Samiti i Diasporës/ Ali Ahmeti-Ramës: Ngrije zërin edhe më fort, na ke në krah! Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE

23 Nëntor 2023, 11:25Politika TEMA

Samiti i Diasporës/ Ali Ahmeti-Ramës: Ngrije zërin edhe më

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti nga samiti i tretë i Diasporës që po mbahet në Tiranë bëri thirrje për bashkëpunim mes shqiptarëve, ndërsa foli për rrugën e përbashkët europiane.

Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, ai shprehet se duhet ta ngrejë edhe më shumë zërin sesa e ka ngritur deri më tani sa i takon çështjes së integrimit, duke shtuar se vendet e tjera si Kosova, Maqedoninë dhe Malin e Zi i ka përkrah.

“Luftërat i fituam edhe politikisht e ushtarakisht dhe diplomatikisht, sot kemi një luftë të re dhe më të fortë, ti bëjmë të begatë atdheun tonë. Të organizohemi më shumë se fort sesa jemi të organizuar dhe këtë mundësi mërgata e ka.

Të gjithë të përkushtohemi, të gjithë të rinjtë të kapin diturinë në universitet e Amerikës e Europës e të kthehen kokë plot në atdheun të tyre. Sot me dituri dhe mençurinë, vendet tona mundi t’i kemi së shpejti anëtare në BE siç jemi sot në NATO.

Europa nuk mund të jetë e qetë pa Shqipërinë, Kosovë, Maqedoninë e Malin e Zi, djepi i Europës është Mesdheu dhe vendin tonë e kemi aty. Me përkushtim duhet punuar dhe asnjë gjë e parealizueshme nuk mund të jetë.

I dashur Edi ne jemi një hap para anëtarësimit dhe pak duhet që edhe më fort të ngresh zërin, ne të tjerët nuk na ke pas, por na ke në krah, do doja t’ju uroj shëndet të gjithë juve, të rojë populli Shqiptar”, u shpreh Ali Ahmeti.

Lini një Përgjigje