“Sali Berisha duhet të ishte në SPAK për ‘21 Janarin’, jo për ‘Partizanin’”- Artan Hoxha: Ekziston një dosje me prova në Prokurori!

20 Korrik 2024, 18:36Politika TEMA
“Sali Berisha duhet të ishte në SPAK për ‘21

Gazetari Artan Hoxha, ka folur sot në lidhje me dosjen e “21 janarit” dhe rihapjen e hetimeve rreth kësaj ngjarjeje nga SPAK, ku ka zbuluar se ekziston një dosje, për të cilën mediat nuk kanë dijeni, por që do të përfshihet në fashikujt e Prokurorisë së Posaçme.

Ai tha se kjo dosje përmbante të dhëna që mund t’i nxirrnin probleme ish-kryeministrit të kohës, Sali Berisha.

Sipas gazetarit, kjo dosje u mbyll pasi kryeprokurori Adriatik Llalla i propozoi një shpërblim në post më të rëndësishëm, prokurorit që po merrej me çështjen.

“Sot 21 janari, ata që hetojnë nuk kanë më hetim politik, kanë mbrojtje ligjore nuk i kërcënon më njëri Ekziston një dosje hetimore që është marrë vetëm me prishjen e provave të 21 janarit. Këtu do të ketë zhvillime.

Prokurori që po hetonte e mblodhi prova që mund t’i nxirrnin probleme Berishës, kryeprokurori Adriatik Lala i ofroi një vend pune më të mirë prokurorit që merrej me çështjen, e emëroi si kryeprokur të Vlorës, i mori dosjen dhe ja mbyllën. Pra iu ofrua sheqer, i thanë ke një post më të mirë e hiq dorë nga kjo dosje. Kjo është një dosje që ne nuk kemi dijeni por do ti bashkohet fashikullit të SPAK”, tha ai.

Më tej ai shtoi se Sali Berisha sipa tij duhet të ishte duke u gjykuar jo për çështjen Partizani, por për atë që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai tha se 21 janari është trajtuar si ngjarje banale, por që është vijë demarkacioni për zhvillimet politike në këtë vend.

 “21 Janari, ngjarje që hetimet ende nuk kanë reshtur kurrë. 21 janari ngjarje për të cilën nuk ka dëshmuar kurrë presidenti Topi, ka bërë një libër se si u bë grushti i shtetit, por nuk ka dëshmuar kurrë.

Nuk ka dëshmuar zoti Basha, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e cila nuk iu kundërvu qeverisë por nuk bëri çfarë kërkoi ai. Nuk dëshmoi kryeministri që thirri protestën, zoti Rama. Të gjitha këto e kalojnë 21 janarin në një nivel tjetër. E kemi trajtuar si ngjarje banale por është vijë demarkacioni për zhvillimet politike në këtë vend”, u shpreh Hoxha.

Ndër të tjera, Hoxha u shpreh se vajzat e Aleks Nikës sot janë të rritura për të ndjekur çështjet, duke theksuar më tej se, shkuarja e çështjes në SPAK sot do të ketë një qasje tjetër edhe nga politika.

“Dy vajzat e Aleksit janë bërë sot të rritura sa për të ndjekur çështjen. Shkuarja e çështjes në SPAK sot do të ketë një qasje tjetër edhe nga politika. Berisha duhet të ishte në SPAK për 21 Janarin jo për kompleksin Partizani. Do të ketë zhvillime interesante. Nuk është hetuar asnjëherë në nivel politik”, tha ai.

7 Komente

  1. E
    Eh more Sali u zerove ne pleqeri....

    Nongrata tani e kupton se e ka punen pisk; do shkoje per dhjame thiu krimineli vrases i 21 janarit. Do ta merre me vehte Ndrea Premdi, ose ky vete do beje burg perjete, dhe perseri nuk do ta shpetoje dot nongraten gjakzi.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Në listën e personave të pa pyetur për 21 janarin, e cituar nga gazetari, në krye duhej vënë Hysni Burgaj, ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai, mbas lëshimit të urdhërave të arrestit nga Prokuroria e Përgjithshme (në emër të Shtetit), nuk e zbatoi atë. Rast i paprecedent ky, në historikun e juristprudencës penale. Kështu veprohet ose nga "çmenduria", ose i urdhëruar dhe kështu që, në bashkëpunim ka shpërdoruar rëndë detyrën. Nëse do t'i shpëtojë një burgu të rëndë, mirë do ishte të pyetet dhe të tregojë nga e ka marrë urdhërin, qëllimi i të cilit ishte fshehja e provave, siç edhe ndodhi, që në vetvete përbën një krim të rëndë. Me këtë rast duhet thënë se për këtë çështje SPAK është para një sprove historike nëse, Reforma në Drejtësi, posaçërisht SPAK, ia vlejti apo jo! Në të kundërt zhgënjimi i shqiptarëve ndaj demokracisë do të jetë fatal dhe pa kthim, sepse demokraci=liri drejtësi! Shpresoj të mos ndodhë.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Svetllana

      Sali Berisha do te lirohet nga arresti shtepiak me 36 gusht.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shume e vertete A.Hoxha

        Ajo cfar te cudit ____ ne kte Corb Akuzash pafund vs Pinonchet-in Primitive , Kryekriminelin sb , qe Cirren Qiellit Shqiptare - eshte Heshtja ______________e KM Rama dhe gjithe Bandes se tij te PiSave edhe kur Rrospia me pfytyresine e tij prej Kafhe Primitive ja co ne maj te Hundes me akuza e shpifje , duke i veshur Ramo PiSave ,ato Krime qe ai ka kryer vet

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Duket tē kishe prona tel Partizani, do arsyetoje ndrydhe.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Sali Berisha duhej varur ne mes te sheshit Skenderbej per tradheti te larte ndaj kombit. Po kerkon me te gjitha menyrat te destabilizoje zonen,duke kandiduar qellimisht njeres konfliktuale ne raportet Greqi-Shqiperi, qe rrisin tensionin,dhe krijojne precedente shume te rrezikshem per te ardhmen e kombit shqiptar,vetem per ti treguar amerikaneve qe ky njeri ka ne dore ashtu si serbi,paqendrushmerine e nje pjese te rajonit tone. Ky bastard,mund te konsiderohet nga historia,tradhetari me i madh qe ka pas ndonje here Shqiperia,po u la te veproje i lire. Istitucionet e drejtesise,sot kane ne dore fatet e kombit jo vetem per te venosur drejtesi!! A ka mundesi qe te behen bashke organizata qytetaresh e juristeshe te denoncojne ne organet kompetente ç'do iniciative qe cenojne sigurine kombetare si psh,deklarat e Gjikurise,Bejlerit ???,ne Greqi,Serbi,Maqedoni,e askund tjeter nuk mundesh te besh deklarata te tilla pa e pesuar keq nga ligji!!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Dakord @pjetër! A mund ta imagjinojë ndokush nga pakicat shqiptare në Serbi apo Mal të Zi, një sjellje të tillë? Kurrë! Nuk e përmenda MV, se aty është ndryshe problemi. Shqiptarët aty nuk janë minoritet, por me kushtetutë, janë komb shtetformues.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje