Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, shprehu sot shqetësimin se gjyqtari që po gjykon çështjen e pavlefshmërisë së emërimit të Ols Dados prokuror në Gjykatën Administrative mund të ndodhet nën një presion institucional të jashtëzakonshëm.
Sipas tij, qëllimi i këtij presioni është të mos lejohet që një vendim gjyqësor të ekspozojë dështimin e vetë sistemit për të korrigjuar një problem kaq të rëndë ligjor dhe institucional.
“Sepse kur një sistem drejtësie, jo vetëm që lejon të mbijetojë brenda vetes një problem kaq të rëndë juridik, por për më tepër angazhohet institucionalisht për ta mbyllur atë pa e shqyrtuar në themel, atëherë nuk kemi më të bëjmë me një debat procedural. Kemi të bëjmë me një problem serioz të vetë funksionimit të shtetit të së drejtës”, tha Ndreca.
Ai vuri në dukje se ky problem ka prodhuar jo thjesht heqjen e lirisë personale të Erion Veliajt, por ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta edhe mbi funksionimin e Bashkisë së Tiranës, mbi ushtrimin normal të funksioneve të saj dhe mbi cilësinë e administrimit dhe të shërbimeve publike që qytetarët marrin çdo ditë.
Pasi vuri në dukje edhe faktin se drejtuesi aktual i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, në vitin 2008 (kur është bërë emërimi i Ols Dados) ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Prokurorisë, në cilësinë e anëtarit të këtij këshilli dhe përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, rezulton se ai ka marrë në shqyrtim një ankim që vinte në diskutim ligjshmërinë e një procesi institucional ku ai vetë ishte anëtar dhe kjo mbivendosje rolesh ngre pikëpyetje shumë serioze mbi ekzistencën e një konflikti interesi në trajtimin e këtij ankimi.
Për këtë arsye, Ndreca njoftoi se do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të kërkuar verifikimin institucional të rastit dhe marrjen e masave që parashikon ligji në lidhje me konfliktin e interesit dhe ushtrimin e funksioneve publike.
Deklarata e plotë e avokatit Ndreca:
Të nderuar përfaqësues të medias,
Arsyeja pse kam kërkuar këtë takim me ju, lidhet me shqetësimin tonë të thellë mbi klimën e presionit që duket se po krijohet rreth gjykimit administrativ të çështjes që lidhet me pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të z. Ols Dado si prokuror i Republikës së Shqipërisë. Shqetësimi ynë konkret është se ekziston rreziku real që kjo çështje të mos shqyrtohet në themel, pra mbi meritën juridike të saj, por të tentohet të mbyllet përmes një procesi jo transparent, pengesave procedurale dhe mohimit të legjitimimit aktiv të paditësve. Kjo për një arsye të thjeshtë: sepse merita juridike e çështjes është jashtëzakonisht e qartë dhe shumë e vështirë të relativizohet.
Pse e themi këtë?
1. Prej ditësh, në hapësirën publike dhe në burime të hapura mediatike, janë raportuar pretendime jashtëzakonisht shqetësuese mbi tentativa të mundshme ndikimi dhe presioni institucional në lidhje me këtë proces gjyqësor. Madje, publikisht janë artikuluar edhe pretendime për ndikim të paligjshëm dhe tentativa korruptimi me qëllim që kjo çështje të mos arrijë kurrë në shqyrtim në themel. Në çdo shtet serioz të së drejtës, pretendime të kësaj natyre do të mjaftonin minimalisht për të aktivizuar menjëherë mekanizmat institucionalë të verifikimit dhe kontrollit. Kjo është pikërisht ajo që kemi parë të ndodhë edhe në raste të tjera në Shqipëri, ku mbi bazën e informacioneve të dala nga media apo burime të hapura janë regjistruar procedime penale dhe janë ndërmarrë menjëherë veprime hetimore nga SPAK, përfshirë edhe raste të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht për këtë arsye, mungesa totale e reagimit institucional në këtë rast ngre pikëpyetje serioze dhe përbën në vetvete një element shumë shqetësues për besimin publik tek paanshmëria, integriteti dhe transparenca e këtij procesi gjyqësor.
2. Një tjetër element shqetësues në këtë proces lidhet me qëndrimin e mbajtur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë gjykimit administrativ. Nga prapësimet e paraqitura në gjykatë rezulton se qëndrimi i mbajtur nga z. Ols Dado dhe ai i përfaqësueses së KLP-së, znj. Danja Hobdari, jo vetëm që ndjekin të njëjtën linjë argumentimi, por në disa pjesë paraqiten pothuajse identike. KLP është organi kushtetues i ngarkuar nga ligji për të garantuar ligjshmërinë e statusit, karrierës dhe ushtrimit të funksionit të çdo prokurori të Republikës së Shqipërisë. Një organ i tillë duhet të ishte institucioni më i interesuar për të sqaruar në mënyrë përfundimtare nëse mandati i një prokurori është fituar apo jo në përputhje me ligjin. Por në vend që të kërkojë shqyrtimin në themel të çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës juridike mbi vlefshmërinë e dekretit presidencial, përfaqësuesja e KLP-së është paraqitur në gjykim me të njëjtën strategji procedurale si vetë subjekti që është objekt i kontrollit, përmes goditjes së legjitimimit të paditësve. Kjo është edhe më kontradiktore po të kemi parasysh faktin se vetë KLP, në përgjigjen që i ka kthyer më parë Erion Veliajt, nuk ka pretenduar asnjëherë se ai nuk legjitimohej të ngrinte pretendime. KLP ka deklaruar vetëm se nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar dekretin e Presidentit. Pra, vetë KLP ka pranuar se ekziston një çështje që duhet të shqyrtohet nga organi kompetent. Sot që kjo çështje ndodhet pikërisht përpara organit kompetent, Gjykatës Administrative, KLP po përpiqet të pengojë vetë shqyrtimin në themel të saj. Pra organi kushtetues që duhet të garantojë ligjshmërinë dhe integritetin e sistemit prokurorial behet pjesë e një mekanizmi institucional mbrojtës që synon mbylljen procedurale të një problemi me pasoja shumë të rënda për shtetin e së drejtës. Dhe sa më shumë tentohet të shmanget e vërteta juridike, aq më i madh bëhet dëmi, aq më i gjatë bëhet zinxhiri institucional i paligjshmërisë dhe aq më shumë rrenohet besimi publik tek sistemi i drejtësisë.
3. Nga provat e administruara dhe nga vetë zhvillimi i procesit gjyqësor rezultoi qartë se Presidenti i Republikës, në momentin e nxjerrjes së dekretit të emërimit të z. Ols Dado, nuk ka kryer asnjë verifikim real dhe nuk ka ushtruar asnjë atribut kushtetues apo institucional për të garantuar përputhshmërinë e këtij dekreti me ligjin. Përfaqësuesja e institucionit të Presidentit deklaroi në seancë gjyqësore se në institucionin e Presidencës ndodheshin vetëm dy dokumente: propozimi i Prokurores së Përgjithshme dhe dekreti i emërimit i Presidentit të Republikës. Pra, rezultoi se nuk ekziston asnjë dokumentacion verifikues, asnjë analizë ligjore, asnjë akt administrativ shoqërues dhe asnjë procedurë kontrolli mbi plotësimin e kushteve ligjore nga kandidati që do të emërohej prokuror i Republikës së Shqipërisë. Pikërisht ky dekret është akti mbi të cilin është ndërtuar më pas i gjithë ushtrimi i kompetencave publike nga z. Ols Dado si prokuror i Republikës së Shqipërisë.
4. Akoma më i rëndë është fakti se vetë përfaqësuesja e Presidencës pohoi në gjykatë se, nëse i njëjti proces emërimi do të zhvillohej sot, z. Ols Dado nuk do të mund të emërohej prokuror. Ky deklarim ka një peshë të jashtëzakonshme juridike dhe institucionale. Sepse ai përbën një pranim publik nga vetë institucioni që ka nxjerrë dekretin, se kandidatura në fjalë nuk do të kalonte filtrat ligjorë të nevojshëm për ushtrimin e funksionit të prokurorit të Republikës së Shqipërisë. Madje, vetëm ky deklarim i bërë në gjykatë nga vetë pala e paditur, do të duhej të mjaftonte që organet përgjegjëse për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së ushtrimit të funksionit të prokurorit, t’i bashkoheshin kësaj padie dhe për të kërkuar vetë shqyrtimin në themel të saj deri në fund. Në çdo sistem normal të së drejtës, një pranim i tillë institucional do të mjaftonte për të aktivizuar menjëherë mekanizmat e verifikimit dhe korrigjimit të ligjshmërisë. Por ajo që po ndodh në këtë proces është pikërisht e kundërta: në vend që institucionet të kërkojnë zbardhjen përfundimtare të së vërtetës juridike, ato po përpiqen të shmangin vetë shqyrtimin e saj në themel.
5. Po kështu, në media u bë publik edhe qëndrimi i ish-Presidentit të Republikës, i cili deklaroi se kishte miratuar propozimin e Prokurores së Përgjithshme pa kryer verifikime të mëtejshme dhe se nuk e konsideronte pjesë të funksionit të tij kushtetues kontrollin e kandidaturave për prokurorë. Pra, vetë organi kushtetues që ka nxjerrë dekretin pranon publikisht se nuk ka ushtruar asnjë kontroll real mbi ligjshmërinë e kandidaturës që po dekretonte. Dekreti nuk ka qenë produkt i ushtrimit real të funksionit kushtetues të Presidentit si garant i ligjshmërisë së aktit, por një formalizim automatik i një propozimi të ardhur nga një institucion tjetër, pa asnjë filtër kushtetues apo ligjor mbi vlefshmërinë e kandidaturës.
6. Nga provat e depozituara në gjykim nga vetë z. Ols Dado rezulton se në mbledhjen e datës 11.07.2008 të Këshillit të Prokurorisë ka qenë i pranishëm, në cilësinë e anëtarit të këtij këshilli dhe përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, z. Artur Metani, në atë kohë këshilltar juridik i Presidentit të Republikës. Në këtë cilësi të dyfishtë institucionale, z. Metani kishte detyrimin që të garantonte edhe në emër të institucionit të Presidentit se kandidati që do të emërohej prokuror i Republikës plotësonte kushtet ligjore të kërkuara nga ligji. Pa qenë në dijeni të këtij fakti në atë kohë, z. Erion Veliaj ka paraqitur në datën 16.04.2025, një ankim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë lidhur pikërisht me ligjshmërinë e emërimit të z. Ols Dado si prokuror i Republikës së Shqipërisë. Por Inspektori i Lartë i Drejtësisë ishte po i njëjti person: z. Artur Metani. Pra, rezulton se z. Metani ka marrë në shqyrtim një ankim që vinte në diskutim ligjshmërinë e një procesi institucional ku ai vetë ishte anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe si përfaqësues i Presidentit të Republikës. Ky është një fakt jashtëzakonisht i rëndë nga pikëpamja institucionale. Sepse krijon një mbivendosje të qartë rolesh dhe ngre pikëpyetje shumë serioze mbi ekzistencën e një konflikti interesi në trajtimin e këtij ankimi. Ligji shqiptar për konfliktin e interesit parashikon detyrimin e funksionarëve publikë për të deklaruar dhe shmangur çdo situatë ku ekziston përfshirje personale apo institucionale në një çështje që më pas shqyrtohet prej tyre në një funksion tjetër publik. Deri më tani nuk rezulton që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, si institucioni përgjegjës për emërimin dhe kontrollin institucional të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të jetë vënë në dijeni për ekzistencën e një situate të tillë të mundshme konflikti interesi përpara shqyrtimit dhe arkivimit të ankimit. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një tjetër episod institucional ku, në vend që mekanizmat e shtetit të së drejtës të aktivizoheshin për të garantuar ligjshmërinë dhe barazinë para ligjit, vetë institucionet kanë ndërhyrë në mënyrë problematike në mbrojtje të një statusi juridik që sot po vihet seriozisht në diskutim në gjykatë. Për këtë arsye, ne do t’i drejtohemi Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të kërkuar verifikimin institucional të këtij rasti dhe marrjen e masave që parashikon ligji në lidhje me konfliktin e interesit dhe ushtrimin e funksioneve publike.
7. Por veprimtaria problematike institucionale në këtë çështje nuk ndalet këtu. Në datën 28.02.2025, z. Erion Veliaj i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një kërkesë për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit presidencial të emërimit të z. Ols Dado dhe për ndërprerjen e statusit të tij si prokuror. Në datën 11.03.2025, nga ana e zëvendëskryetarit të KLP, z. Erind Germenji, është kthyer përgjigje ku ndër të tjera thuhet: “KLP, pasi shqyrtoi kërkesën tuaj, vëren se…” Në kushtet e këtij formulimi, ne nuk kemi pasur asnjë dyshim deri në seancën e fundit gjyqësore se në këtë shkresë ishte shprehur vullneti institucional dhe kolegjial i vetë KLP. Por nga provat e sjella në gjykatë nga vetë përfaqësuesja e KLP-së rezultoi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është mbledhur asnjëherë për të shqyrtuar këtë çështje dhe nuk ekziston asnjë vendimmarrje kolegjiale e organit për këtë ankim. Ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndë institucional dhe juridik. Sepse në këto rrethana jemi përpara një situate ku dyshohet konsumimi i elementëve të veprave penale të parashikuara nga nenet 186 dhe 246/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht lidhur me paraqitjen e rrethanave të rreme në një dokument zyrtar dhe ushtrimin e funksioneve apo kompetencave që i përkasin një organi tjetër publik. Në thelb, kemi një situatë ku zëvendësi i titullarit të institucionit ka shmangur vetë organin kolegjial nga ushtrimi i kompetencës së tij kushtetuese dhe ligjore, duke krijuar idenë e rreme se ankimi i qytetarit është shqyrtuar nga organi kompetent, ndërkohë që nga provat e dala në gjykim rezulton se një shqyrtim i tillë nuk ka ndodhur kurrë. Ky është një skandal i një përmase shumë të rëndë për funksionimin e shtetit të së drejtës, ku implikohet vetë institucioni më i lartë i qeverisjes së prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Sepse kur një organ kolegjial kushtetues shmanget nga ushtrimi i kompetencës së tij dhe qytetarit i paraqitet si vendim institucional diçka që nuk është produkt i një vendimmarrjeje reale të organit, atëherë nuk kemi më thjesht një problem procedural, por një problem shumë serioz të ligjshmërisë, transparencës dhe besimit publik tek sistemi i drejtësisë. Për këtë arsye, ne do t’u drejtohemi institucioneve kompetente për të kërkuar verifikimin e plotë të këtyre rrethanave dhe marrjen e masave që parashikon ligji.
Të nderuar përfaqësues të medias,
Të gjitha këto fakte, tashmë të provuara gjatë vetë procesit gjyqësor, tregojnë qartë se nuk kemi më të bëjmë thjesht me mbrojtjen individuale të një prokurori, por me një reagim të koordinuar institucional për të mbajtur në detyrë një subjekt që, sipas provave të administruara në gjykatë, nuk ka pasur kurrë atributet ligjore për të qenë prokuror i Republikës së Shqipërisë. Kur organet kushtetuese të ngarkuara me garantimin e ligjshmërisë së sistemit të prokurorisë dhe integritetit të magjistratëve, në vend që të kërkojnë zbardhjen e së vërtetës juridike, angazhohen në shmangien e saj, atëherë problemi nuk është më individual, problemi bëhet sistemik. Pikërisht për këtë arsye, shqetësimi ynë sot është shumë i madh edhe për mënyrën se si do të trajtohet kjo çështje nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë. Sepse pas gjithë këtyre zhvillimeve krijohet natyrshëm dyshimi se gjyqtari i çështjes mund të gjendet nën një presion institucional të jashtëzakonshëm për të mos lejuar që një vendim gjyqësor të ekspozojë dështimin e vetë sistemit për të korrigjuar një problem kaq të rëndë ligjor dhe institucional. Nëse një sistem drejtësie arrin në pikën ku nuk është më në gjendje të korrigjojë një shkelje të tillë edhe kur ajo del e provuar në gjykatë, atëherë problemi nuk lidhet më vetëm me statusin e një prokurori. Problemi bëhet vetë aftësia e sistemit për të zbatuar ligjin në mënyrë të barabartë edhe për anëtarët e vet.
Kjo nuk është më thjesht një çështje mes Erion Veliajt, Bashkisë së Tiranës dhe Ols Dados. Kjo është një çështje që prek vetë mënyrën se si funksionon shteti i së drejtës në Republikën e Shqipërisë, mënyrën se si zbatohet barazia para ligjit dhe mënyrën se si mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Sepse kur një sistem drejtësie jo vetëm që lejon të mbijetojë brenda vetes një problem kaq të rëndë juridik, por për më tepër angazhohet institucionalisht për ta mbyllur atë pa e shqyrtuar në themel, atëherë nuk kemi më të bëjmë me një debat procedural. Kemi të bëjmë me një problem serioz të vetë funksionimit të shtetit të së drejtës. Dhe ky problem nuk ka prodhuar pasoja teorike apo abstrakte. Ai ka prodhuar si ne heqjen e lirise personale te Erion Veliajt por ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta edhe mbi funksionimin e Bashkisë së Tiranës, mbi ushtrimin normal të funksioneve të saj dhe mbi cilësinë e administrimit dhe të shërbimeve publike që qytetarët marrin çdo ditë. Kur ndërhyrja në ushtrimin e mandatit të një organi të zgjedhur demokratik pretendohet se është realizuar mbi bazën e ushtrimit të kompetencave publike nga një subjekt që nuk i ka pasur kurrë ato në mënyrë të ligjshme, atëherë kjo nuk është më një çështje private. Kjo është një çështje që duhet të shqetësojë çdo qytetar të Tiranës, çdo profesionist të së drejtës, çdo institucion shtetëror dhe çdo institucion ndërkombëtar që monitoron standardet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e drejtësisë në Shqipëri.
Fakti që edhe kërkesës sonë për marrjen e masave organizative për transmetimin live të këtij procesi gjyqësor nuk iu kthye asnjë përgjigje nga gjykata përbën një tjetër element shqetësues në këtë çështje. Mosreagimi i gjykatës ndaj kësaj kërkese krijon shqetësimin e arsyeshëm se edhe kjo çështje mund të tentohet të trajtohet në heshtje, me shpejtësi dhe larg vëmendjes publike, në vend që të zhvillohet përpara syve të qytetarëve dhe medias, siç kërkon vetë parimi kushtetues i publicitetit të gjykimit. Në thelb të kësaj çështjeje ndodhet e drejta e qytetarit Erion Veliaj dhe e Bashkisë së Tiranës për të paraqitur publikisht argumentet e tyre mbi ligjshmërinë e qëndrimit në detyrë të prokurorit që ushtroi kompetencat, që çuan në kufizimin e lirisë personale dhe në ndërhyrjen në ushtrimin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Por kjo është edhe e drejta e qytetarëve të Tiranës për të dëgjuar vetë argumentet që lidhen me ndërhyrjen në funksionimin e institucionit që ata kanë zgjedhur me votë. Drejtësia nuk duhet vetëm të bëhet. Ajo duhet edhe të duket publikisht se po bëhet. Pikërisht për këtë arsye, ne do të dëshironim që kjo sallë gjyqi të mbushej me sa më shumë sy qytetarësh, gazetarësh, profesionistësh të së drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile që të ndjekin drejtpërdrejt një proces që prek vetë themelet e shtetit të së drejtës.
Ne e duam kete nën moton e Louis Brandeis: “Drita e diellit është dezinfektuesi më i mirë.” Dhe në një shtet demokratik, dezinfektuesi më i mirë i një salle gjyqi mbetet publiku dhe transparenca. Qytetarët e Tiranës jo vetëm që duhet të kenë mundësinë ta ndjekin këtë proces, por kanë të drejtë të dëgjojnë vetë argumentet e të zgjedhurit të tyre dhe të gjykojnë mbi mënyrën sesi funksionon drejtësia në Republikën e Shqipërisë.
Kushdo që mendon se kjo betejë do të ndalet këtu, gabon rëndë. Kjo çështje tashmë ka tejkaluar interesin individual dhe është kthyer në një provë serioze për vetë aftësinë e sistemit të drejtësisë për të zbatuar ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë. Dhe do të ishte nderi më i lartë për çdo gjyqtar që mban mbi supe togën kuqezi të drejtësisë shqiptare, që në këtë rast të zbatonte vetëm një standard: ligjin, të barabartë për të gjithë. Sepse në një shtet të së drejtës, të gjithë duhet të përballen njësoj me ligjin: kryetar bashkie, prokuror, gjyqtar apo çdo funksionar tjetër publik. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe askush nuk mund të përjashtohet nga kontrolli i ligjshmërisë vetëm sepse është pjesë e sistemit të drejtësisë. Përndryshe, kultura e pandëshkueshmërisë që reforma në drejtësi kishte detyrimin historik të çrrënjoste nga çdo qelizë e shoqërisë shqiptare, rrezikon të zhvendoset pikërisht aty ku nuk duhet të ekzistonte kurrë: brenda vetë sistemit të drejtësisë. Dhe një sistem drejtësie që nuk arrin të kontrollojë dhe korrigjojë vetveten, humbet gradualisht jo vetëm autoritetin moral, por edhe besimin publik mbi të cilin mbështetet vetë legjitimiteti i tij.
Sa vertitesh si lavire per te gjetur shteg shpetimi per Lalin , ti avokatuc do beje mire te perqendroheshe tek gjyqi i tij real , ku ka shume akuza dhe 60.000 faqe dosje.Se pastaj merreni me gjera te tjera dhe ankoheni se s'kemi kohe te studiojme dosjen !!!!.......se harrova , ore si u be Lali nga zemra , cfare tha doktori , e perballon dot qeline apo duhet te dale ???!!!!!
Aty nuk futet dot se e ka ngrënë të gjatin
Dire do te gjejme dhe pastaj do ti qijme ropt e shpis,shtepine tender do ta kthejme ne bordello
Nuk pres te beni gje tjeter , .....Saliu horrat dhe rrugacet i ka te dukshem ne parlament , kurse Palloshi dhe Lali , horrat i kane te fshehur si p.sh komentuesit rrugace te Temes , qe shajne ne menyren me te ndyre qe mund te ekzistoje........te dy palet njelloj jane !!!!!
A e kontrollon ndonjehere vehten o Dire,besoj se ka ardh momenti per nje resonance manjetike te kokes,se do zbulohen shume mrekullira,ndoshta nuk e ke koken te mbushur me tru,por me bajga gomari! Pika qe ste bie dhe te te vij turp per ato qe shkruan!
