Salianji, ngushëllim për Fatos Nanon: Krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj

31 Tetor 2025, 16:48Politika TEMA
Salianji, ngushëllim për Fatos Nanon: Krijoi një parti moderne

Ervin Salianji, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të liderit historik të PS Fatos Nanos. Salianji shkruan se Nano krijoi një parti moderne të majtë ku lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj. 

‘Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90. Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe.

Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar’, shkruan ai.

5 Komente

  1. A
    Askushi

    kisha nje dyshim ne vetvete per kapacitetin politik te saljanit, por pas kesasj qasje per FN per mua nuk mbush..... FN do ti bente sherbente vendin si hero kombetar nese partine e punes ta groposte dhe ti vinte nje kapak betoni qe te kalbezohej dhe mos ringrihej me, jo ta rikthente ne jete si parti socialiste...Kjo ka bere more saljan kok boshi qe tranzicioni tek ne te zgjatet me dekada...

    Përgjigjjuni
    1. d
      drejtesi e munguar

      Eshte mire kur kundershtaret (qe s'kane lene gje pa thene per Te) flasin fjale te mira ,pas vdekjes. Pse duhet te presim vdekjen per te thene ato te mira qe ka bere? Eshte e vertete qe Ai punoj shume per ta kethyer ish PP-n nga nje parti "diktature" ne nje parti kapitaliste.U prehte ne paqe !

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Fatos Nano ka merita për demokratizimin e PPShsë por humbi shumë duke I dhënë frenat e shtetit një kalbësire si Sali Berisha I cili pas vitit 97 duhej të ishte kalbur në burg për 25 vjet .... Sot kombi vuan pikërisht nga kjo sa arrijmë e dëgjojmë një mashtrues të çertifikuar si Salianji të vlerësojë politikanë... Një turp I paparë me plot lukuni babalësh.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirana

          Mbeti Gazeta TEMA të vlerësojë FATOS NANON nga mbetje të dekompozuara? Fyerje për historinë e Shqipërisë!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maksi

            Eshte turp qe e nxirni me foto kete burgaxhiun e sumes.....kush eshte ky spurdhiak??? Langaraq , kalama llapaqen , ky krahasihet me nxenesit e shkolles tetevjecare te lozhanit.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje