Në vijim të takimeve të tij me demokratët në të gjithë Shqipërinë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte këtë të enjte në Himarë.
Në takimin me strukturat drejtuese të PD në Himarë, Salianji mësoi për sjelljet antidemokratike dhe që dëmtojnë frymën e garës që janë ndërmarrë edhe në këtë degë të PD. Ai kritikon lidershipin aktual për shkatërrimin e garave dhe përjashtimin e anëtarësisë nga vendimmarrja, duke e cilësuar situatën si të papranueshme.
Sipas Salianjit, pa demokraci të brendshme dhe respekt për anëtarët, PD nuk mund të ketë besueshmëri përballë qytetarëve.
Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë.
Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe, aq më keq, ta përjashtojë atë nga vendimmarrja.
Sot isha në Himarë, së bashku me sekretarin e degës, dy ish-kryetarët e degës, ish-kandidaten për Bashkinë dhe drejtuesin e ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet reale të demokratëve lidhur me farsën që është zhvilluar në këtë degë. Ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.
Demokratët vendosin. Demokratët duhet të dëgjohen.
Ata janë pronarët e vërtetë të Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit. Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale; pa demokraci të brendshme, nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve.
Po ju thoshit ska demokrat në himarë Nga na dolën këta rë Salushit Mos i lan çuar me fugon nga Kavaja hahahav
Po Ferdi Beu ishte mo? Nese Jo besoj mire ka z. Babale. Jeni tepk njelloje.
Vazhdon loja Sali, Sali-anji per te mbajt delet e merrzitura ne vathe.
Shkretimin e vendit e bete ju te PD nen udheheqjen e udb
SE SHPEJTI NE PARTINE E SALIUT DO TE MBETEN VETEM SIGURIMSAT TE PERNDJEKURIT DO TE SHKOJE MBAS SALANJSIT ISH PRONARET PAS SHEHAJ HAJDUTET PAS ADRIATIKUT