Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama - liderëve të rajonit: Ose do bashkëpunojmë, ose do dështojmë në rrugëtimin për në BE

29 Shkurt 2024, 10:21Politika TEMA
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama - liderëve të rajonit: Ose do

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje liderëve që të bashkëpunojnë ngushtësisht për zbatimin e planit të Rritjes Ekonomike.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ose e bëjnë së bashku, ose në të kundërt do të dështojnë për të qenë pjesë e BE.

"Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndërmorën nismën e Ballkanit të hapur për të përshpejtuar progresin bazuar në parimet e procesit të Berlinit.

Me planin e rritjes  do marrim hapat e nevojshëm për të ecur më pranë njëri-tjetrit dhe BE-së, ose do rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend më pranë BE.

Ose e bëjmë së bashku, ose dështojmë së bashku, ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose mungesa e kësaj begatie do na bëjë të humbasim paqe. Kështu funksionin BE, kështu duhet të funksionojë BP.

BE është më e gatshme se kurrë të na ndihmojë të bëhemi pjesë e saj, duhet të jemi ne tashmë më gati se kurrë të ndihmojmë veten për të mos e humbur këtë dritare. Më vete jemi gjithmonë të vegjël, por së bashku mbartim rëndësi e potencial të madh.

Si mund të bëhemi më të lirë e më të mëdhenj, nëse kam eksport duhet të presin ende mijëra orë në vit në kufijtë tanë rajonal. Si mund të mos heqim barrierat jo tarifore dhe të humbasim një rritje potenciale me 3% çdo vit", tha Rama.

1 Komente

  1. Q
    Quo Vadis o vendi im europian?

    Flet bukur dhe eshte per tu pershendetur bashkepunimi nderballkanik.Por keto fjale cvleftesohen dhe marrin nje inflacion teper te larte,kur bashkepunimi me popullin e vet e ka ne shkallen me te ulet,si pasoje ka ndodhur nje shpopullim skandaloz me pasoja fatale per te sotmen dhe te ardhmen, e ketij vend(gjysma e popullsise me cilesore e tij,vecanerisht kapitali human,inteligjenca e shkolluar,investohet jashte kufijve, qe as Ukraina ne lufte nuk e ka kete shifer).Dhe per me tej,njeriu pyet:A eshte po ky person ne krye te shtetit shqiptar Rama,,qe deklaron,qe pavaresisht se nje aventurier primitiv dhe i semure sic eshte al-bin.qe aksidentalisht ndodhet ne krye te Kosoves,mund te shkaktoje lufte ne Ballkan,ky do ta rreshtoje popullin shqiptar ne krah te tij si mish per top per al-bin-in.Hajdeni dhe besojeni keto fjale qe thote tani ky njeri dhe ne kete post te larte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje