Sali Berisha shkon sot në SPAK, policia zbarkon në banesën e ish-kryeministrit

23 Janar 2024, 09:44Politika TEMA
Sali Berisha shkon sot në SPAK, policia zbarkon në banesën e

Ish-kryeministri Sali Berisha do paraqitet për herë të parë në SPAK.

Forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e ish-kryeministrit në rrugën Mustafa Matohiti.

Berisha, duke qenë se është në arrest shtëpie, do shoqërohet me dy makina të policisë së Shtetit dhe efektivët e policisë.

Kjo është hera e parë që Berisha do të pyetet në SPAK për çështjen Partizani, për të cilin është caktuar dhe masa ‘arrest shtëpie’.

 

Lini një Përgjigje