkepuntoret e tu ne burg....2 variante ka................ 1--ose je bashkepuntor me Salehun per te shkrire PS........... 2--ose te ka ndonje dosje Salehu dhe te mban peng............. Te futet burg S. Tahiri....I. Beqja.... V. Dako.... E. Veliajt etj pa fakte dhe prova por vetem me thashetheme dhe te rrine te lire dhe tallin bythen S. Berisha...... Fate Gerdeci dhe Zen Sypeshkaqeni qe kane vrare njerez te pafajshem..... Te dhjefsha Reformen ne Drejtesi dhe SPAKUN e GJKKO