Ik mor idiot kur bën komente dhe ti idiot Ai është njeri me personalitet dhe avokat dinjitoz dhe profesionist Ti je i mir për stallë e demave, tpu
Aq profesionist dinjitoz as është edhe ai i pandehur nga prokuroria pra nën akuzë për korrupsion dhe po ben moral duke mbrojtur një të akuzuar tjetër. Jo duke kundërshtuar provat por duke u kapur pas kleçkave si është emëruar dado para 18 vitesh
Pse i beni lemsh gjerat ?! Avokati sot eshte duke folur per gjyqin ne Gjykaten Administrative , ku akuzohet presidenca per nxjerren e nje dekreti te pa ligjshem , kurse Erjon Veliaj gjykohet nga GJKKO i dyshuar per korrupsion . I ngaterroni me dashje keto dy probleme te ndryshme , apo e beni nga injoranca ?! Mua me duket se Dire Strajt e ben me mllef kete pune ketu . Ne se Erion Veliajt do ti provohet fajesia , te vuaje denimin si e meriton , por nuk ka te drejte askush ta paragjykoje perpara vendimit gjyqesor . Ha shqip ti Dire Strajt ?!
O “pështyma” gëlltite emrin tënd…
Po tani një gjë nuk kuptohet këtu! E zëmë Dado qenka emëruar gabim po akuza është ngritur nga 2 prokurorë dhe njeri është nga më aftët në Shqipëri si Dumani, çfarë përfiton lali fiku nga largimi i Dados Me 13 akuza nuk ja hedh pa u lagur shitësi i fiqve Nëse dalin të pafajshëm like floriri saliu bashkë dhëndrin Beqja ben tigri etj atëherë reforma në drejtësi ka dështuar
Veliaj është hetuar dhe burgosur nga një prokuror, që është emëruar jashtë rregullave , pa qënë prokuror , por noter dhe pa shkollën e magjistraturës , kështuqë veprimet dhe vendimet e një personi jo prokuror , konsiderohen pa vlerë juridike . Ja këtë përfiton Erion Veliaj .
Dashi është dhe Dumani bashkëhetus i Dados dhe nuk besoj të bjerë poshtë as emerimi i Dados as akuza se Dumani është drejtues i akuzës. Se ashtu me kleçka juridike të sajuara do dalë edhe saliu i pafajshëm që s'ka lënë gjë pa bërë kundër atij vendi
Dumani eshte idiot, e ka te shkrum ne ball, I D I O T !
Ja po i lëmë mënjanë si @Diren..., atë 'avokatucin' sipas tij, por dhe vetë Veliajn, rreth të cilit vërtitet gjithë problemi! Po, mu ashtu siç duhet, pse nuk merremi me vetë thelbin e problemit? Pra, sa i takon emërimit të prokurorit Dado, që në këtë debat është vetë problemi dhe lidhur me këtë ai problem është në proces gjykimi. Atëhere të rrimë këtu: Për argumentet që parashtron avokati Ndrecaj para mediave dhe jo vetëm, ka apo nuk ka të drejtë? Pa asnjë ekuivok, unë po jam mendimin tim, po!, ai ka plotësisht të drejtë, dhe i bashkohem shqetësimit se këtu, vërtet kemi të bëjmë me një problem shumë serioz, tashmë ky brenda vetë sistemit të drejtësisë, të cilin me anën e Reformës menduam se e mënjanuam. E dyta, sa i takon fajësisë apo jo, të Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, ky është problem tjetër. Është apo nuk është Olsi Dado, prokuror i çështjes së tij, fajësinë apo pafajësinë e Veliajt, kur tashmë hetimet janë mbyllur, ajo do të vendoset gjatë gjykimit në themel nga GJKKO në të dy shkallët dhe aty akuzën do ta mbrojë edhe prokurori tjetër i kësaj dosjeje, Altin Dumani, ish kreu i SPAK-ut. Kështu pra, pavarësisht synimeve të palëve, nga pikpamja ligjore kemi të bëjmë me dy çështje të ndara, për të cilat palët, në këtë rast Veliaj-Dado, janë në të drejtën e tyre t'i mbrojnë deri në fund në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën. Për këtë janë gjykatat, por dhe ato duhet të bëjnë mirë detyrën sipas principit: "Të gjithë të barabartë para ligjit!".
SPAK kështu është ndërtuar komplet, në mënyrë të paligjshme. Ka të drejtë Berisha kur thotë se, SPAK, është një organizatë krimilane. SPAK duhet shkrirë, komplet.
O Dire Straits do tē shkērdhej ça tē mban pragu i shpis se je bēr i pa durushēm qē meresh dhe me tē vdekurit kaq maskara je. E ke me fakte duke shar tē ndjerin Fatos Nano. Po kaq i flliqur njeri je ti ? Po po je burr jep emrin tēnd tē vērtet e do shikosh sa tē vlen bytha. Mor njeri maskara. Un qē tē shkruaj jam njē Mallorca i vērtet. E emrin Tim e ke korekt nuk mēçefem mbas pseudonimeve tē kēngētarve tē huaj. Por po je burr jep emrin tēnd mor vemje e flliqur.
Fatos Nano na premtoi se do na kthente 100% leket qe kishim humbur ne firmat piramidale nese votonim per te ...keshtu votuam per te , por na dha gishtin e mesit....nderkohe paret e popullit i beri pije dhe kumar......keshtu qe kam arsye ta shaj sa te dua !!!!!
E verteta eshte qe te gjithe ata qe paraqiten deftesen e pageses ne firmat piranidale , i muaren serisht parate . . Une kam pasur shume rezerva per Fatos Nanon , por lidhur me kthimin e lekeve te humbura ne firmat piramidale pjesa me e madhe i mori . Po na thuaj ti Dire Strajt , a more nga Sali Berisha letra me vlere dhe perfundimisht ia shite Saliut me 10%, duke i falur 90% ,apo e harrove ?!
Po fatosi I premtoj dires leket por e genjeu I qiu gruan dhe leket nuk ja dha dhe ky kurva vdiste per kte grup dhe tani pidhisomes ska ca bej I ka mar emrin dhe qihet pernat me zenin dhe gaz bardhin .ewhte nje kurv burre qe se ka shokun.ewhte dhe gjynaf I shkemreti se e ka gruan kurv dhe te bukur .ja qi sala dhe zeni .apo jo dire .
Dire leket do ti kthej une pa merak
Zoti Plaurent Ndreca, po beni histori, duke dale i vetem, me guxim, durim dhe profesionalitet teper te spikatur, po i kunderviheni se pari mafies oktopode, te drejtesise shqiptare, ku kriminelet e zakonshem, duken si femije te zakonshem, karshi kesaj mafie, qe ne bashkepunim te ngushte me politiken dhe pushtetin, vazhdojne ta rrenojne ne themele kete komb. Prandaj i nderuari, zoti Ndreca, keni marre persiper nje barre titanike, mbasi, ne ato institucione ku ju do te ankoheni do te ndesheni me alter egot e jurisprudences mafioze, jeniceret e rames dhe saliut.Por duke patur ne krah personalitetin tuaj te pa epur dhe qytetarin e vertete, qe jo bertet, por ulurin, ne kerkim, te drejtesise ne kete vend, kemi besimin e madh, qe ne fund, ju do t’ja dilni.JU,DHE NE ME JU, QE KEMI SHEKUJ QE PRESIM!
Respekte, qytetari i Shqipërisë europiane!
CDO GJE TE CON NE CILESIMIN E SALIQELBIT PER ISH KRYEPROKUROREN E ATEHERESHME,,,,,"""LAVIRE BULEVARDI """" DHE PER BAMKE TOPHANEN ISH PRESIDHJER I KOHES """HORR BULEVARDI """""
Pergezime Ndreca! Vazhdoni ne kete rruge derisa te zhduken keto plehra te mender Drejtesise sone Dumani se pari